Një 30-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet spanjolle është arrestuar në Fier.
Etmir Pazaj akuzohet se kultivoi sasi të konsiderueshme kanabisi në ambiente të mbyllura, nëpërmjet llambave në qytetet Barcelonë dhe Girona.
Gjykata e Madridit i ka caktuar 30-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprimtaritë kriminale të kultivimit dhe trafikimit të narkotikëve, si dhe të vjedhjes së energjisë elektrike, të kryera në kuadër të grupit kriminal.
