Author: tirana

Policia e Vlorës ka kapur dhe arrestuar 42-vjeçarin Adion Xhuveli, i cili akuzohet se ka kërcënuar një 45-vjeçare se do t’i publikonte fotot intime. 42-vjeçari ishte shpallur në kërkim dhe ishte dënuar me 1 vit e 3 muaj burgim, për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie”. Në vitin 2021, ai ka kanosur një shtetase 45 vjeçe, se do t’i publikonte foto personale të saj, nëse ajo nuk i jepte një shumë parash. Njoftimi i policisë: Vlorë/Vijojnë kontrollet në kuadër të operacionit policor të koduar “Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve të shpallur në…

Read More

Që prej orës 4 të mëngjesit të sotëm, stafi tokësor i disa kompanive të Lufthansa-s nisi grevën e paralajmëruar, që do të paralizojë një pjesë të fluturimeve në Gjermani. Më rëndë preken ato që konsiderohen si qendrat më të mëdha sa i takon vëllimit të pasagjerëve, Frankfurti dhe Mynihu, por cenohen gjithashtu edhe Hamburgu, Berlini dhe Dyseldorfi. Nga 80 dhe 90% të rreth 1000 fluturimeve të planifikuara për ditën e sotme nuk do të kryhen. Lufthansa bëri të ditur që pasagjerët të mos shkojnë në aeroporte për të riprenotuar fluturimet, pasi sportelet e riprenotimit janë pa personel. Sipas kompanisë, më…

Read More

Gjatë mbrëmjes së djeshme të Prime-t, Ledioni u dha një mundësi zgjedhjeje banorëve, për të votuar se cila nga konkurrentet brenda shtëpisë, do të kishte një mundësi për të komunikuar me vajzën e saj. Bëhet fjalë për Ilnisën dhe Ledjonën, të cilat kanë lënë fëmijët e tyre jashtë për t’u bërë pjesë e “BBV3”. Mes saj dhe Ledjonës, banorët e votuan Ledionën për të telefonuar vajzën, mundësi kjo që ia dha Vëllai i Madh. Por, Ledjona vendosi që mundësinë e saj t’ja japë Ilnisës. Një pjesë nga biseda: Vajza: “Më mungon të fle dhe të zgjohem me ty”. Ilnisa: “A ndihesh mirë…

Read More

Afro 16 mijë persona janë të prekur nga infeksionet respiratore javën e fundit. Epidemiologet e vlerësojnë si situatë të qëndrueshme të kurbës, e cila nuk ka vijuar zbritjen nga java e mëparshme. Sipas tyre, kurba pritet të vazhdojë zbritjen në javën e parafundit të muajit shkurt. Ndërkohë, nuk ka shtim të rasteve me fruth. Aktualisht janë 18 raste që janë konfirmuar më herët të infektuar me fruth.

Read More

Teksa ndodhej në oborr së bashku me Françeskën, këngëtari Endrik Beba që u bë mbrëmë pjesë e ”Big Brother Albania Vip 3” tregoi se është fëmijë i vetëm dhe se babai i tij e ka lënë kur ka qenë vetëm një vjeç. Ai ka folur edhe për partneren e tij Kela, ku tregon se e ka njohur në një varrim. Endrik Beba: Unë jam çun i vetëm, nuk kam as motër, as vëlla, vetëm unë kam qenë. Kur kam qenë i vogël e kam ndjerë shumë, i kërkoja mamit një vëlla. Por duke qenë se babai mua më ka lënë…

Read More

Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj tha se qeveria ka miratuar vendimin që i hap rrugën zhvillimit të ekosistemit të startup-eve. Në deklaratën për shtyp, pas mbledhjes së qeverisë, Ibrahimaj bëri të ditur se përmes fondeve do të mbështeten startup-et në tre faza të tyre. Thirrja e parë, theksoi ajo do të hapet me 16 shkurt dhe do të qëndrojë e hapur për 30 ditë Ministrja u shpreh se parashikohet të mbështeten 50-80 projekte, ndërsa fondi në total për mbështetjen e startup-eve dhe lehtësuesve për vitin 2024 është 3 milionë euro. Në fazën fillestare mbështetja…

