Gabimi i presidentit amerikan gjatë fjalimit të tij në fushatë të dielën në Las Vegas, ku ngatërroi Emmanuel Macron me Francois Mitterrand, po bën xhiron e internetit. 81-vjeçari Joe Biden po përshkruante një takim që pati me presidentin francez në G7 në 2021. “Menjëherë pas zgjedhjes sime shkova në një takim të G7. U ula dhe thashë: “Amerika u kthye!” Dhe Mitterrand nga Gjermania – dua të them nga Franca – më pa dhe më tha: sa kohë ka që u kthye?”, tha Biden. Presidenti amerikan korrigjoi vendin por jo emrin e presidentit por kjo nuk është hera e parë që…
Author: tirana
Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj nënshkroi një kontratë me vlerë 150 mijë dollarë për të informuar qeverinë amerikane për pretendimin se akuzat e shumëfishta për korrupsion kundër tij në Shqipëri janë “të pavërteta”. Dokumentet e lobimit, të depozituara nga kompania lobuese e kontraktuar nga Ahmetaj, incidentalisht zbulojnë gjithashtu se ish-zëvendëskryeministri banon aktualisht në Lugano të Zvicrës, qyteza piktoreske e njohur si rezidencë për banka dhe për biznesmenë, në brigjet e liqenit me të njëjtin emër në kufi me Italinë.
Në këtë pikë prokuroria kërkon që të sigurohet lista e familjarëve të të ndjerit, bashkë me arsyetimin përkatës se përse nuk mund ta bëjnë varrimin. Arben Lleshi, i dënuar me burg përjetë për vrasje, u ekzekutua në qelinë e tij, nga Sokol Mjacaj, dhe ka dyshime të porositur nga jashtë për motive hakmarrjeje. Ngjarja e rëndë ndodhi më 15 dhjetor 2023, kur i dënuari përjetë Sokol Mjacaj, ekzekutoi në burgun e sigurisë së lartë të Peqinit Arben Lleshin dhe plagosi shokun e qelisë Indrit Shaqja.
Akuza të forta tradhëtie ka ngritur vjehrra e gruas që u “burgos” në banesën e saj nga i shoqi, tanimë i arrestuar. Për mediat, mamaja e 34-vjeçarit të prangosur deklaroi se i biri nuk ka ushtruar kurrë dhunë ndaj bashkëshortes edhe pse kjo e fundit e ka tradhtuar vazhdimisht. “Gabime i kam parë sa të duash, ia kam mbuluar, çunit hiç…E kam parë duke bërë edhe video në krevat verës, lakuriq”, tha ajo. “Dashnorë pas dashnori”, shtoi ajo. Ajo theksoi se mamaja e katër fëmijëve nuk i përkushtohej fëmijëve, ndërsa e akuzon se ka inskenuar gjithçka. 34-vjeçari, Asqeri Mandri, u…
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas marrëveshjes Shqipëri-Itali për pensionet. Rama u shpreh se një marrëveshje e tillë dukej e pamundur, por në fund rezultoi me sukses. Mesazh i Kryeministrit Edi Rama Sot është një ditë e bukur për familjet shqiptare në Itali. Puna e tyre e ndershme, vitet e tyre të njëpasnjëshme në punë për të ndërtuar një ekonomi familjare me mund e me djersë, kontributi i tyre në ekonominë dhe në sigurimet shoqërore të vendit të dashur fqinj, nga sot do t’u kthehen në pensionet e tyre, secilit e secilës sipas asaj që u takon. Sot është një…
Vjehrri i Bardha Palit, e cila u vetëvar me litar në Pirgos të Greqisë më 3 shkurt, pasi publikoi disa mesazhe lamtumire në “Facebook”, ku hidhet akuza të rënda ndaj bashkëshortit të saj, ka deklaruar se i biri dhe 47-vjeçarja ishin ndarë prej disa muajsh pasi Ilir Pali “e ka kapur në gabim”. Në një lidhje telefonike,Kadri Pali,u shpreh se lajmin për vetëvrasjen e nuses së djalit të saj e mori vesh përmes telefonit. Vjehrri i Bardha Palit, e cila u vetëvar me litar në Pirgos të Greqisë më 3 shkurt, pasi publikoi disa mesazhe lamtumire në “Facebook”, ku hidhet akuza të rënda ndaj…
