Author: tirana

Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Bledi Çuçi paralajmëroi se nëse opozita vazhdon me këtë rrugë brenda rregullave ata do vazhdojnë me kërkesat e tyre për t’i përjashtuar. Çuçi u shpreh gjithashtu se kjo që po ndodh nga opozita është një teatër kukullash. “Ata nëse do vazhdojnë kështu, sigurisht edhe ne brenda rregullave edhe kushtetutës do vazhdojmë me kërkesat tona për të përjashtuar këdo që prish seancat plenare apo komisionet Askush nga deputetët që nuk janë përjashtuar nuk janë ndaluar. Ky teatër që merr kolegët e përjashtuar dhe vendosi përpara për ti futur me zor, nuk është as absurd, por…

Read More

Pas përfundimit të seancës plenare për shkak të kaosit të krijuar nga opozita, deputeti Gazment Bardhi tha se Garda e Republikës me urdhër të Edi Ramës po tenton që të lërë deputetët jashtë Kuvendit. Bardhi tha se është e paimagjinueshme si deputetët e opozitës të shqyhen nga këmisha dhe kostumi. Bardhi po ashtu pohoi se do të bëhet pjesë e protestës së thirrur nga Rithemelimi. ‘Sot në Kuvend kishte ardhur bashkëpunëtori i Arben Ahmetajt. Me një urdhër të paligjshëm deputetët e opozitës u penguan të futen në sallën e seancës plenare. Garda e Republikës me urdhër personal të Ramës tentoi…

Read More

Një 47 vjeçar nga qyteti i Korçës ka gjetur vdekjen në hyrjen e pallatit ku banonte. Kanë qenë fqinjët ato që kanë parë trupin e pajetë të 47-vjeçarit dhe menjëherë kanë lajmëruar policinë e cila ka ardhur në vendin e ngjarjes ku dhe ka konstuar vdekjen e 47 vjeçarit banues në lagjen nr 18 të qytetit të Korçës. Informacione të siguruara por që të cilat nuk janë zyrtare bëjnë me dije se viktima njihej si përdorues i lëndëve narkotike të forta. Nisur nga kjo edhe grupi i hetimit dyshon se vdekje mund të ketë ardhur si pasojë e një overdoze,…

Read More

Protestuesit e opozitës të cilët ndodhen jashtë sallës së Kuvendit janë përplasur me forcat e rendit. Ndërkohë që deputetët demokrat janë penguar të futen në sallën e Parlamentit. Protestuesit jashtë sallës kanë hedhur kapsolle dhe tymuse ndaj forcave të policisë, ndërkohë që efektivët e FNSH kanë qëndruar në gatishmëri.

Read More

Në orën 17:00 ka nisur seanca plenare. Ndryshe nga herët e tjera, këtë radhë seanca po zhvillohet vetëm me pjesëmarrjen e deputetëve të mazhorancës. Një pjesë e deputetëve të opozitës, të cilët janë përjashtuar nga Kuvendi po protestojnë së bashku me disa qytetarë jashtë Parlamëntit. Ndërsa një pjesë tjetër, po “luftojnë” me Gardën në tentativë për tu futur brenda. Por në seancën e kësaj të hëne në sallë mungojnë edhe Lulzim Basha dhe deputetët që janë krah tij. Diskutimet janë hapur nga deputeti i PS Petro Koçi, i cili ka folur për takimet e fundit që ka zhvilluar në zonën…

Read More

Deputetët e grupimit të Sali Berishës dhe ato të Gazment Bardhit po tentojnë që të futen në ambientet e brendshme të Kuvendit. Megjithëse rezultojnë të përjashtuar, deputetët e opozitës, kanë tentuar që të futen brenda, ndërsa nuk janë lejuar nga garda e cila është bërë ‘gardh’ para derës së Kuvendit. ‘Nuk është kapanon ky! Nuk mund të bllokosh deputetët të futen në parlament’- tha Salianji. Deputetët e përjashtuar janë : Ervin Salianji, Albana Vokshi, Sorina Koti, Elda Hoti, Lindita Metaliaj, Isuf Çela, Tritan Shehu, Lefter Gështenja, Helidon Bushati, Xhelal Mziu, Edmon Spaho, Oerd Bylykbashi, Saimir Korreshi, Kasëm Mahmutaj, Ramadan Likaj,…

