Author: tirana

Prej muajsh jo pjesë e një ekipi, futbollisti shqiptar Shkodran Mustafi mund të rikthehet në Serie A. Mbrojtësin i cili fitoi Kupën e Botës me Gjermaninë në 2014-ën, e kërkon Salernitana. Skuadra e Pippo Inzaghit renditet në vendin e fundit në Serie A dhe po garon për të qëndruar mes më të mirëve të futbollit italian. 31-vjeçari që prej verës së kaluar është pa skuadër, pasi i dha fund aventurës spanjolle me Levanten.

Read More

Është kthyer në një nga video virale në rrjete sociale, biseda e shkurtër telefonike që Ilnisa pati me vajzën e saj 10-vjeçare në martën në Prime. Kjo pasi dëgjohet dikush që thotë ”qaj, qaj” dhe komentet e atyre që ndjekin ”Big Brother Albania Vip 3”, janë se ky zë është i produksionit. Por familja e banores më të komentuar në ”BBVA3”’ hedh poshtë çdo spekullim.

Read More

Mëngjesin e sotëm lëkundje të lehta tërmeti janë regjistruar në vendin tonë. Sipas të dhënave nga Instituti i Gjeoshkencave, raportohet se lëkundjet kanë qenë të një magnitude prej 3.6 të shkallës rihter, ndërsa epiqendra ka qenë 19 kilometra në verilindje të Elbasanit dhe 4 kilometra në jugperëndim të Librazhdit.

Read More

Sot ka seancë plenare në Kuvend, dhe janë 23 deputetë të PD-së që janë të përjashtuar përshkak të kaosit që kanë shkaktuar në seancat e shkuara. Por ajo që është parë si në fotot e mëposhtme, është se në oborrin e Parlamentit, mëngjesin e sotëm janë parë forca të shtuara të Gardës dhe të forcave të Policisë së Shtetit. Nuk dihet se çfarë plani ka sot grupi Berisha-Bardhi, ku shumica e tyre nuk do të jenë brenda në sallë.

Read More

Në seancën plenare të kësaj të ente në Kuvend, pritet që të votohet ligji që do të rikthejë pas 5 vitesh bastet online. PS i ka votat për të kaluar këtë ligj, pasi kërkon shumicë të thjeshtë. Nga ana tjetër, 23 deputetët të opozitës janë të përjashtuar dhe nuk do të lejohen që të marrin pjesë në seancën plenare. Të përjashtuar janë edhe dy ‘udhëheqësit’ e kaosit Gazment Bardhi dhe Flamur Noka. Deputetët e grupit Bardhi-Berisha do vijojnë me skenarët për bllokim ashtu siç kanë paralajmëruar, por mazhoranca e ka të qartë përgjigjen. Deputetët që shkaktojnë kaos ndëshkohen me përjashtim.

Read More

Këtë të enjte vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme për shkak të depërtimit të masave ajrore relativisht të lagështa me origjinë jugperëndimore. Moti parashikohet fillimisht me vranësira mesatare deri të dendura dhe alternime kthjellimesh. Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të dobëta dhe të izoluara në zonën e veriperëndimit dhe pjesërisht qendër. Më pas për pjesën tjetër të ditës mot kryesisht i kthjellët si dhe vranësira kalimtare. Era do të fryjë nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 1-10m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-3 ballë.

