Author: tirana

Palermo është tronditur mëngjesin e së dielës pasi një burrë ka vrarë gruan e tij dhe më pas ka mbytur me zinxhirë dy fëmijët. 54-vjeçari, Giovanni Barreca, rreth orës 3 të mëngjesit, raportohet se vrau gruan e tij Antonella Salamone dhe dy fëmijët e tyre Emanuel dhe Kevin të moshës 5 dhe 16 vjeç, teksa vajza e tij e tretë, 17 vjeç ka arritur të shpëtojë. Pas krimit, burri thirri policinë dhe u shfaq në Casteldaccia ku u arrestua. Vrasja ka ndodhur rreth orës 03:00.Gruaja thuhet se është djegur dhe varrosur, por trupi i saj ende nuk është gjetur. Ndërsa…

Read More

Pamjet satelitore, të marra nga 22 nëntori i vitit të kaluar dhe 15 janari i këtij viti, të verifikuara nga “Al Jazeera”, tregojnë se autoritetet egjiptiane kanë forcuar sigurinë në kufirin me Rripin e Gazës duke vendosur disa pika kontrolli. Më 15 janar, tregonin se ata kishin përfunduar ndërtimin e një muri të ri betoni rreth 14 km të gjatë. Më 23 nëntor, autoritetet egjiptiane filluan përfundimin e ndërtimit të një argjinature të vjetër paralel me kufirin, rreth 200 metra larg gardhit ndarës.

Read More

Një shqiptar i cili më parë gëzonte nënshtetësinë britanike, tashmë e ka humbur atë pasi akuzohet si organizator i një operacioni të gjerë kontrabande emigrantësh që operonte nëpër Kanalin Anglez. Shqiptari, të cilit emri i vërtetë nuk i dihet, njihet me pseudonimin C9.Ai hyri në mënyrë ilegale në Mbretërinë e Bashkuar 1999, por arriti të fitojë nënshtetësinë britanike pas disa kohësh. C9 u akuzua në vitin 2020 për pastrim parash, trafik droge, posedim armësh zjarri dhe organizim të një rrjeti kontrabandues emigrantësh.Fillimisht ai kalonte në MB emigrantë në mënyrë të paligjshme, duke i futur nëpër kamionë. Me ardhjen e pandemisë…

Read More

Moti i keq me rrebeshe shiu dhe erë të fortë që ka pushtuar vendin këtë fundjavë ka bërë që lundrimi i trageteve nga porti i Durrësit drejt Barit, dhe anasjelltas të shtyhet me 7 orë. Drejtoria e përgjithshme detare pezulloi gjithashtu përkohësisht lundrimet, pasi gjiri i Durrësit u përfshi nga erë dhe dallgë të forta mbrëmjen e të shtunës. Për shkak të përkeqësimit të motit mjeteve të peshkimit u është ndaluar dalja në det. Përmirësimi i kushteve atmosferike pritet pasditen e të hënës.

Read More

Ledjona dhe Egla kanë vijuar të përplasen edhe gjatë mëngjesit të sotëm, duke i hedhur fjalë të rënda njëra-tjetrës. Aktorja e ka cilësuar Ledjonën si “peshk pa bisht” dhe si “njeri gjynah”, ndërsa gazetarja i është përgjigjur duke i thënë “lus zotin që njerëzve t’ua bëjë jetën, siç e kanë shpirtin”. Debati ka agravuar edhe më tej, sa është dashur ndërhyrja e banorëve, pasi teksa kërcente Ledjona i është afruar Eglës, ndërsa kjo e fundit e ka shtyrë duke i thënë se po i afrohet në hapësirën e saj.

Read More

Në 4 komunat me shumicë serbe të veriut të Kosovës janë parë mëngjesin e kësaj të diele parulla të shumta me mesazhe kundër Kosovës. “Kur të kthehet ushtria në Kosovë, Brigada e Veriut jeton”, thuhet në to. “Brigada e Veriut” dhe “Mbrojtja Civile” janë dy organizatë të shpallura terroriste nga qeveria e Kosovës në qershor të vitit 2022. Për ngjarjen ka reaguar zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për Veton Elshani që tha se kanë nisur hetimet për të zbuluar autorët.