Read More

Një 56-vjeçar me iniciale E.D është arrestuar nga policia në Berat. Në një njoftim për mediat, blutë bëjnë me dije se burri ka goditur një 53-vjeçar pas konflikteve për pronësinë, duke i shkaktuar lëndime. “Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Berat, arrestuan në flagrancë shtetasin E.D., 56 vjeç, banues në Berat, pasi gjatë një konflikti për motive pronësie, ka goditur me mjetin e tij shtetasin J.V., 53 vjeç, banues në Berat, duke i shkaktuar dëmtime. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme”, njofton…

Read More

Dy nga pesë autorët e vendosjes së tritolit në zyrën e noteres Esmeralda Dauti më 30 Janar, janë larguar me motor drejt zonës së Liqenit të Farkës. Pikërisht aty autorët kanë hedhur motorin e përdorur në krim dhe më pas kanë lëvizur me një automjet tip Audi. Pamjet filmike ndihmuan hetuesit për identifikimin e autorëve, që dyshohet se ishin paguar për vendosjen e lëndës plasëse tek zyra noteriale. Kështu hetimet e komisariatit numër 2 zbuluan se në këtë ngjarje janë të përfshirë 5 persona, 3 prej të cilëve janë vënë në pranga dhe që po shihni dhe në këto foto.…

Read More

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka bërë me dije se për shkak të punimeve që po kryhen në projektin “Rikonstruksioni i linjës hekurudhore Durrës-Tiranë Terminali Publik i Transportit (TPT) dhe i linjës së re hekurudhore për në aeroportin ndërkombëtar të Rinasit (ANR)”, do të bëhet devijimi i Trafikut Rrugor në rrugën e vjetër të Durrësit, pranë nënstacionit të vjetër Rrashbull. Për të mos bllokuar qarkullimin e mjeteve, teksa do të punohet në korsinë e majtë do të lihet korsia e djathtë e lirë dhe anasjelltas. Punimet do të zgjasin 8 ditë, fillojnë ditën e martë, datë 06.02.2024-14.02.2024, dhe do të shoqërohen me…

Read More

Rreth 400 efektivë nga Policia e Tiranës dhe Forcat e Sigurisë Kombëtare (FNSH) janë angazhuar për mbarëvjatjen e protestës së thirrur nga opozita, para Parlamentit, ku si në çdo protestë krijohet kordon me efektivët në perimetrin e parlamentit. Masat janë marrë nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit në koordinim me Drejtirinë Vendore të Policisë Tiranë. Në perimetrin e parlamentit janë instaluar kamera me rezolucion të lartë për të identifikuar çdo lëvizje të protestuesve. Ndërkohë RENEA është në gatishmëri në rast se do të ketë incidente. Po ashtu edhe autobotë me ujë ndodhen në pjesën e pasme të parlamentit…

Read More

Pas shtatë vitesh, Kylian Mbappe po përgatitet të largohet nga Parisi për t’u transferuar te Real Madrid. “Le Parisien” tregohet i bindur dhe thekson se Mbappe e ka marrë vendimin përfundimtar dhe se në fund të sezonit do të jetë një lojtar i Real Madrid. Drejtuesit e klubit francez janë të vetëdijshëm për këtë dhe sipas mediumit në fjalë, ata nuk kanë mundur të bindin Mbappe të qëndrojë. Ai do të qëndrojë te PSG deri në fund të sezonit ku do të përpiqet t’i udhëheqë drejt fitores në Champions League, dhe më pas të jetë përfundimisht një lojtar “Los Blancos”.

Read More

Sot është zhvilluar një operacion ku është çmontuar një organizatë e strukturuar kriminale në trafikut të drogës. Operacioni ‘Muratori’ është zhvilluar me mbështetjen e Eurojust-it dhe Europol-it ku u arrestuan 67 të dyshuar, në Shqipëri, Itali, Gjermani, Spanjë, dhe Mbretërinë e Bashkuar, dhe ndaj 12 të dyshuarve të tjerë u ndërmorën masa të tjera parandaluese në Itali. Shqiptarët e arrestuar janë: Kledion Muollari; Ervis Vangjeli; Elion Laçi; Kristian Ibrahimaj; Alban Mahilaj; Klaudia Sulejmani; Besmir Salajmaj;Gabriela Avduli; Francesko Doda dhe Altin Ymeraj. Rrjeti kryesisht trafikonte heroinë, kokainë, hashash duke përdorur makina me dysheme të dyfishtë ose ndarje të fshehta. Ky operacion…

Read More