Këtë të mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Parashikohet mot me vranësira mesatare e të dendura si dhe alterime kthjellimesh pas orëve të pasdites. Vranësirat në orët e para të ditës do të pasohen me reshje të dobëta shiu në pjesë veriperëndimore të territorit, pas orëve të mëngjesit pritet ndërprerja e reshjeve. Era pritet të fryjë nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 1-7m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare era arrin shpejtësi deri 10-12m/sek duke bërë që valëzimi në dete të jetë i forcës 1-2ballë.
Author: tirana
Dashi Në dashuri nëse një histori nuk funksionon, mos i detyroni gjërat. Duhet të kuptojmë edhe kur nuk ka asgjë për të bërë. Përsa i përket punës, është e rëndësishme të vlerësohen projektet me synimin për të ardhmen. Ata që janë të mirë në ndërtimin do të korrin më pas shpërblimet. Demi Të mërkurën shmangni komplikimet në dashuri me të lindurit në shenjat e Akrepit dhe Ujorit. Për sa i përket punës, mos e teproni dhe përpiquni të kuptoni se cilat janë nevojat tuaja reale që të ju shkoi gjithçka mirë. Binjakët Të mërkurën emocionet në dashuri po vijnë nga…
Dy banorë të rinj tashmë janë bërë pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Françeska Murati dhe Endrik Beba janë dy VIP-at që hynë sot në Big Brother. Françeska është “Miss London 2023”, e njohur për karrierën e saj të modelingut në Britaninë e Madhe. Nga ana tjetër, Endrik është një këngëtar jo i panjohur për ata, përkatësisht për Sarën. Ai është ish i dashuri i Sara Gjordenit, por tashmë do të jetë banor. Pas hyrjes në shtëpi takimi mes tyre ishte i ftohtë, teksa shihej qartë mimikat që banorja bëri. Por përpara se të hynin në living atyre iu…
Vesa, si lideri i shtepisë nisi një zinxhir shpëtimi, që vendosën se kush do të shkonte në nominim me Gazin, me këtë të fundit që theu rregullat. Dy banoret që do t’i bashkohen Gazit janë Ilnisa dhe Meri, të cilat ngelën të fundit në zinxhirin e shpëtimit. Vesa: Artën Arta: Riken Rike: Rozën Roza: Albin Albi: Gracianon Graciano: Ledjonën Ledjona: Julin Juli: Heidin Hieid: Romeon Romeo: Elvisin Elvisi: Eglën Egla: Bardhin Bardhi: Sarën Sara: Fationin Fationi: Dean Dea: Erjolën Erjola: Meritonin Meritoni: Ilnisën Ilnisa: Merin Votimi do të jetë i hapur për publikun për personin që duan të shpëtojnë.
Banorët kanë thyer rregullat e Shtëpisë më të famshme, duke diskutuar me njeri-tjetrin mbi nominimet. Ka qenë Gazi ai i cili ka tërhequr Vesën dhe Artën mënjanë në oborr ku kanë biseduar mbi një strategji për eliminimin e Ilnisës. Me shkeljen e rregullave, Vëllai i Madh ka dërguar në shtëpi një zarf i zi me një penalitet; nominimin. Gazi: Kishe qejf, të bëra lider. Vesa: Jo, e keni bërë Ilnisën sepse pasi ajo u bë lidere, u ngrit më lartë. …. Gazi-Vesës për të nxjerrë në nominim Ilnisën: Merr Romeon dhe dikë tjetër, të dy të fortë… Riken dhe Romeon, më dëgjo…
Pasditen e djeshme koreografi i njohur Albi Nako po kalonte kohë me astrologen Meri Sehu, e cila i ka thënë se ai flet shumë pak për veten. Nisur nga kjo Albi ka treguar se ka dhënë shumë intervista që ndjekësit e tij i kanë parë. Por gjatë kësaj bisede ai ka bërë një deklaratë të papritur. “Dua të bëhemi me fëmijë”.- ka thënë Albi. Frazë që ka entuziasmuar Merin, e cila e ka uruar që ta ketë së shpejti. Më tej mes emocionesh Meri i ka thënë Albit se me atë gjë të bukur që i tha ju duk sikur…