Read More

Dashi Të enjten Hëna është e favorshme në dashuri, emocione të bukura vijnë për të lindurit e kësaj shenje. Kur vjen puna te puna, kujdes nga shpenzimet e tepërta. Shikoni përreth jush. Demi Të enjten në dashuri do të keni mundësi të bëni disa njohje të mira, shikoni përreth! Për sa i përket punës, Mërkuri në tranzit nga 14 shkurti rekomandon t’i kushtoni më shumë vëmendje shpenzimeve. Binjakët Të enjten nëse ka diçka që nuk shkon, përpiquni të mos nxisni polemika të panevojshme në sferën sentimentale. Sa i përket punës, këto ditë duhet më shumë kujdes. Do të shihni që…

Read More

Marklen Haka kishte kohë që nuk dilte nga vila e tij luksoze në fshatin Nikël në Fushë-Krujë, që nga atentati i fundit në shtator të vitit 2019. Atje u plagos rëndë në pragun e banesës së tij dhe humbi jetën më pas në spital halla e tij, Shpresa Basha. Pas atentatit, ai kishte bërë veten të padukshëm për shënjestruesit e tij, të cilët kishin shprehur qëllimin e qartë për eleminimin e tij. Madje, ai kishte vendosur të braktiste edhe Shqipërinë dhe të zhvendosej në Belgjikë. Megjithatë, edhe atje ai kishte preferuar të qëndronte në fortesën e tij në fshatin Nikël.…

Read More

Me firmosjen e marrëveshjes së njohjes së përbashkët të pensioneve nga dy ministrat e jashtëm të Shqipërisë dhe Italisë, ajo duhet të ratifikohet në parlamentet e dy vendeve dhe më pas hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare. Marrëveshja njëherë e mirë zgjidh një padrejtësi të qytetarëve që nuk përfitonin pension për shkak se i mungonin vitet minimale të kontributit në të dyja shtetet, Shqipëria e ka limitin 15 vite, ndërsa Italia 20 vite. “Marrim shembullin ku një qytetari i mungonte një vit në Shqipëri apo në Itali për të përfituar pensionin minimal. Në rast se nuk…

Read More

Është ekzekutuar në Athinë Kristos Jalias, një biznesmen i njohur në tregtinë e mishit dhe bojërave. Atentati ndodhi mbrëmjen e së mërkurës në zonën industriale të Athinës e quajtur Mandra, 20 km në veri-perëndim të kryeqytetit të vendit. Policia thotë se ndaj viktimës u qëllua me breshëri kallashnikovi dhe në vazhdim makinës së viktimës iu vu zjarri. Pak metra me tej u gjet e djegur edhe një automjet tjetër, brenda së cilës u gjet një kallashnikov. Dyshohet se automjeti është i autorëve të vrasjes së Jalias. Kristos Jalias ishte një biznesmen tepër i njohur në Greqi. Ai ishte një ndër…

Read More

Greqia do të shpejtojë procedurat për marrjen e lejeqëndrimit, për t’i hapur rrugë një numri të madh emigrantësh të futen në tregun e punës. Ministria e Emigracionit dhe Azilit po vlerëson mundësitë për rregulluar kuadrin ligjor, e më pas të kalojë propozimin në Kuvend. Me ligjin në fuqi, emigrantët duhet të presin deri në tre vjet për rinovimin e lejes së qëndrimit dhe prurjet e shumta të tyre e kanë çuar sistemin në kolaps. Emigrantët shqiptarë do të jenë përfituesit e mëdhenj nga ndryshimet e reja, duke qenë se përbëjnë rreth 60 për qind të gjithë të ardhurve në mënyrë të…

Read More

Një megaoperacion kundër drogës u zhvillua në Ekuador dhe në Spanjë, që ka vënë pas prangave 30 persona të akuzuar për trafik narkotikësh dhe pastrim parash. Sipas asaj që raportojnë mediat vendase, të arrestuarit rezultojnë të lidhur me një organizatë kriminale të trafikut të drogës, e cila drejtohej nga një shqiptar Dritan G. I ftuar në Top Talk, gazetari Artan Hoxha tha se bëhet djalë për Dritan Gjikën, duke shpjeguar sesi ndihmonte organizatat kriminale në Ekuador të transportonin kokainën në Europë. “Në mediat botërore është kthyer stereotip sa herë flitet për shqiptarë, ekziston termi mafia shqiptare. Edhe me arratisjen e…

Read More