13-vjeçarja e cila u përdhunua në grup nga 7 adoleshentë në një tualet publik në Itali, ka shkaktuar reagime të forta në Itali. Adoleshentët e moshës nga 15-19 janë nga Egjipti dhe e përdhunuan 13-vjeçaren para syve të të dashurit 17-vjeçar në parkun Villa Bellini në Catania të Siçilisë pasditen e 30 janarit. Pas zbulimit të makthit që përjetoi 13-vjeçarja, zëvendëskryeministri i Italisë, Matteo Salvini bën thirrje për tredhje kimike të autorëve të sulmit brutal ndaj të miturës. “Vajza u përdhunua nga një grup prej shtatë egjiptianësh. Një kurë mund të ekzistojë: kastrimi kimik”, tha Salvini. Kastrimi i njohur ndryshe…
Author: tirana
Këtë të martë, depërtimi i masave ajrore jugperëndimore me origjinë nga Anticikloni i Azoreve do të bëjë që edhe sot të kemi mot të qëndrueshëm e të kthjellët me kohëzgjatje të orëve me diell. Këto masa ajrore të ngrohta, rrezatimi diellor si dhe era jugore do të bëjë që të martën dhe ditët në vijim temperaturat të pësojnë rritje, kryesisht në orët e mesditës. Era do të fryjë me drejtim jugperëndim-veriperëndim deri 7m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare arrin shpejtësi deri 10m/s shoqëruar me valëzim të forcës 1-2ballë.
Dashi Të martën ju pret një ditë delikate në të cilën rreziku i parë është ndërhyrja e dikujt që do të donte të prishte marrëdhënien tuaj në çift. Gjatë orëve të ardhshme, do të jetë thelbësore të ruani durimin dhe të mendoni për zgjidhjet e mundshme. Demi Të martën ka ardhur koha të eksploroni emocionet tuaja, të kuptoni se çfarë dëshironi në të vërtetë. Dikush po mendon të heqë dorë ose të heqë dorë nga diçka, por kjo nuk është gjëja e duhur për të bërë. Binjakët Të martën jeni të shqetësuar për shkak të një qielli jo shumë dashamirës…
Këtë të martë do të firmoset marrëveshja për njohjen e pensioneve me Italianë. Kryeministri Edi Rama shkruan se do të përfitojnë mbi 500 mijë shqiptarë që jetojnë në vendin fqinj. Po ashtu përfitues janë edhe italianët që jetojnë në vendin tonë. “MIRËMËNGJES dhe me lajmin e mirë që sot firmoset dokumenti përfundimtar i marrëveshjes së shumëpritur për njohjen reciproke të Sigurimeve Shoqërore në Romë, ku mbi 500 mijë shtetas shqiptarë në Itali dhe mijëra shtetas italianë në Shqipëri janë përfitues të drejtpërdrejtë nga kjo marrëveshje, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.
Shuhet valltarja Lili Cingu, “Nder i Kombit”! Cingu është ndarë nga jeta në moshën 70-vjeçare. Liljana Cingu ishte valltare e njohur e Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Popullore. Ajo u nderua nga presidenti shqiptar me urdhrin “Mjeshtër i madh” për kontributin e dhënë në vallen popullore shqiptare. Për vite me radhë, ajo ishte imazhi i Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore, duke u dhënë jetë më shumë se 200 valleve të kërcyera prej saj. Lili Cingu i përket asaj plejade artistësh, që e ngjitën vallen shqipe në skenat më të mëdha të botës, duke treguar një Shqipëri tjetër, me kulturë…
Gjashtë muaj para se ai të gjendej i vdekur në banesën lundruese të refugjatëve Bibby Stockholm, Leonard Farruku shpresonte për krijimin e një jete të re në Angli. “Kam ardhur në Angli në gusht 2022. Shpresoj të marr dokumentet pasi jam në një kompleks për azil-kërkues. Erdha me gomone,” shkruante i riu shqiptar në një mesazh për një shokun e tij të fëmijërisë në Tiranë. Nëna i kishte vdekur kur ishte 17 vjeç dhe babai disa vjet më vonë. “Humbja e nënës dhe më pas e babait më ka traumatizuar, nuk e dija ku isha apo çfarë po ndodhte. Tani…