Ndarja nga jeta e 19-vjeçares Darda Dhamo pak ditë më parë, e cila humbi betejën me leuçeminë, ishte një lajm që tronditi opinionin publik. Por mesazhi i saj për jetën ishte një frymëzim për të gjithë të rinjtë, të cilët shpesh e vlerësojnë shumë pak jetën. Për të folur për momentet e fundit të Dardës dhe se si e gjeti forcën ajo t’i “buzëqeshte” vdekjes, ishte i ftuar në studion e “Vizioni i Pasdites” në Vizion Plus të moderatores Brikena Prifti, babai i saj Petrika Dhamo. Ai ka rrëfyer se bashkëshortja e tij Margarita mori një mesazh nga Zoti për…
Ricardo Izecson dos Santos Leite, i njohur shkurt me emrin Kaká, ish-futbollist i shquar i Milanit dhe përfaqësueses së Brazilit, fitues i Topit të Artë dhe kampion bote në vitin 2002, zbuloi njëmbëdhjetëshen e tij ideale historike, e përbërë nga futbollistë me të cilët ndante dhomën e zhveshjes apo ka qenë kundërshtar në fushë. Në formacionin ideal të përzgjedhur nga Kaka bie në sy mungesa Leo Messi. Si portier, Kaká zgjodhi Didën, shok skuadre me të te Milani dhe në kombëtaren e Brazilit. Në krah vendosi edhe dy brazilianë të tjerë, Cafú në krahun e djathtë dhe Roberto Carlos në…
Kryetari i PD zyrtare, Lulzim Basha është ndalur tek dështimi i Komisionit të Reformës Zgjedhore, duke bërë fajtor jo vetëm kryeministrin Rama por edhe kolegët e tjerë deokratë të Rithemelimit dhe të Gazment Bardhit, të cilët kanë bllokuar punimet e komisionit. Nga takimi me demokratët e degës 11 në Tiranë, Basha u shpreh se ata po e ndihmojnë Edi Ramën, duke e bllokuar këtë komision. Basha u shpreh gjithashtu se PD është forcë politike aleate e Bashkimit Evropian dhe e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. “Të vijmë të shfaqja e dytë, ne e dimë që Rama nuk e do reformën…
Këngëtarja shqiptare Loredana Zefi dhe futbollisti i kombëtares gjermane dhe Borusia Dortmund, Karim Adejemi, janë një nga çifte më të përfolur të momentit në showbizin shqiptar. Dyshja që konfirmoi publikisht lidhjen gjatë vitit të kaluar, kanë marrë pjesë bashkë në koncertin e reperit shqiptar Noizy në Zvicër. Teksa reperi këndon një nga hitet e tij, Adejemi bën edhe simbolin me tre gishta të ‘OTR’.
Edicioni i 74-të i Festivalit të Sanremos do te transmetohet drejtpërdrejt nga teatri Ariston mbrëmjen e së martës 6 shkurt dhe do të drejtohet nga drejtori artistik Amadeus, i cili do të debutojë për herë të pestë në skenën e eventit muzikor dhe i cili në mbrëmjen e parë do të mbështetet nga bashkë-prezantuesi Marco Mengoni, fituesi i edicionit të kaluar me këngën “Due Vite”. Në mbrëmjen e parë do të performojnë 30 këngëtarë konkurrues me 30 këngë të pa publikuara . Shfaqjet do të votohen vetëm nga Juria e Sallës së Shtypit, TV dhe Web dhe do të përfshihen…
Sara dhe Bardhi duket se kanë krijuar më shumë afrimitet me njëri-tjetrin. Mbrëmë ata kanë shijuar disa çatë romantike teksa ndodheshin në dhomën e gjumit. Ata janë parë shumë të afërt dhe duke provokuar njëri-tjetrin se kush nga ata do të ishte më i guximshmi për të dhënë puthjen i pari. Nga njëra anë Bardhi që i thotë Sarës që ka frikë se ai mund ta puthë dhe Sara që e quan këngëtarin të pa guximshëm. Gjithashtu mbrëmë ata folën edhe për marrëdhënien e tyre brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 3”. Sara shprehet se në…