Nëna e Asqer Mandrit pranon se djali i saj vendosi kamera në shtëpi për të monitoruar gruan, pasi ishte xheloz. Në një intervistë për TCH, nëna e 34-vjeçarit thotë se djali i saj nuk ka ushtruar dhunë. “Djali ka një vit që është emigrant në Gjermani. U kthye para dy javësh. Nusen nuk e rrahu, por vetëm e shtyu”. Sipas saj, gruaja kishte planifikuar arrestimin e Mandrit. “Ajo ka bërë plan ta fuste në burg. Nusja e tradhtonte”, pretendon ajo.
Author: tirana
Këtë të martë do të mbahet mbledhja e radhës e komisionit të Reformës Zgjedhore, por Garda nuk po lejon deputetët e PD-së së Rithemelimit që të futen në sallë. Gazment Bardhi së bashku me deputetë të Rithemelimit janë futur me dhunë në sallën ku do të zhvillohet mbledhja ku pritet të dëgjohen organizatat e Shoqërisë Civile. Të njëjtin skenar, deputetët e grupit Bardhi-Berisha e përdorën edhe në mbledhjen e kaluar të komisionit në datën 26 janar duke shkaktuar që mbledhja e komisionit ku u miratua kalendari i punimeve të vijonte online.
10 mijë njerëz u mblodhën në orët e para të mëngjesit për të shënuar përvjetorin e parë të tërmeteve shkatërruese që goditën Turqinë juglindore. Tërmeti me magnitudë 7.8, fatkeqësia më vdekjeprurëse në historinë moderne të Turqisë, rrafshoi qytete në rajonet juglindore të vendit dhe Sirinë fqinje. Më shumë se 50 mijë njerëz në Turqi humbën jetën dhe rreth 5,900 në Siri, ndërsa milionë kanë mbetur të pastrehë. Në provincën juglindore turke të goditur më keq, të Hatay, qytetarët i bënë thirrje qeverisë dhe autoriteteve lokale të largoheshin dhe kërkuan që asnjë zyrtar të mos merrte pjesë ndërsa nuk u lejuan…
Vipat në ”Big Brother Albania Vip 3” po tregojnë edhe sesi janë ata në mirëmbajtjen e shtëpisë. Erjola, Heidi, Elvisi, Bardhi dhe Romeo kanë pastruar kuzhinën, e cila ishte vërtet rrëmujë dhe kjo gjë shkaktoi pakënaqësi tek liderja e shtëpisë. Erjola ka bërë një deklaratë të fortë për banorët e tjerë, ku shprehet se bëjnë flokët me llak, ndërkohë që hanë zhul. Erjola: Unë nuk di si jetojnë, lahen dhe i hedhin llak flokëve pastaj dhe hanë zhul. Heidi: Tavolina duhet pastruar me acid. Erjola: Sa e shpifur, nuk e hap dot atë frigorifer më.
Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi në një deklaratë për mediat nga Kryesia e Kuvendit, foli edhe në lidhje me aksionin opozitar. I pyetur në lidhje me deklaratat deputetit Salianji në mbledhjen e djeshme të grupit, mbi mundësinë e grevës së urisë dhe ngujimit, Bardhi u përgjigj se një hap i tillë do të hidhet në rast së mazhoranca vijon me sjelljen arrogante dhe nuk zbaton Kushtetutën, ligjet dhe vendimet e GJK. “I kemi lënë kohën mazhorancës të reflektojë. Nëse nuk do ketë reflektim dhe do vijohet me sjellje arrogante, do shkohet edhe në rrugët e tjera që…
Një moment historik. Pas rreth 10 vite negociata intensive, Italia dhe Shqipëria finalizojnë njohjen reciproke të Sigurimeve Shoqërore. Kjo marrëveshje e shumëpritur nga shqiptarët që jetojnë dhe punojnë në vendin fqinj, mori firmat e ministrit të punëve të jashtme të Italisë Antonio Tajani dhe homologut shqiptar Igli Hasani. Nga kjo marrëveshje do të përfitojnë rreth 500 mijë shqiptarë dhe italianë. Zbatimi pritet të fillojë me rreth 4 mijë pensione në vit, e për të vijuar në rritje vit pas viti. Një nga përfitimet kryesore është bashkimi i periudhave kontributive. Italia bëhet vendi i 17-të, me të cilin Shqipëria ka nënshkruar…
Kreu i grupit parlamentar i PD-së, Gazment Bardhi thotë se do të kallëzojnë kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikollën për shpërdorim detyre pasi nuk ka lejuar deputetët e opozitës që të futen në Kuvend. Bardhi thotë se nuk mund të përjashtohen vetëm përse mbajnë pankarta në duar. “S’mund të përjashtosh deputetë vetëm se mbajnë pankarta në duar. Dje u penguan të gjithë deputetët e opozitës që të marrin pjesë në seancë. Kryetarja e Kuvendit sikur të mos kishte ndodhur asgjë nis seancën me gjysmën e sallës bosh duke marrë edhe autoren e kryerjes së asaj vepre penale. Do kallëzojmë Nikollën për…
Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka reaguar pas seancës së djeshme që zgjati vetëm 15 minuta, për shkak të skenarit të bllokimit. Në një konferencë për mediat nga Kryesia e Kuvendit, Bardhi hedh akuza se Kuvendi është kthyer në një institucion të Edi Ramës. Ai thotë se kryetarja e Kuvendit me urdhër të Ramës pengon vendimin e Kushtetues për Olta Xhaçkën. “Ka marrë vendimin për të asgjësuar shtetit, jam sot këtu për ti kujtuar se do të na ketë përballë. Kush mendon se arroganca zgjidhet me fjalë e ka gabim. Beteja është për qytetarët, jo për vendin…
34-vjeçari Asqeri Mandri, i cili mbante të mbyllur në banesë gruan, ishte kthyer prej 6 muajsh nga Gjermania dhe vetëm pak pas kthimit kishte nisur të monitoronte me kamera të gjitha ambientet e shtëpisë. Ai vijon të jetë i papunë që pas kthimit nga Gjermania, ndërsa fillimisht ka tentuar të pengojë për të punuar edhe bashkëshorten, e cila fillimisht për 2 javë nuk ka shkuar në punë prej xhelozisë, por është rikthyer. Në deklarimet e tij Mandri është shprehur se i monitoronte se “kështu ma dha truri”.
Jennifer Lopez dhuroi spektakël në “Saturday Night Live” me Latto dhe Redman, por jo gjithçka shkoi shumë mirë. Lopez ishte duke performuar këngën e saj të re “Can’t Get Enough” dhe extensions i kanë rënë, duke bërë që disa sekonda ajo të vallëzonte me flokët në duar. Pavarësisht se u përpoq që të sillej sikur nuk ka ndodhur asgjë, ky moment u pikas nga kamerat dhe video bëri xhiron në rrjetet sociale.
Një sulm terrorist në një gjykatë të Stambollit, ka tronditur Turqinë. Policia ka ekzekutuar 2 personat që kanë hapur zjarr. Mediat turke shkruajnë se si pasojë e atentatit terrorist, kanë mbetur të plagosur 5 persona, mes tyre tre policë. Ministri i Brendshëm i Turqisë, Ali Yerlikaya në një deklaratë për ngjarjen, tha se dy sulmuesit një grua dhe një burrë, pjesëtarë të një organizate terroriste janë ekzekutuar.
Një tjetër grua jetonte në burgun e banesës që ishte e rrethuar me kamera. Asqeri Mandri jetonte jashtë shtetit, por ishte e fiksuar për të ndjekur hap pas hapi bashkëshorten e tij, ndaj instaloi kamera në të gjithë banesën për ta monitoruar. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Kodër Kamzës, ku nëna e katër fëmijëve mbahej e mbyllur dhe nën vëzhgimin e burrit të saj, i cili e dhunonte sa herë vinte në atdhe. Gruaja telefonoi policinë dhe i tregoi për dramën që po përjetonte. Pasi mbërritën në banesë, efektivët zbuluan dinamikën e ngjarjes dhe bënë arrestimin e autorit. Ky…