Author: tirana

Kryeministri Edi Rama, mëngjesin e sotëm e nisi me pamje magjike nga fluturimi i flamingove mbi lagunën e Nartës, një nga zonat e mbrojtura me diversitet të lartë shpendësh në vendin tonë. Pamjet tregojnë se edhe laguna e Nartës është vend i preferuar për zogjtë që folezojnë aty. Flamingot me elegancën e tyre dhe ngjyrat e bukura i japin hijeshi peizazhit të lagunës. Laguna e Nartës, një ndër lagunat më të mëdha në vendin tonë, ndodhet në veri-perëndim të qytetit të Vlorës. Dunat gjenden në perëndim të lagunës, në brezin ranor që ndan lagunën me detin. Ato janë një grup…

Read More

Një sherr me burrin e saj ishte justifikimi që këngëtarja amerikane Allison Leigh Schardin, përdori për të sulmuar seksualisht dy djem 15-vjeçarë në dhomën e tyre të hotelit. Ajo është arrestuar dhe akuzuar për sulm ndaj të miturve. 38-vjeçarja i tha policisë se kishte qenë në hotel me të shoqin dhe dy djemtë që nga mesi i janarit. Ajo tha se takoi djemtë në pishinën e hotelit dhe u tregoi për “problemet e saj martesore”. Kur djemtë u kthyen në dhomën e tyre, Sardin i dërgoi një mesazh njërit prej të treve dhe u tha se ishte përleshur me burrin…

Read More

Facebooku feston 20 vjetorin e ekzistencës. Është rrjeti social më i madh në botë. Më shumë se tre miliardë njerëz janë aktivë në këtë faqe të paktën një herë në muaj. Kjo është, më shumë se një e treta e popullsisë së botës. Një histori suksesi. Por për themeluesin e Facebook, Mark Zuckerberg, festimi ka një shije jo të mirë. Vetëm disa ditë para përvjetorit, Zuckerberg u përball me kritika të ashpra në një seancë dëgjimore në Senatin amerikan. “Ju i keni duart e përgjakura,” i bërtiti Zuckerbergut senatori republikan, Lindsey Graham. “Ju keni një produkt që vret njerëzit.” Esenca:…

Read More

Bashkia e Fushë Arrëzit është e vogël, por me sfida dhe probleme të shumta. Në ”Vendi Im” me Edlira Prendin, këtë herë është Hil Curri, i cili tregon më shumë për punën e tij si kryebashkiak. Ai e nis me rininë, për të cilën thotë se tashmë nuk e shohin Tiranën si alternativë, pasi drejtohen drejt vendeve të Europës. ”Ka disa vite që largohen në mënyrë masive, dhe kjo është në gjithë Shqipërinë. Nuk ofrojmë ne gjë që ata të qëndrojmë. Jemi munduar që të mbajmë disa të rinj profesionist në zonë, por nuk ka banesa sociale dhe kjo gjë…

Read More

Në ceremoninë e 66-të të çmimeve Grammy, Taylor Swift shkroi historinë si artistja e parë që fiton 4 herë rresht çmimin për “Albumin e vitit”, Miliey Cyrus fitoi çmimin e parë Grammy, si dhe Celine Dion u paraqit në ceremoni duke surprizuar njerëzit. Albumi i vitit Taylor Swift – “Midnights” – FITUESE Record of the year Miley Cyrus – “Flowers” – FITUESE Kënga e vitit Billie Eilish – “What Was I Made For?” – FITUESE Aristi i ri më i mirë Victoria Monét – FITUESE Albumi më i mirë vokal – Pop Taylor Swift, “Midnights” – FITUESE Performanca më e…

Read More

Momente emocionale u shpalosën në ndarjen e çmimeve Grammy të këtij viti kur Celine Dion u ngjit në skenë për të dorëzuar çmimin për albumin e vitit, paraqitja e parë e këngëtares 55-vjeçare në një ceremoni, që kur u diagnostikua me Sindroma e personit të ngurtë. Por Taylor Swift vodhi shfaqjen në çmimet Grammy të këtij viti. Këngëtarja bën histori duke u bërë interpretuesja e parë që fitoi çmimin për albumin e vitit katër herë. Swift triumfoi me “Midnights”. Asnjë artist nuk kishte arritur kurrë këtë arritje. Këngëtarja ka mposhtur Frank Sinatra, Stevie Wonder dhe Paul Simon, të cilët deri…