Read More

Shqipëria bëri një tjetër performancë fantastike në atletikë. Katër medalje të fituara nga sportistët kuqezi në Kampionatin Ballkanik të Sallave të mbyllura mbajtur në Stamboll të Turqisë. Luiza Gega u konfirmua si një prej atleteve më të mira në Europë, pasi arriti të fitojë dy medalje të arta. Ajo doli kampione në garën e 1500 metrave dhe 3000 metrave. Në 1500 metra me pengesa, Gega regjistroi kohën, 4 minuta, 15 sekonda e 84 të qindat. Ndërkaq, në 3000 metra, koha fituese e Gegës ishte 9 minuta e 7 sekonda, për të lënë pas rivalen turke me rreth 6 sekonda. Tek…

Read More

Mbreti Charles ka dhënë deklaratën e parë publike, pasi pallati Buckingham bëri me dije se ai është diagnostikuar me kancer. “Dua të shpreh falenderimet më të përzemërta për kaq shumë mesazhe mbështetjeje dhe urimet e mira që kam marrë gjatë këtyre ditëve. Siç e dinë të gjithë ata që janë prekur nga kanceri, këto mendime dashamirëse janë mbështetja dhe kurajoja më e madhe”, thuhet në deklaratën e publikuar në Instagram. Më tej, vijon: “Është po aq inkurajuese të dëgjoj se publikimi i diagnozës sime, ka ndihmuar në promovimin e ndërgjegjësimit publik dhe ka ndriçuar punën e organizatave që mbështesin pacientët…

Read More

Asambleja Kombëtare Socialiste vijon ende mbledhjen me dyer të mbyllura. Kryeministri Edi Rama ka bërë një kërkesë. “Askush prej jush mos të më thotë se Partia Socialiste do të vijojë të fuqizohet përmes punësimeve”, zbulohet të ketë thënë kryeministri. Rama ka shprehur shqetësimin e mos përfshirjes sa duhet në rrjetet sociale, nga anëtarët e Asamblesë, përfshi drejtuesit politik në qarqe. Deri tani kanë raportuar qarqet Tiranë, Berat, Shkodër dhe Lezhë, ku janë evidentuar problematika të ndryshme dhe janë lënë detyra për t’u korrigjuar.

Read More

Lulzim Basha është ndalur në Kuvendin Zgjedhor të degës së PD, Dimal, nga ku nuk kaloi pa komentuar edhe situatën brenda Partisë Demokratike. Ai tha se tashmë PD-ja ka arsye ta mbaj kokën lart, pasi tregoi që nuk është kult e klan, por një parti e bashkuar rreth vlerave që është gati të përballet me sfidat e radhës, siç janë zgjedhjet e parlamentare të 2025-ës. “Partia Demokratike sot ka arsye ta mbajë kokën lartë. Ka arsye të shoh me optimizëm të shoh drejt të nesërmes. dhe arsyeja është që këto dy vite nuk na thanë e na drobitën e na…

Read More

1 grua ka humbur jetën e ndërsa bashkëshorti i saj ndodhet në gjendje të rëndë për jetën, pasi u përfshinë në një aksident rrugor mesditën e kësaj të diele në Tepelenë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës11:45, në aksin rrugor “Memaliaj-Krahës”. Viktima është identifikuar si Dhoksi Mango nga Përmeti 40 vjeçe, e ndërsa ka mbetur i plagosur Ledian Ibrahimi i cili është dërguar me urgjencë në spitalin e Gjirokastër. E plagosur ka mbetur edhe një tjetër pasagjere, ende e paidentifikuar. “Memaliaj/Informacion paraprak. Rreth orës 11:45, në aksin rrugor “Memaliaj-Krahës”, janë përplasur automjeti me drejtues shtetasin A. M. me automjetin me drejtues…

Read More