Read More

Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu është pyetur këtë të mërkurë nga gazetarët për lidhjen e kryebashkiakut Erion Veliaj me inceneratorin e Tiranës, nisur nga akuzat e Arben Ahmetajt nga arratia. E gjitha vjen pasi është thënë se 6 mln euro i është hequr nga Bashkia e Tiranës buxhetit për arsimin me qëllim financimin e Ineneratorit të Tiranës. Sipas Manastirliut, një gjë e tillë nuk është e vërtetë, pasi buxheti për arsimin këtë vit ka qenë në nivelet më të larta. “Qeveria shqiptare është e angazhuar për të financuar arsimin në të gjitha nivelet e tij, duke inkurajuar partneritetet me pushtetin…

Read More

Deputetja demokrate, Ina Zhupa ka zbuluar detaje të reja rreth shkeljeve që sipas saj qeveria po bën në dhënien me koncesion të Parkut Kombëtar të Butrintit. Zhupa tha se shteti shqiptar nuk ka më rol parësor në këtë koncesion duke qenë i përfaqësuar vetëm nga drejtoresha e Institutit të Trashëgimisë Kulturore, Klesta Qirici. Duke qenë se Elva Margariti u shkarkua nga posti i ministres së Kulturës pas krijimit të ministrisë së re, deputetja nënvizoi se shteti shqiptar ka mbetur i nënpërfaqësuar në bordin e menaxhimit të këtij koncesioni, duke mbetur vetëm me 1 përfaqësues nga 5 që ka bordi në…

Read More

Sanremo 2024, i drejtuar nga Amedeo Sebastiani (Amadeus) ka regjistruar një audiencë mesatare prej 10,5 milionë shikuesish me një përqindje prej 65,1%. Për të gjetur një rezultat më të lartë të audicionit duhet të ktheheni 28 vjet pas, në vitin 1995 kur Festivali i organizuar nga Pippo Baudo me Anna Falchi dhe Claudia Koll mori 65,15% të audiencës. Kulmi në vlerat absolute të mbrëmjes së parë të ”Sanremo 2024”, u arrit në orën 22:09, kur Daniela Di Maggio, nëna e Giovanbattista Cutolo, doli në skenë, me 16 786 000 spektatorë para ekranit. Shikueshmëria arriti kulmi edhe në orën 00:15 me…

Read More

Qeveria nëpërmjet Agjencisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit, po synon ngritjen e “EXPO ALBANIA”, një qendër shumëfunksionale për ekspozita, panaire, takime, koncerte, evenimente, rekreacion dhe logjistikë. Kryeministri Edi Rama informon se vijon të jetë e hapur deri më 12 shkurt thirrja e fazës së parë të garës ndërkombëtare për projektide arkitekturore për EXPO ALBANIA, ku çdo profesionist mund t’i përgjigjet kësaj thirrjeje duke dorëzuar propozimet përkatëse. “EXPO ALBANIA, është menduar si një qendër ekspozimi shumëfunksionale që pritet të rrisë ndjeshëm vizibilitetin e Tiranës, dhe gjithë Shqipërisë, si një destinacion për organizimin e panaireve, ekspozitave tregtare, takimeve në shkallë të gjerë…

Read More

Kryetari i Këshillit Kombëtar të PD së Rithemelimit, Edi Paloka thotë se jo veç deputetët demokratë, por ka edhe nga ata socialistë të cilët e kanë pranuar edhe në Uashington se kreu i PD është Sali Berisha. “Unë besoj se qëndrimet se, qëndrimet jo vetëm të z. Bardhi, por edhe të deputetëve të tjerë kanë qenë mëse të qarta. Por, jo vetëm brenda PD, por së shpejti mbase do të merrni lajmin që, edhe deputetë brenda Partisë Socialiste kanë pranuar edhe në Uashington se, lider i opozitës është Sali Berisha dhe këtë nuk e diskuton njeri. Pastaj qëndrimet personale, e…

Read More

PS vijon negociatat me PD e Bashës për të miratuar pr/ligjin për aministinë penale për të cilën duhen 84 vota dhe maxhoranca nuk I ka. Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja në komisionin e ligjeve tha se ishte gati të pranonte propozimin e PD prezantuan nga Enkelejd Alibeaj. Ai kërkon që tu amnistohet vepra penale e protestuesve në periudhën 1 tetor 2018-31 dhjetor 2020 të cilët vijojnë të jenë në ndjekje penale apo proces gjyqësor. Sipas pr/ligjit aktual të aministisë përfitojnë 100 persona të cilët kanë marrë dënimin e formës së prerë, kryesisht në shërbim prove. “Lidhur me ndjekjen penale do…

Read More