Read More

Këtë të hënë deputetët rikthehen në seancë plenare. Në rend të ditës, në seancat që vijnë pas javës së gjelbër është vetëm një çështje: diskutimi për problematikat e qytetarëve që deputeti ka hasur përgjatë takimeve me ta. Deputetët do të shkojnë në seancë vetëm për disa minuta, pasi opozita do të vijojë bojkotin e bllokimin dhe normalitet të diskutime pritet të mos ketë. Në këtë sesion të ri opozitarët kanë protestuar me pankarta e zhurmuese, por megjithatë foltoren nuk e kanë lëshuar. Nga ana tjetër, do të ketë edhe një protestë jashtë Parlamentit, ku do të jetë e para pa…

Read More

Për javën që presim përpara vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike edhe pse pas shumë ditësh do të behën prezente reshjet e shiut. Depërtimi i pazakontë e një qendre të thellë të presionit të lartë mbi kontinentin europian (ashtu si dhe mbi vendin tonë) do të bëjë që për të gjithë javën që presim përpara moti të jetë kryesisht i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit. Përjashtim bëjnë ditët e enjte dhe ajo e premte pasi moti parashikohet kryesisht me kthjellime por nuk do të mungojnë dhe vranësirat kalimtare. Këto vranësira në zonën e…

Read More

Dashi Të hënën shmangni lejimin e ndërhyrjeve të jashtme që mund të destabilizojnë lidhjen tuaj në çift. Nëse dinamika nuk është optimale, mund të ketë mungesë qetësie. Gjatë orëve të ardhshme do të jetë e rëndësishme të qëndroni të durueshëm dhe të reflektoni për zgjidhjet e mundshme. Demi Të hënën kushtojini këtë javë që fillon në këto orë eksplorimit dhe kuptimit të emocioneve tuaja. Është koha për të kompensuar kohën e humbur, duke pasur parasysh që angazhimet dhe mendimet e tjera kanë monopolizuar vëmendjen tuaj. Binjakët Të hënën një periudhë sfiduese përpara në frontin e punës. Kundërshtimi i Jupiterit ndërlikon…

Read More

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në aksin Librazhd-Qafë Thanë, në vendin e quajtur “Mbikalimi i Trenit” në Dragostunje. Një automjet tip “Benz” ka dalë nga rruga. Si pasojë ka humbur jetën pasagjeri Dorian Belba 18-vjeç. Të plagosur kanë mbetur drejtuesi i mjetit Meglin Zeneli, Gerald Verçani pasagjer dhe Janikos Jorgo, pasagjer. Të lënduarit janë transportuar për ndihmë mjekësore në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Read More

Një makinë është përfshirë nga flakët mbrëmjen e kësaj të diele në Tiranë. Mjeti ishte i parkuar në anë të rrugës Bardhyl në momentin që është përfshirë nga flakët. Nuk dihen ende rrethanat e plota të ngjarjes. Paraprakisht dyshohet se shkak për zjarrin është bërë ndonjë defekt teknik në motorr.

Read More

Ish-kryeministri, Sali Berisha, ka mbajtur fjalim për mbështetësit e tij që mblidhen për 33 ditë radhazi poshtë banesës së tij për të kundërshtuan masën e sigurisë “arrest në shtëpi.” Nga dritarja e shtëpisë, Berisha foli sërish për intervistën e ish-zv/kryeministrit Arben Ahmetajt dhe akuzat e tij, ndaj Ramës dhe zyrtarëve të tjerë të qeverisë. Berisha tha se ato që tha Arben Ahmetaj, PD i ka thënë në mënyrë të përjavshme, por këtë herë bomba plasi nga brenda. Ai shtoi se Rama këtë herë nuk guxoi të flasë, sepse e di që Ahmetaj i nxjerr të tjerat.  Ish-numri dy, për 9…

Read More