Author: tirana

Në nisje të Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste janë parë disa nga figurat kryesore që kanë mbërritur në mbledhje. Ish-kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi është parë të vijë i vetëm. Më pas ajo që ka rënë në sy është se ish-Sekretari i Përgjithshëm, Damian Gjinknuri është parë të vijë i shoqëruar me Ditmir Bushatin. Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste është thirrur për të kryer analizën në funksion të procesit të riorganizimit. Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka kërkuar që mbledhja të jetë me dyer të mbyllura.

Read More

Socialistët mbledhin sot Asamblenë e Partisë, ku në fokus të mbledhjes me dyer të mbyllura do të jenë jo vetëm zgjedhjet parlamentare 2025. Kryetari i PS-së, Edi Rama bëri të qartë se në këtë Asamble nuk do të ketë ndryshime por se ripozicionimi është në funksion të mirës së punës. Rreth 400 anëtarët e asamblesë, vetë Rama, ministrat e deputetët mblidhen në një restorant në periferi të Tiranës. Për anëtarët e Asamblesë pjesëmarrja në këtë mbledhje është e detyrueshme dhe mungesat do të konsiderohen të pajustifikuara.

Read More

Gjirokastra me të gjitha potencialet e saja është kthyer në një atraksion turistik për turistët vendas dhe të huaj. Këtë herë në “Vendi Im” me Edlira Prendin është kryetari i bashkisë së Gjirokastrës, Flamur Golemi. Në prioritet në mandatin e dytë, Golemi thekson se është ndërtimi i ujësjellësit për gjithë zonat e qytetit dhe gjithashtu infrastruktura në zonat rurale. Po ashtu kryetari bën me dije nevojën për të patur një terminal në hyrje të qytetit, e domosdoshme për turizmin në qytet. “Turizmi është kthyer në industri por nuk mund të kemi një turizëm standard pa patur një terminal, një pikë…

Read More

Marrëdhënia mes Bardhit dhe Sarën brenda shtëpisë së ”Big Brother VIP 3” nuk po shkon siç duhet. Pas debateve në Prime, Sara dhe Bardhi kanë diskutuar për problematikat që ata kanë, ndërsa në një moment modelja i ka thënë se “nuk dua të vazhdojmë më”. Sara Gjordeni është i është drejtuar Bardhit duke i thënë se “heziton dhe se shpesh herë e kritikon” për debatet që ajo ka pasur me Ilnisën. Bardhi nga ana e tij respektoi qëndrimin e Sarës, por i tha se mos ta akuzojë dhe se kur të dalin jashtë do ta kuptojë se ai ka pasur…

Read More

Drejtoresha e QSUT-së, Albana Fico tha se shkak i zjarrit ka qenë një shkëndijë në një dhomë teknike dhe dëmet janë të vogla. Sipas saj, pacientët janë transferuar brenda spitalit. “Ka qenë një efekt në një dhomë teknike. Gjithë grupi teknik ka nën kontroll çdo lloj elementi. Është një dëm i kufizuar vetëm në një dhomë teknike”, tha ajo. E pyetur në se ka probleme në dhomën e imazherisë, drejtoresha Fico konfirmoi: “Absolutisht jo!” Ajo tha më tej edhe ky spital ka planin e vet emergjent dhe sot u testua me sukses. “Spitali qendror trajton rastet më të rënda. Shërbimet…

Read More

Prej ditësh niveli i ujit në liqenin e Fierzës sa vjen e rritet, e kjo nga shtimi i prurjeve në lumenjtë kryesor që furnizojnë këtë liqen, Drin i Bardhë dhe Drin i Zi, por edhe prurjet anësore. Prurjet e ditëve të fundit i kalojnë 270 metër kub ujë në sekondë ndërsa kuota ka kaluar në 289.3 metra mbi nivelin e detit nga 296 metra të kuotës maksimale. Ndonëse ka mungese reshjesh gjatë kësaj periudhe, temperaturat e larta që kanë përfshirë rajonin tonë në këtë dimër të pazakontë kanë shkrirë një sasi të konsiderueshme dëbore deri në lartësitë 1700 metra të…