Tregu i smartfonëve të palosshëm po rritet gjithnjë e më shumë dhe është fakt që shumë kompani po i drejtohen atij për të rritur përfitimin. Apple ka paraqitur tashmë planet e saj për iPhone-in e parë të palosshëm. Qëllimi i iPhone nuk është vetëm hyrja në këtë treg, por edhe zëvendësimi i kategorisë iPad mini me iPhone të palosshëm. Karakteristikat teknike të këtij produkti të ri nuk janë vendosur ende, Apple po bën teste me parametra të ndryshëm, si madhësia, pesha, diagonalja e ekranit, procesori etj. Në të gjitha sa më sipër, duhet të kemi parasysh edhe skenarin e iPad-ëve me…
Mbreti Karl III është diagnostikuar me kancer, njofton Buckingham Palace. Lloji i kancerit nuk është zbuluar, por sipas deklaratës së pallatit, Mbreti filloi trajtimet e rregullta të hënën. Mbreti u diagnostikua me kancer pasi mori trajtim për një zmadhim beninj të prostatës. Mjekët vunë re një problem dhe kryen analizat. “Gjatë procedurës së fundit spitalore të Mbretit për zmadhimin beninj të prostatës, u vu re një çështje e veçantë shqetësuese. Testet e mëvonshme diagnostikuese kanë identifikuar një formë kanceri”, thuhet në deklaratën e pallatit mbretëror, duke mos e specifikuar llojin e kancerit apo fazën në të cilën ndodhet. “Mbreti është…
Pamje me dron të protestës së thirrur sot pasdite para Kuvendit. Pamjet tregojnë pjesëmarrjen e ulët të mbështetësve në protestën e thirrur nga Sali Berisha dhe partia e tij.
Jennifer Lopez do të publikojë albumin e saj të fundit, të titulluar “This Is Me… Now”. Mirëpo, në një paraqitje të fundit, ajo pësoi një incident me flokët ndërsa performonte në “Saturday Night Live”. J.Lo u bashkua në skenë me reperët Latto dhe Redman për një version të ri të “Can’t Get Enough”, kënga e parë në albumin e saj të ardhshëm. Por ajo u gjend shpejt në një situatë shumë të keqe pasi zgjatimet e flokëve të saj nisën t’i shkaktonin probleme që bënë që artistja t’i hiqte në skenë, ndërkohë që vazhdoi të performonte lëvizjet e saj të…
“Është beteja e triumfit”. Kështu e ka cilësuar Sali Berisha protestën e sotme të organizuar nga demokratët përballë Kuvendit. Më pas protesta u zhvendos në rrugën “Mustafa Matohiti”, poshtë shtëpisë së ish-liderit të demokratëve. Berisha u shpreh se në datën 20 shkurt e gjithë Shqipëria do të mblidhet në Tiranë. “20 shkurti është dita e triumfit tonë, është dita e dridhjes në themele të pushtetit të krimit, të pushtetit të drogës. Simbolet e krimit, simbolet e monizmit, simbolet e poshtërimit janë Edvin Kristaqi, Surreli. Nuk ka forcë në botë që do të mbrojë këto simbole të krimit dhe poshtërimit të…
Një 38-vjeçar është arrestuar gjatë ditës së hënës (5 shkurt), pasi ka vrarë aksidentalisht me armë zjarri një 20-vjeçar. Policia bën me dije se viktima dhe 38-vjeçari kishin dalë për gjah në vendin quajtur “Përroi i Kepenekut”, ku i riu është qëlluar aksidentalisht dhe ka humbur jetën. Gjithashtu në kontrollet në zonën ku humbi jetën i riu, është gjetur dhe është sekuestruar 1 armë zjarri pushkë gjysmë automatike dhe municion luftarak. Njoftimi i policisë: Vrau aksidentalisht me armë zjarri, gjatë gjuetisë, një 20-vjeçar, Policia vë në pranga autorin e dyshuar. Mesditën e sotme, shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë kanë…