Autoriteti Kombëtar i Sigurisë Kibernetike në një deklaratë, u ka bërë thirrje prindërve të mos postojnë foto ose video të fëmijëve të tyre në rrjete sociale. Kjo pasi këto foto mund të përdoren për qëllime të këqija, si shantazhe apo bullizim. “Mos publikoni foto, video të fëmijëve në rrjete sociale. Pas internetit ka njerëz të këqinj të cilët i përdorin imazhet e fëmijëve për qëllime të këqija, shantazhe, pedofili, bullizëm etj. Gjatë vitit të kaluar ka pasur 80 denoncime për fëmijë që kanë rënë pre e këtyre rreziqeve”, tha Igli Tafa, koordinator Kombëtar për sigurinë kibernetike. Por ky numër është…
Janë ndarë apo jo Xhensila Myrtezaji dhe Bes Kallaku? Kjo është një dilemë për fansat e çiftit edhe pse të gjitha rrethanat thonë se martesa e tyre ka marrë fundit, ende nuk ka një regim zyrtar. Ndërkohë Xhensila Myrtezaji ka mbajtur koncertin e parë pas lajmeve të ndarjes, ku është shfaqur me një veshje mjaft provokuese. Ndryshe nga çfarë prisnin fansat, ajo është shfaqur në super formë dhe ka mbajtur një koncert të flaktë. Kujtojmë se pak ditë më parë Xhensila bëri një reagim ndaj akuzave të reperit shqiptar se ajo ka tradhtuar Bes Kallakun. Këngëtarja u tregua e ashpër…
Një 39-vjeçar është kapur mat nga policia teksa ka qenë duke vjedhur një banesë në Vaun e Dejës. Siç shihet në video, 39-vjeçari është arrestuar brenda në banesën që ka qenë duke vjedhur. “Si rezultat i ndërhyrjes së shërbimeve të Komisariatit të Policisë Vau i Dejës, menjëherë pas njoftimit se po tentohej të vidhej në një banesë në fshatin Bushat, u bë i mundur arrestimi i autorit të këtij rasti, shtetasit N. M., 39 vjeç, banues në fshatin Reç i Ri. Shërbimet e Policisë e kapën 39-vjeçarin në flagrancë, në ambientet e banesës, ku kishte hyrë me qëllim vjedhjen”, njofton…
Mediat greke i kanë kushtuar ditën e sotme një artikull të veçantë abortit selektiv në Shqipëri. “10 vitet e fundit, 21 mijë vajza janë abortuar si pasojë e parimeve patriarkal, ku vajzat quhet të padëshiruara”, shkruan media greke. “Kur burri im mësoi se fëmija ynë i katërt do të bëhej vajzë, për pak më vrau. Kam rrezikuar jetën për atë abort. Kam tre vjet që vuaj nga probleme gjinekologjike që shkaktojnë edhe probleme psikologjike”, shprehet shqiptarja anonime për mediat greke, e cila gjithashtu tregon se afati deri në të cilin lejohej aborti kishte kaluar, ndaj ajo iu drejtua një klinike…
Një 39-vjeçar është vënë në pranga në Dibër pasi tentoi të godiste me sëpatë bashkëshorten dhe një shtetas tjetër. I arrestuari kishte përndjekur bashkëshorten e tij, e cila po shkonte në gjykatë për t’u pajisur me urdhër mbrojtjeje dhe më pas do zhvillonte seancën për t’u ndarë nga burri. Në momentin që bashkëshortja e tij, e shoqëruar nga një shtetas tjetër, janë futur në një dyqan, 39-vjeçari ka hyrë në ambientet e dyqanit, është konfliktuar dhe ka tentuar të godasë me sëpatë, bashkëshorten dhe mikun e saj.
Bashkëkryetari i Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore, Enkelejd Alibeaj, përmes një komunikimi në grupin e whatsp të Komisionit, ka mohuar që mbledhja e sëmpremtes online të jetë e dakordësuar siç është njoftuar në këtë grup nga sekretarja e komisionit. Sipas Alibeaj, për këtë mbledhje nuk ka pas asnjë dakordësi mes dy bashkëkryetarëve siç pretendohet në njoftim. Më poshtë njoftimi i sekretares së Komisionit: Të nderuar anëtarë të Komisionit,Më lejoni t’Ju njoftoj se në pamundësi të zhvillimit të mbledhjes fizike, me dakordësi të dy bashkëkryetarëve të Komisionit, mbledhja do të zhvillohet online, me anë mjeteve të komunikimit elektronik në platformën…