Më 16 shkurt do hidhet shorti për 22 familjet që do marrin banesa të reja nga programi i rindërtimit. Bashkia e Tiranës do organizojë brenda ambienteve të lagjes së re “Pezë”, ora 11: 00, shortin publik për përzgjedhjen e njësive të reja të banimit, në objektet e ndërtuara në lagjen e re “Pezë”, për sistemimin e subjekteve përfituese të programeve të rindërtimit. Shorti publik do të hidhet për strukturën e banesës takuese sipas përcaktimeve të vendimit të këshillit bashkiak Tiranë për të cilën qytetarët janë shpallur përfitues. Procedura e hedhjes së shortit dhe përzgjedhjes së njësisë së banimit në objektet…
Author: tirana
Deputeti i PS-së, Erion Braçe ka ironizuar sjelljen e deputetëve të Rithemelimit dhe të grupit Bardhi gjatë seancës plenare të ditës së djeshme (5 shkurt) në Kuvend. Duke publikuar videon e momentit që Bardhi hyn në Kuvend edhe pse i përjashtuar, Braçe ka ironizuar veprimin e tij të hedhjes së palltos duke e krahasuar me trajnerin e Juventusit, Massimiliano Allegri i cili bën të njëjtat veprime kur ndeshja nuk shkon në favor të skuadrës së tij. “KA ARDH ALLEGRI NE PARLAMENT; ESHTE MASKU SI KAZI BARTHI! E hedh pallton po njesoj, kthilth ndaj lojtareve po njesoj; I vetmi ndryshim eshte…
Një tjetër grua ka përjetuar burgun në banesën e saj, ku është edhe dhunuar! Policia e Tiranës njofton se ka parandaluar një tjetër ngjarje të rëndë brenda familjes, teksa ka arrestuar një 34-vjeçar, i cili mbylli në banesë bashkëshorten e tij, të cilën e mbikëqyrte gjatë gjithë kohës me kamera, por ka ushtruar edhe dhunë fizike ndaj saj. Kështu, në pranga ka rënë shtetasi A.M., banues në Kodër Institut në Tiranë. 34-vjeçari Asqeri M, kishte instaluar 3 kamera në dhoma të ndryshme të banesës dhe i përdorte për të vëzhguar lëvizjet e gruas së tij sa herë që largohej nga…
Një tjetër humbje për artin shkodran. Dramaturgu shkodran Albri Brahusha është shuar në moshën 50-vjeçare. Lajmin e konfirmoi Bashkia Shkodër, përmes një postimi në rrjetet sociale. “Kryetari i bashkisë Shkodër Benet Beci në emrin e tij personal dhe institucionit të bashkisë i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Brahusha dhe komunitetit të artistëve për këtë ndarje para kohe”, thuhet në njoftimin e Bashkisë. Brahusha lindi në Shkodër ne vitin 1973. Në vitin 1996 kreu studimet e larta për drejtësi në universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi”. Ai ka qenë jurist pranë Institucionit të Prefektit në vitin 1997-1999, shef i zyrës juridike…
Opozita synon që të bllokojë sërish mbledhjen e Komisionit të Reformës Zgjedhore, e planifikuar që të mbahet këtë të martë në orën 12:30. Në orën 11.30 grupi i Gazment Bardhit dhe Rithemelimit të Berishës, do të mblidhen në seli, ku pritet të diskutojnë skenarët e bllokimit të punimeve. Kreu i grupit parlamentar, i PD-së, Gazment Bardhi mori mbrëmjen e së hënës pjesë për herë të parë në tubimin e zhvilluar poshtë banesës ku jeton Sali Berisha, që prej 30 dhjetorit 2023 është në ”arrest shtëpie”.
