Dhuna dhe tradhtia në familjen shqiptare në Pirgo të Greqisë, duket se detyroi Bardha Palin t’i japë fund jetës duke u vetvarur. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së premtes. Policia gjeti viktimën të varur me një litar pak metra larg spitalit të Pirgosit. Ajo u dërgua me urgjencë në spital, por mjekët thanë që nuk mundën ta shpëtonin. Vëllai i saj akuzon bashkëshortin se e shtyrë motrën e tij në aktin e rëndë. Në një intervistë për “Shqipëria live”, ai pohoi se Bardha dhe Ilir Pali kishin konflikte me njëri-tjetrin dhe se prej dy muajsh nuk jetonin bashkë. Sipas tij, amaneti…
Author: tirana
26-vjeçari nga Lushnja Rey Manaj, është një ndër shënuesit më të mirë në botë për muajin janar sipas renditjes së publikuar nga Federata Ndërkombëtare e Historisë dhe Statistikave në Futboll. Sulmuesi shqiptar realizoi 5 gola për Sivasspor në kampionatin turk. Një rendiment që e bën atë pjesë të dhjetë më rezultativëve mes ligave të para. Manaj deri më tani ka shënuar 11 gola në Superligën e Turqisë, ndërsa rekordi personal i tij është me Bacelona B në sezonin 2020-2021 me 14 gola. Klasifikimin e shënuesve më të mirë të janarit e udhëheq sulmuesi i Folgore në kampionatin e San Marinos,…
Ministri i Mbrojtjes së Gjermanisë, Boris Pistorius ndodhet në Prishtinë dhe është takuar me presidenten Vjosa Osmani. Ministri Pistorius theksoi se varësisht situatës në Kosovë, ata do të forcojnë edhe më tej kontigjentet gjermane. “Ne angazhohemi edhe më tej, kontigjentet janë forcuar, varësisht nga situata dhe zhvillimet ne do të vlerësojmë situatën, dhe ne bashkë me KFOR-in do të marrim përsipër, është përkushtim i yni ndaj Kosovës. Duam të bëjmë të qartë se ka mbështetje ushtarake”, tha ai. Po ashtu ministri tha se sa i përket çështjes së ndalimit të dinarit serb, kjo duhet të bëhet në mënyrë të përshtatshme.…
Këtë të hënë është nënshkruar marrëveshja e mirëkuptimit me kompaninë 4iG, për ndërtimin e një linje kabllore direkte nënujore midis Shqipërisë dhe Egjiptit. Kryeministri Edi Rama tha se rrjetet kabllore me fibër optike janë autostradat e komunikimit digjital dhe falë zbatimit të këtij projekti do të bëhet e mundur një lidhje ndërkontinentale nënujore, ku Shqipëria do të ketë një pozicion kyç në mundësimin e kësaj lidhjeje strategjike. Ai tha se ky projekt është një gur i rëndësishëm të asaj që do të jetë Shqipëria në 2030. “Do të garantojë një akses në këtë rrugë të re të Mesdheut për një…
Massimiliano Allegri, trajner i Juventusit foli pas humbjes ndaj Interit, duke e pranuar se zikaltrit mbeten favoritë. Sipas tij askush nuk mund ta parashikonte në fillim të sezonit se në këtë moment do të ishin të dytët. “Nuk e di nëse është ndeshja e titullit, ne duhet të bëjmë rrugëtimin tonë. E dinim që Interi është i fortë, pjesa e parë ishte e bllokuar, ata gjetëm golin, ndërsa ne patëm një mundësi të ngjashme në fushë të hapur me Vllahovicin. Në të dytën ndeshja u hap, ishte më argëtuese për t’u parë. Gjithmonë ka një mbrëmje të keqe gjatë sezonit.…
Në mesin e përplasjeve dramatike që kanë sjellë një tërmet të vërtetë brenda partisë Aleanca për Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, në mediat vendase njoftohet për gjetjen e një plumbi mëngjesin e sotëm në oborrin e shtëpisë së kryetarit të saj, Arben Taravari, çka bëri që në vendngjarje të zbarkojnë dhe forcat e policisë për hetimet e rastit. Episodi vjen pak deklaratës së papritur të Taravarit se Aleanca për Shqiptarët, që prej shkurtit 2023 në koalicion qeverisës me LSDM dhe BDI, por e zhgënjyer sipas tij me Ali Ahmetin dhe PDSH-në e Menduh Thacit, ka vendosur t’i bashkohet opozitës shqiptare…
I ftuar në “Mos i bjer me top”, Shpat Kasapi ka rrëfyer duke qeshur, se ka dhunuar ish-të dashurën e tij, duke konfirmuar kështu lajmet që kanë qarkulluar për një denoncim të kryer nga vajza për dhunë. Shpati përballë Ronaldo Sharkës u shpreh se xhelozia e tepërt ka bërë të vetën. “Ka qenë një moment i caktuar. Ka qenë e vërtetë diçka, por xhelozia e tepërt e ka bërë të vetën”, duke shtuar se ka qenë “shumë i ri”, 25-26 vjeç (që s’është as i ri dhe as arsye).
