Author: tirana

Deputeti i PD-së së Rithemelimit, Edi Paloka pas fjalës në seancën plenare e cila është në kaos, dogji rregulloren e Kuvendit dhe e hodhi në drejtim të kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla. Seanca vijon me miratimin e projekligjeve të rendit të ditës. Paloka i bëri thirrje deputetëve të mazhorancës që të mos i shkojnë pas, ndërsa shtoi faktin se nuk do të ketë normalitet në Kuvend deri në rikthimin e të drejtave kushtetuese të opozitës. ”Së pari, në fakt fjalën i kisha për atë që nuk ka ardhur sot. Doja t’ju kujtoja, me 20 shkurt 91 unë kam qenë në…

Read More

Presidenti Bajram Begaj zhvilloi këtë të enjte një mëngjes pune me ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani. Begaj dhe Hasani diskutuan për situatën në rajonin tonë. Gjithashtu Begaj dhe Hasani diskutuan edhe për përmbylljen e marrëveshjes së Sigurimeve Shoqërore me Italinë, si dhe dekretimin e ambasadorëve të rinj. “Mëngjes pune me ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme z. Igli Hasani, me të cilin diskutuam për situatën në rajonin tonë, për përmbylljen e Marrëveshjes së Sigurimeve Shoqërore me Italinë, si dhe dekretimin e ambasadorëve të rinj”, shkroi Presidenti Begaj në një postim në rrjetet sociale.

Read More

Deputeti i PD-së së Rithemelimit, Dashnor Sula i njohur që jep mesazhe përmes veshjes, këtë herë ka vendosur të paraqitet me një veshje që ka euro dhe dollarë. Sula erdhi i veshur me pankarta të basteve online, ndërsa ligji pritet të miratohet sot. Po ashtu Sula u shpreh se miratimi i këtij ligji është diçka e tmerrshme, ndërsa shtoi se qytetarëve që kanë ves bastet, qeveria do ua marrë dhe ato para që kanë. “Sepse para pak vitesh ju kujtohet deklarata e kryeministrit që tha i i japim fund marrëzisë, ndërsa sot ka nisur dita e çmendurisë. Përfunduan pastrimi i…

Read More

Deputetët e PD-së së Rithemelimit, Flamur Noka dhe Gazment Bardhi janë në oborrin e Parlamentit para nisjes së seancës paralamentare, edhe pse janë përjashtuar nga Kuvendi. Në një moment, Flamur Noka u ka hedhur miell në kokë punonjësve të Gardës, ku edhe i ka akuzuar që janë pjesë e qeverisë sipas tij, të kokainës. “Janë pjesë e mazhorancës, po i shërben narkoregjimit. Në krye të detyrës, të ndalosh përfaqëuesit e popullit të hyjë në Kuvend”, tha Noka. Po ashtu Noka i ka hedhur miell edhe sekretarit të Përgjithshëm të Kuvendit, Genc Gjoncajt. Noka po qëndronte përpara derës së Kuvendit, ku…

Read More

Presidenti Bajram Begaj ka firmosur emërimet dhe lirimet e 10 ambasadorëve. Suela Janina emërohet ambasador pranë Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, rezident si dhe ambasador i jashtëzakonshëm në Kubë, por jo rezident. Dekretet mbi emërimet dhe lirimet e Ambasadorëve Presidenti i Republikës me propozim të Kryeministrit, dekretoi lirimet dhe emërimet e Ambasadorëve si më poshtë vijojnë:

Read More

Këtë të enjte në Gjykatën e Posaçme do të zhvillohet seanca e radhës për ish-kryeministrin Sali Berisha. Teksa ndodhet që prej 30 dhjetorit 2023 në ”arrest shtëpie”, Berisha kërkon leje për të marrë pjesë në seancat plenare të Kuvendit, në cilësinë e deputetit. Seanca pritet të nisë rreth orës 14:30, ndërsa avokatët kërkojnë për herë të katërt kërkesën për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka. Seanca e 1 shkurtit në GJKKO u shty nga gjyqtarja Gjoka pasi me argumentin se fletëthirrjen që do të zhvillohej seancë gjyqësore e ka firmosur Argita Berisha dhe jo vetë ish-kryeministri.

Read More

Falsifikonin formularët për pajisjen me viza amerikane kundrejt pagesës, gjashtë persona janë vënë nën akuzë nga Prokuroria Tiranë për mashtrim dhe falsifikim të vulave, stampave ose formularëve. Ata në bashkëpunim me njëri-tjetrin falsifikonin formularët për viza amerikane kundrejt pagesës. Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ka rregjistruar procedimin penal nr.7018/2023 mbi bazën e informacionit të dërguar nga Shërbimi Diplomatik i Sigurisë pranë Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, (DSS). Nga tërësia e veprimeve hetimore në funksion të këtij procedimi, rezulton se shtetasi R.N., nëpërmjet adresës në rrjetin social ‘Istagram’, emrin “viza_amerikane_insider”,…

Read More

Me rastin e 104-vjetorit të Tiranës si kryeqytet, Bashkia e Tiranës do të organizojë një sërë aktibvitetesh të ndryshme në segmentin e rrugës “Myslym Shyri”. Me qëllim organizimin dhe mbarëvajtjen e këtij aktiviteti, Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, ka hartuar një plan masash.Plani i lëvizjes së automjeteve:

Read More

Një i moshuar është dhunuar dhe grabitur. Ngjarja ka ndodhur në një pallat në lagjen nr.15 të qytetit të Korçës. Si pasojë e dhunës së ushtruar, i moshuari është dërguar me urgjencë në spital, për marrjen e ndihmës mjekësore, ndërsa raportohet se gjendja e tij është e rëndë. 80-vjeçari ka marrë plagë të rënda në kokë, pasi është goditur me sende të forta. I moshuari jetonte vetëm në banesë. Dera e banesës nuk është e shqyer, por brenda saj ka shenja gjaku, çfarë çon në dyshime se personi që ka qenë brenda banesës ka pasur njohje me të moshuarin. Janë…

Read More