Author: tirana

Dimitris Kapuranis ka dhënë një intervistë dhe ka folur për rolin e tij në “The Shipwreck”, origjinën e tij, por edhe racizmin që ka përjetuar. Aktori shqiptar ka folur në emisionin “Night Out” dhe fillimisht ka përmendur origjinën e tij. “Prindërit e mi u larguan nga Shqipëria kur linda dhe në një moment arritën në Chania. Gjyshi më çoi në Kretë. Është shumë traumatike që një fëmijë të jetë me dy persona dhe më pas të ndahet prej tyre. Këta ishin kujdestarët e mi, gjyshërit dhe befas, një ditë, nuk ishin më dhe është mjaft traumatike për një fëmijë”, shpjegoi…

Read More

Kryetarja e AMA-s, Armela Krasniqi ka pritur sot Presidentin e Këshillit të Lartë të Radio-Televizionit Turk, RTUK, z. Ebubekir Sahin. Gjatë takimit të organizuar në ambjentet e AMA-s, Kryetarja Krasniqi ka shprehur vlerësimin për mundësitë e reja të bashkëpunimit që hapen sot mes dy rregullatorëve, atij shqiptar dhe turk. “Ekspertiza jonë e përbashkët sot dhe nesër do të pasurojë shumë shkëmbimin e ideve dhe perspektivave midis autoriteteve tona rregullatore”, ka thënë ajo. “Kjo është e rëndësishme, sepse mendoj se vetëm kështu, ne mund të jemi të suksesshëm në punën tonë: duke ndarë idetë dhe planet tona për të përballuar sfidat…

Read More

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka pezulluar nga detyra gjyqtaren Arnisa Këlliçi pasi Prokuroria e Tiranës arriti në konkluzionin se kërcënimi që pretendoi se kishte ardhur në drejtim të saj ishte i inskenuar nga vetë gjyqtarja. “Janë kryer hetime intensive me qëllim sigurimin e provave të ngutshme sikurse administrimi i pamjeve filmike pranë gjykatës, marrja në pyetje e personave, marrja e modeleve të lira dhe eksperimentale, këqyrje dhe sekuestrime pranë institucioneve si dhe kryerja e ekspertimeve dhe në përfundim është arritur në konkluzionin, referuar rrethanave dhe aktit të ekspertimit grafik, se letra objekt hetimi, është shkruar nga vetë kallëzuesja Arnisa Këlliçi”, tha…

Read More

Ka përfunduar mbrojtja në gjykatë për ish-kryebashkiakun e Kukësit, Safet Gjicin. “Kjo është kjo është një hakmarrje personale e Abedin Urucit sepse unë i pamundësova për të marrë ca prona të bashkiëë të zaptuara kur erdha në krye të bashkisë. Unë kam shkelur vetëm etikën. Nuk kam shkelur asnjë nen asnjë ligj. Kërkoj të shpallem i pafajshëm. Videon e ka paguar kundërshtari im politik Uruci. Edhe sot them si la mundësi qe rashë pre e atij provokimi. U kërkoj falje familjarëve”. Dëshmia e Safet Gjicit: Kam disa gjëra shtesë për të thënë përpos atyre që tha avokati. Përplasja ime me Abedin…

Read More

Pas tensioneve të krijuara në seancën e fundit parlamentare të ditës së hënë janë marrë masa për përjashtimin e 4 deputetëve të Partisë Demokratike. Gazment Bardhi është përjashtuar nga pjesëmarrja në komisione dhe në seancë plenare për 10 ditë duke filluar nga data 08.02.2024 deri më datë 17.02.2024. Po ashtu vendim për përjashtimin është marrë edhe për deputetët Bledjon Nallbati, Asllan Dogjani dhe Flamur Noka nga pjesëmarrja në komisione dhe në seancë plenare për 20 ditë. Njoftimi i plotë: “Përjashtim nga pjesëmarrja në komisione dhe në seancë plenare për 10 ditë” për deputetin Gazment Bardhi, duke filluar nga data 08.02.2024…

Read More

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka zhvilluar një takim në Departamentin e Shtetit në SHBA me diplomatët Yuri Kim dhe Gabriel Escobar. Tabaku shprehet se diskutimi kishte në fokus ‘forcimin e marrëdhënieve ekonomike dhe luftën kundër korrupsionit’. “Kënaqësi të takohem me Yuri Kim dhe Gabriel Escobar me të cilët pata një bisedë mbi rrugëtimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, forcimin e marrëdhënieve ekonomike dhe luftën kundër korrupsionit. Aleanca dhe partneriteti mes vendeve tona janë guri I themelit për një Shqipëri demokratike, ku respekti ndaj sundimit të ligjit është jetik për të ardhmen që duam të ndërtojmë!”-shkruan Tabaku.

