Është kthyer në një nga video virale në rrjete sociale, biseda e shkurtër telefonike që Ilnisa pati me vajzën e saj 10-vjeçare në martën në Prime. Kjo pasi dëgjohet dikush që thotë ”qaj, qaj” dhe komentet e atyre që ndjekin ”Big Brother Albania Vip 3”, janë se ky zë është i produksionit. Por familja e banores më të komentuar në ”BBVA3”’ hedh poshtë çdo spekullim.