Read More

Shtëpia e Bardhë i ka hedhur poshtë komentet e bëra prej ish-presidentit amerikan, Donald Trump për mosmbrojtje të aleatëve të NATO-s nga një pushtim potencial nga ana e Rusisë, dhe i përshkruar ato si “të tmerrshme dhe të pavarura”. Trump, duke e rikujtuar një takim me liderë të NATO-s, gjatë një marshi politik në Karolinën e Jugut, e ka cituar presidentin e një “shteti të madh”, që nuk ia ka përmendur emrin, duke e pyetur atë, “Zotëri, nëse ne nuk paguajmë, dhe sulmohemi nga Rusia, a do të na mbroni?” “I kam thënë: ‘Nuk keni paguar? Jeni delikuent?’ Ai ka…

Read More

11 mijë masa administrative janë vendosur nga policia e Tiranës gjatë javës që lamë pas, ndërsa janë ndaluar 14 shoferë e ndaj 84 të tjerëve janë pezulluar leja e qarkullimit. 8 automjete janë bllokuar për arsye të ndryshme, duke përfshirë mungesën e dokumentacionit dhe detyrime të papaguara, si dhe 84 masa administrative janë paraparë për pezullim të lejes së drejtimit, me mundësi konvertimi në gjoba të dyfishta. “Këtë javë në Tiranë, Policia Rrugore ka marrë masa të rëndësishme për sigurinë e qarkullimit: 14 persona janë ndaluar për vepra penale në trafik, duke përfshirë drejtimin e mjetit në gjendje të dehur,…

Read More

Dy artistë nga Tetova e bukur, dy breza, dy adhurues të së bukurës, dy botë që rrëfehen “Mes dy boteve “ të Helidon Halitit . Miftar dhe Drenusha Memeti, pashmangshmërisht të lidhur jo vetëm prej gjakut si babë e bijë, por dhe si artisti me pasardhësen e denjë të ngjashme në vlerë dhe unike në qasje artistike. Profesor Miftar Memeti tregon se arti në ish-Jugosllavi ka pasur ndryshime thelbësore nga ai në Tiranë. Gjithsesi, artisti i njohur nënvizon se arti socialist në Shqipërinë e atyre viteve ende sot e kësaj dite mbërrin në kohë dhe është një vulë që nuk…

Read More

Lugina e Valbonës, pjesë e Parkut Kombëtar Alpet e Shqipërisë, sidomos nën petkun e bardhë të borës vijon të tërheqë të pasionuarit pas sporteve dimërore. Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje ku të pasionuarit pas sporteve dimërore i ushtrojnë ato në Valbonë e mbuluar nga bora. “Me këtë energji të mirë që vjen nga Valbona, e preferuara e destinacioneve për sportet dimërore si freeriding, ju uroj një të diel të paqtë”, shkruan Rama. Turizmi malor duket se është shndërruar në një nga tendencat më të pëlqyera të shqiptarëve.

Read More

Sara dhe Endrik kanë patur një lidhje me njëri-tjetrin përpara disa vitesh, e cila sipas modeles përfundoi shumë keq. 9 vite pas përfundimit të këtij raporti, dyshja është përplasur për herë të parë në shtëpinë e “Big Brother”. Historia e importuar brenda në format për shkak të rrethanave të ndarjes dhe sqarimeve të çiftit brenda Shtëpisë, ka bërë që Vëllai i Madh t’u japë hapësirë të qartësojnë historinë e tyre para publikut. Të vendosur në dy dhoma të ndryshme, çifti kanë hedhur dritë mbi të shkuarën e tyre që na ka lënë konfuz të gjithëve. Ndërsa, Sara pretendonte se çifti…

Read More