Author: tirana

Olsi Bylyku ishte një prej ish-konkurrentëve të ‘BBV3’ rrugëtimi i të cilit mbaroi shumë shpejt. Pas daljes nga formati, ai ‘u fsheh’ për një kohë të gjatë. Pas eliminimit ai nuk u shfaq në asnjë intervistë madje as në ‘Fan Club’. Mbrëmjen e sotme ai ka postuar një fotografi në Instagram ku shkruan: ‘Pilo is cofidential’. Ky shkrim lidhet me një kunjë të drejtpërdrejtë me Ledionin dhe ‘Top Channel’. ‘Kolonjar festën mënjanë, Pilon gjetën Pilon vranë’- ishte kjo shprehja që Ledioni ka thënë gjatë një puntate në emision, të cilës Olsi i është përgjigjur.

Read More

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me vizitën e Sekretari amerikan të Shtetit Antony Blinken. Postimi: Ardhja e një Sekretari të Shtetit në këto kohë kaq të trazuara për botën, si edhe zgjedhja për ta vizituar rajonin tonë duke u ndalur pikërisht në kryeqytetin tonë, kanë një vlerë të veçantë për Shqipërinë. E teksa përgatitemi për t’i uruar mirëseardhjen mikut të çmuar, dua të rinënvizoj angazhimin e plotë të Shqipërisë në partneritetin strategjik me Shtetet e Bashkuara.Sekretari Blinken në Tiranë do të gjejë një vend aleat të angazhuar për paqen, stabilitetin demokratik dhe bashkëpunimin e gjithanshëm në rajonin tonë.…

Read More

Ish-kryeministri Sali Berisha ka postuar sot sloganin e protestës së 20 shkurtit. Ai ka zbuluar se protesta do të mbahet në orën 17:30, ndërsa i ka bërë thirrje shqiptarëve për mosbindje civile ndaj kryeministrit Edi Rama për dinjitetin e shqiptarëve. Ai e ka quajtur 20 shkurtin ditën e triumfit dhe dita kur sipas tij” monizmi i Ramës do të shkundet nga themelet”.

Read More

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është kërcënuar me vrasje në Shkup, ku është pritur nën masa të rrepta sigure. Sipas RTK-së, Serbia ka bërë përpjekje për të vrarë kreun e qeverisë së Kosovës pas përballjes me Aleksandër Vuçiç në Këshilin e Sigurisë në OKB. “Burime të besueshme nga institucione të sigurisë në Kosovë, se menjëherë pas mbledhjes së KS të OKB-së, kanë siguruar të dhëna se nga Serbia ka përpjekje për vrasjen e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurtit në Shkup, ku ka qëndruar mbrëmë”, raporton RTK. Kryeministri Kurti ka mbërritur në Shkup mbrëmjen e së premtes ku është…

Read More

Pas shkarkimit të mbrëmshëm nga Kuvendi të ministrave Fatmir Mexhiti dhe Azir Aliu, këta të fundit kanë shkrua se janë kërcënuar në ‘Facebook’ nga Artan Grubi. Ata thonë i apelojnë Grubit të lërë kërcënimet dhe të mos e ndez situatën, por të shënojë ditën 8 maj në kalendar. Postimi i Mexhitit dhe Aliut:Artan Grubi në gjendje ankthi të fortë na kërcënon nga fb, pasi shkarkon Ash-në nga Qeveria, na thotë “të flemë të qetë” se për të gjitha do kujdeset Ali Ahmeti… Artan…leri kërcënimet, bëj ca ditë pushim nëse të ndihmon dhe mos e ndiz situatën. E kuptoj që është…

Read More

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas pretendimeve se Serbia po përpiqet ta eliminojë fizikisht atë. Kurti ka thënë se ka parë forca të shumta policore në Shkup gjatë mbledhjes që pati me partitë simotra të socialistëve, pas raportimeve se ka pasur një tentim-atentat ndaj tij. Të shtunën, pas homazheve te ish-aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje, Mon Balaj dhe Arben Xheladini, që vdiqën gjatë protestës së vitit 2007, Kurti ka thënë se ka mësuar se ka shumë kërcënime nga individë e struktura të cilat lidhen me Beogradin. “Kam mësuar që ka shumë kërcënime nga individë e struktura të cilat i…