Këtë të hënë serbët do të bllokojnë rrugët për makinat me shoferë shqiptarë që duan të udhëtojnë drejt Serbisë. Bllokimi i mjeteve nis në mesditë dhe do të zgjasë për 3 orë, në shenjë kundërshtimi të “terrorit” që ata pretendojnë se qeveria e Kurtit po u bën serbëve. Në bllokim thuhet se përfshihen të gjitha automjetet e drejtuara nga shqiptarët përmes Merdarit, drejt Kurshumlisë, Nishit, Beogradit dhe më tej drejt Suboticës.
Një 19-vjeçare është ngacmuar seksualisht nga një 38-vjeçar, i cili edhe ka tentuar që ta rrëmbejë. Policia e Shkodrës e ka vënë në pranga shtetasin A.N. ”Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër arrestuan në flagrancë shtetasin A. N., 38 vjeç, banues në Shkodër, pasi ka kallëzuar një shtetase 19 vjeçe, se 38-vjeçari e ka ngacmuar seksualisht dhe ka tentuar ta marrë me forcë, në automjetin e tij. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme”-informon Policia.
”Gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese marrin 290 mijë lekë pagë neto”, kryetarja Holta Zaçaj, teksa u pyet nga gazetarët këtë të hënë. Ajo tregoi se në Parlament është dërguar një propozim për të rishikuar pagat, me qëllim rishikimin e hierarkisë së rrogës. “Kur u rritën pagat, Gjykata Kushtetuese si institucion i pavarur i bëri propozim parlamentit ku kërkuan të rishihet paga. Formulimi që dërguan se duhet të ishte më e larta. Ne deshëm vetëm të korrigjonim hirearkinë e pagave në sistemin e drejtësisë. Gjykata Kushtetuese është institucioni më i lartë në vend dhe është më i paguari. Qëllimi ishte të rregullohej…
Partia Demokratike, ajo e grupit të Lulzim Bashës kërkon interpelancë urgjente me kryeministrin Edi Rama pas akuzave të forta që Arben Ahmetaj lëshoi në një intervistë televizive. Arbi Agalliu, sekretari i grupit të PD-së së vulës, ka depozituar kërkesën në Kuvend për interpelancë urgjente. Një nga deklaratat e Ahmetaj, është edhe se pronarët e vërtetë të inceneratorëve janë Edi Rama dhe Erjon Veliaj.
Policia e Tiranës ka goditur një grup kriminal që merrej me trafik të lëndëve eksplozive. Trafiku i armëve dhe lëndëve eksplozive bëhej nga Kosova në Shqipëri. Policia ka sekuestruar rreth 40 kilogramë lëndë eksplozive. Policia ka bërë kontrolle në Kamzë dhe në një godinë në Bathore. Në aksion kanë marrë pjesë RENA dhe Forcat e Sigurisë Kombëtare. Sipas burimeve janë ndaluar 7 persona, mes të ndaluarve ka edhe shtetas nga Kosova. Po ashtu janë sekuestruar 203 kallëpë me lëndë plasëse tritol. ”Kjo sasi ishte destinuar për tu përdorur nga grupet kriminale në Shqipëri”,-tha drejtori i policisë së Tiranës, Tonin Vocaj…