”Mbretëresha e valles shqiptare” Liljana Cingu, u nda nga jeta në moshën 74-vjeçare pas një beteje me një sëmundje të rëndë. Homazhet për artisten e ndjerë do të mbahen sot në orën 10:00 në hollin kryesor të Teatrit të Operës dhe Baletit. Javën e fundit gjendja e valltares “shtojzovalle” u përkeqësua dhe fatkeqësisht kaloi në gjendje kome, derisa zemra e saj pushoi së rrahuri, ndërsa emri i saj do të mbetet i skalitur në historinë e valles shqipe. Mbi 200 valle të kërcyera prej saj, për Liljana Cingun u nis të flitet që në adoleshencë, si një talent i rrallë.…
Një grua e cila u ndalua për shkelje të rregullave të qarkullimit, ka tentuar t’i japë punonjëses së policisë 50 mijë lekë të reja, për të vazhduar punën e saj, por përfundoi nën pranga. 39-vjeçarja numëron paratë, ndërkohë që polici i kërkon letrat e makinës. Kur ajo ia jep lekët së bashku me lekët, polici thotë: Më jep vetëm letrat. Ndërkohë që tregon para kamerës së policisë 50 mijë lekëshin ryshfet. Polici: Po këto për çfarë mi dhe? A.K: Për të pirë një kafe. Polici: Këto jo, letrat e mjetit dhe siguracionit.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu ka ndarë shembullin e motër Linditës e cila punon kryeinfermiere në Mirditë. Gjatë vizitës në Spitalin e Mirditës, Koçiu ndeshi me kryeinfermieren nga Kosova e cila u ka shërbyer për vite me radhë qytetarëve në Spitalin e Shkodrës dhe Gramshit, por që tashmë prej pesë vitesh i është bashkuar ekipit mjekësor në Mirditë si kryeinfermiere. “Mirënjohje për Linditën e cila çdo ditë, bashkë me stafin mjekësor në Spitalin e Mirditës, u vjen në ndihmë komunitetit të zonës “, u shpreh Koçiu.
Nëse jeni përfshirë në një lidhje në distancë ka edhe probleme që ju mundojnë, dhe me siguri ju nevojiten këto tre këshilla. Pranojeni distancën Është e rëndësishme të bëni paqe me faktin që gjatë kësaj periudhe partneri nuk do të jetë afër jush fizikisht. Kjo ndodh për arsye financiare, punësimi apo familjare. Ta pranoni diçka të tillë brenda vetes, do e bëjë më të lehtë për ju dhe partnerin tuaj për ta përballuar. Komunikoni, por lini hapësirë Komunikimi është çelësi i një marrëdhënieje në distancë. Komunikimi i vërtetë dhe lënia e hapësirës është tepër e rëndësishme. Ju duhet të ndani…
Dy të rinj janë arrestuar nga forcat ”Shqiponja”, kjo pasi gjatë një kontrolli në banesë u janë gjetur 1 kg e 500 gramë kokainë. Envis Gorellari, 37 vjeç, dhe Fatjon Çiçi, 33 vjeç, të dy banues në Tiranë janë arrestuar, si dhe është shpallur në kërkim bashkëpunëtori i tyre i identifikuar si B.K. “Shërbimet e Policisë, kanë lokalizuar në Bulevardin e Kasharit, shtetasit E. G., dhe F. Ç. Gjatë kontrollit fizik dhe të banesës së shtetasit E. G., shërbimet e Policisë, i gjetën rreth 1 kg e 500 gramë lëndë të dyshuar narkotike kokainë”,-njofton policia.
Kiara Tito dhe Luiz Ejlli, vijojnë që të jenë çifti më i dashur dhe i komentuar i showbizzit. Mbrëmë Kiara i është përgjigjur pyetjeve të fansave të saj në Instagram. Ajo ka folur rreth shtatëzanisë, kujdesit që ka ndaj vetes por ajo çfarë ra në sy ishin dy karakteristika që ajo ka nxjerrë në pah dhe që i dashuron te bashkëshorti i saj, Luizi. ”E kam mësuar që në Big por nuk e dija që do e kishte kaq shumë të theksuar dhe jashtë shtëpie. Qetësia dhe durimi, dhe kur unë jam me ‘hormonet e shtatëzanisë’. Po si mo Luiz…
Të dielën u mbajt ceremonia e çmimeve “Grammy”. Ceremonia madhëdhore e çmimeve u hap nga Dua Lipa, e cila me një performancë fantastike këndoi dy këngët e saj, “Training Season”, dhe “Houdini” tashmë një hit. Bebe Rexha ishte pjesë e eventi, pasi ishte edhe e nominuar. Ajo u pyet për performancat që do të shfaqeshin atë natë, dhe Bebe pa dyshim tregoi një përkrahje të madhe për Dua Lipën. “Më duhet të bëj një thirrje për shoqen time Dua Lipa, sepse ju e dini që ne të dyja jemi shqiptare, kështu që unë duhet ta mbështes atë. Jam shumë e…