Read More

Australia do të prezantojë ligje që do t’u japin punëtorëve të drejtën të injorojnë thirrjet dhe mesazhet e paarsyeshme nga shefat e tyre jashtë orarit të punës pa pasoja, ndërsa punëdhënësit që shkelin rregullin do të duhet të paguajnë gjoba. E ashtuquajtura “e drejta për të hequr dorë” është pjesë e një sërë ndryshimesh në ligj që duhet të mbrojnë të drejtat e punëtorëve dhe të ndihmojnë në vendosjen e një ekuilibri midis punës dhe jetës private, raporton Reuters. “Një shumicë e senatorëve pranuan se e mbështesin projektligjin”, tha ministri i Punësimit, Tony Burke i Partisë Laburiste në pushtet. Projektligji…

Read More

Kush është Shqipëria më e mirë, ajo e De Biazit apo e Silvinjos? Kohë të tjera dhe mundësi të tjera, por Andi Lila e ka të qartë idenë. I ftuar në “Studio Sport” në “Vizion Plus”, për Lilën nuk duhet krahasuar Shqipëria e 2016 me këtë aktualen, pasi ajo e De Biazit në të cilën ka qenë edhe pjesë vet, ishte e nivelit tjetër. “Kjo Shqipëri duhet të marrë një fitore të madhe, një ndeshje të madhe, për t’u krahasuar me Shqipërinë e 2016 që mban ende flamurin sipas meje. Kjo Shqipëri duhet të mund dikë mes Kroacisë, Italisë apo…

Read More

Rrugët e Shqipërisë rezultojnë që të jenë më të mirat në rajon sa i përket cilësisë së tyre. Në këtë konkluzion kanë dalë Specialistët e Pozicionimit Global (Global Positioning Specialists), me bazë në Mbretërinë e Bashkuar.Në studimin e tyre të titulluar “Vendet më të rrezikshme për të qenë shofer”, janë përfshirë cilësia e rrugëve, numri i vdekjeve në rrugë dhe statistikat e krimit të automjeteve motorike.Studimi merr në analizë 60 shtete dhe vlerësimi i cilësisë së rrugëve varion nga 1, që nënkupton rrugë ekstremisht të pazhvilluara në 7 që konsiderohet rrugët më efficente dhe si rrjedhojë janë mes më të…

Read More

Seanca e radhës parlamentare nuk do të ketë vetëm një axhendë të ngjeshur, por dhe më pak deputetë se çdo seancë tjetër, pasi 23 ligjvënës të PD janë të përjashtuar nga Kuvendi për shkak të bllokimit të seancave të mëparshme. Teksa pritet që udhëheqja e aksionit opozitar të delegohet tek ata që kanë mbetur pa përjashtuar, socialistët kanë një listë të gjatë ligjesh dhe marrëveshjesh, për të cilat do të duhet të japin votën. Ligji për lojërat e fatit, tashmë i ndryshuar pritet të marrë votën e socialistëve në seancë plenare, duke i hapur zyrtarisht rrugë ushtrimit të këtij aktiviteti…

Read More

Tre adoleshentë kanë mbetur të plagosur këtë të mërkurë në një aksident. Ngjarja ka ndodhur në Mullet, në afërsi të një karburanti. Tre 17-vjeçarët u përplasën nga një i ri, një 24 vjeçar, i cili po udhëtonte me makinë. Mësohet se të plagosurit ndodhen në spital në kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit. Tiranë/Informacion paraprak Më datë 07.02.2024, në afërsi të një karburanti në Mullet, shtetasi N. P., 24 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar 3 shtetas të moshës 17 vjeç, të cilët si pasojë janë dëmtuar dhe ndodhen…

Read More

Pretendimet e gjyqtares Arnisa Këlliçi ngritën në këmbë polici, prokurori dhe KLGJ mbi 2 javë më parë. Ajo tha se ka marrë një letër kërcënuese për veten dhe për familjen. E për këtë arsye, Komisioni për Mbrojtjen e Magjistratëve miratoi kërkesën për mbrojtje të posaçme për një periudhë 3-mujore nga Garda. Por nga hetimet rezulton se gjithçka ka qenë krijim i vetë gjyqtares Këlliçi. Është Prokuroria e Tiranës që thotë se letra kërcënuese është shkruar nga vetë ajo. “Në funksion të hetimeve paraprake për sa është kallëzuar, nga ana e organit të prokurorisë janë kryer hetime intensive me qëllim sigurimin…

Read More