Read More

Inter, Milan dhe Juventus dolën hapur për të ulur numrin e skuadrave në 18 në Serie A, një ide që është hedhur kohët e fundit. Një reformë që ende nuk dihet nëse do të realizohet, pasi kanë kundër ekipet e vogla, por edhe Federatën. Kjo e fundit i ka dërguar qeverisë idenë reformuar futbollin italian, ku të ulë nga 100 në 80 numrin e skuadrave profesioniste, por pa prekur dy ligat e para sipas të përditshmes “Il Giornale”. Kjo do të ndikojë te Serie C që do të humbasë 20 skuadra. Federata mendon që të ndryshojë edhe formatin e Kupës…

Read More

“S’kam bërë asnjë shkelje, ndihmoja qytetarët që të bënin aplikime për vizat”, ka deklaruar Renato Nasto, i riu i cili akuzohet se premtonte viza amerikane dhe falsifikonte formularët e aplikimit përkundrejt pagesës 10 mijë euro. Në dëshminë e dhënë para togave të zeza gjatë seancës gjyqësore, Renato Nasto theksoi se për aplikimet që bënte merrte 100 deri në 150 euro. Au shpreh se punon si taksit për të rritur të ardhurat e tij. Gjithashtu edhe të arrestuarit e tjerë kanë mohuar përgjegjësinë për falsifikimin e dokumenteve duke shtuar se kanë paguar parat pasi kishin dëshirë të ikin në Amerikë. Ndërkohë…

Read More

Të hënën, një linjë ajrore europiane filloi të “peshojë” pasagjerët përpara fluturimeve. Linja ajrore finlandeze Finnair po u kërkon udhëtarëve në aeroportin e Helsinkit që vullnetarisht të ngjiten në peshore në portat e nisjes. Kompania shpreson se masa do të ndihmojë në vlerësimin e peshës së një avioni përpara nisjes. Ndërsa linja ajrore ka pasur tashmë 800 pasagjerë të peshuar vullnetarisht, disa udhëtarë kanë shprehur shqetësime për “turpin e trupit” dhe gjobat financiare bazuar në peshë. Pra, pse linjat ajrore duhet të peshojnë klientët dhe a keni të drejtë të thoni jo? Finnair ka theksuar se opsioni i tyre i…

Read More

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, akuzon kryebashkiakun e Mirditës, Albert Melyshi “se ka lënë punët e veta dhe merret me veprimet e simpatizantëve socialistë”. Sipas Manjës, Melyshi është “infektuar nga modeli i vjetër i foltores dhe merret me punonjësit e Bashkisë, që pas orarit të punës marrin pjesë në mbledhjet e PS-së. Liria politike është element themelor i demokracisë, shkruan ministri, në një status në “Facebook”. “Mos u lodh duke monitoruar rrjetet sociale, se ne jemi parti e hapur dhe në kuadër të transparencës kemi marrë fotografin e bashkisë të bëjë fotot e mbledhjeve tona. I ka ai të gjitha…

Read More

Përkufizimi se çfarë do të thotë të jesh i pasur në Shtetet e Bashkuara po ndryshon. Të qenit milioner konsiderohej si pika në të cilën një person ia dilte financiarisht në Amerikë, por shuma që ju nevojitej në vitin 2023 u rrit shumë sipas Anketës së Pasurisë Moderne të Charles Schwab. Personi mesatar i pasur në vitin 2023 duhej të kishte akumuluar 2.2 milionë dollarë në asete për t’u konsideruar i pasur. Megjithatë, nuk duhet ta ngatërroni të qenit i pasur me ndjenjën e pasur, pasi 57% e Millenials, 47% e Gen Z, 41% e Gen X dhe 40% e…

Read More