Author: tirana

Janë zbardhur të tjera detaje nga aksidenti i rëndë që ndodhi mbrëmjen e sotme në aksin rrugor “Bilisht-Korçë”, ku u përplasën dy makina dhe mbetën të plagosur 5 persona. Mësohet se një prej të plagosurve ka ndërruar jetë rrugës për në spital, ndërsa sipas Syri Tv, dyshohet se viktimë ka mbetur shtetasi Elvis Mizaku, 36 vjeç nga fshati Torovë. Sakaq pritet konfirmimi i policisë.

Read More

Policia ka dhënë detaje lidhur me aksidentin që ndodhi mbrëmjen e kësaj të diele në në aksin rrugor “Bilisht-Korçë, ku u përplasën dy automjete. Bëhet me dije se si pasojë e përplasjes janë palgosur 5 persona, ndërsa një tjetër ka mbetur i bllokuar në mjet. “Më datë 04.02.2024, rreth orës 17:20, në aksin rrugor “Bilisht-Korçë” në afërsi të fshatit Belorta, Korçë, automjeti tip “Hyundai” me drejtues shtetasin N. M., është përplasur me automjetin tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin V. M. Për pasojë, janë dëmtuar 5 shtetas, ndërsa 1 tjetër ka mbetur i bllokuar në mjet dhe po punohet me shërbimet…

Read More

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i ka vizituar trupat ukrainase në vijën e frontit në juglindje të vendit, dhe ka shpërndarë medalje. Vizita e tij u bë në një kohë spekulimesh se shefi i famshëm i ushtrisë ukrainase mund të shkarkohet. “Kam nderin të jem këtu sot, për t’i mbështetur luftëtarët dhe për t’i shpërblyer ata. Ata përballen me mision të vështirë dhe kritik për ta zmbrapsur armikun dhe për ta mbrojtur Ukrainën”, tha Zelensky në një komunikatë, pasi e vizitoi rajonin e Zaporizhjas. Presidenca ukrainase tha se Zelensky i vizitoi pozicionet ushtarake ukrainase në afërsi të fshatit Robotine, i…

Read More

11 vite më parë ai vrau një të ri shqiptar, sot 40-vjeçari Italian del nga qelia e burgut dhe është punësuar në biznesin e familjes së tij. Bëhet fjalë për Mirco Franzonin, italianin i cili në dhjetor të 2013 qëlloi për vdekje 26-vjeçarin shqiptar Eduard Ndoj, i cili sipas gjykatë ishte futur për të grabitur në shtëpinë e vëllait të tij në Serle, në zonën e Breshias. Sipas mediave italiane, pak ditë më parë Franzoni ka marrë dritën jeshile për të punuar në ambientet jashtë burgut dhe në mëngjes del nga burgu i Verzianos dhe më pas kthehet kur të përfundojë…

Read More

Një aksident ka ndodhur këtë pasdite, në afërsi të fshatit Belorta në Korçë. Sipas informacioneve paraprake, dy mjete janë përplasur me njëra tjetrën, ndërsa ende nuk dihet se si janë shtetasit e përfshirë në aksident. Sakaq, sipas raportimeve nga policia,  thuhet se kanë mbetur të plagosur disa persona, ndërsa një shtetas është bllokuar në mjet. Ndërkohë policia dhe ambulanca ndodhet në vendngjarje.

Read More

Së paku 46 njerëz kanë vdekur si pasojë e zjarreve që janë përhapur një pjesë të banuar dendësisht në Kilin qendror, njoftoi të shtunën mbrëma presidenti i Kilit, Gabriel Boric. Zyrtarët kilianë kanë thënë se së paku 1.100 shtëpi janë shkatërruar nga zjarret. Duke folur për televizionin publik, presidenti kilian paralajmëroi se numri i të vdekurve mund të rritet, për shkak të përhapjes së katër zjarreve në rajonin Valparaiso, ku zjarrfikësit po kanë vështirësi të arrijnë në lagjet më të rrezikuara. Boric u bëri thirrje qytetarëve të bashkëpunojnë me ekipet e shpëtimit. “Nëse ju kërkohet të evakuoheni, mos ngurroni. Zjarret…

Read More

Joe Biden ka fituar zgjedhjet paraprake demokrate në Karolinën e Jugut. Sipas “Nbc News”, Biden ka marrë 97.4% të votave, me 6% të votave të numëruara deri tani. Fitorja e presidentit ishte pritur gjerësisht nga sondazhet, të cilat konfirmuan një avantazh dërrmues ndaj kongresmenit Dean Phillips, nga Minesota, dhe shkrimtares Marianne Williamson. Në rrezik në Karolinën e Jugut janë 55 delegatë nga 2000 që nevojiten për të fituar nominimin presidencial demokrat në nëntor. “Karolina e Jugut ka folur, unë do ta mposht Trump përsëri”, tha Biden. Testi në Karolinën e Jugut i zgjedhjeve paraprake, i cili jo çuditërisht këtë vit…

Read More

Aeroporti ndërkombëtar i Azerbajxhanit, Fuzuli, u mbush me gazetarë dhe roje sigurie më 27 tetor 2021, kur presidenti Ilham Aliyev, e përuroi hapjen e aeroportit përkrah homologut të vet turk, Recep Tayyip Erdogan. Prej atëherë, aeroporti i ri ka mbetur kryesisht i zbrazët. Një vit pas hapjes, Azerbajxhani raportoi se vetëm një aeroplan në javë ateronte në aeroportin 44 milionë dollarësh. Deri tani në vitin 2024, uebsajtet që i gjurmojnë fluturimet tregojnë se asnjë aeroplan nuk ka ateruar në të. Shtatëdhjetë kilometra në verilindje të Fuzulit u hap një tjetër aeroport i hijshëm ndërkombëtar në afërsi të Zangilanit, në tetor…

Read More

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, nga zhvilluar sot një takim në kuadër të Kuvendit Zgjedhor në degën e PD në qytetin e Fier. Gjatë fjalës së tij, Basha u shpreh se ky “Kuvend është shprehja e gjallë dhe e vërtet që demokratët e Fierit kanë bërë në këto 2 vite të vështira të PD”. Basha tha se do të ndërtojnë së bashku Shqipërinë e shqiptarëve, teksa shtoi se kjo parti mund të zgjidhë problemet dhe të japë përgjigje pyetjeve të shumicës. “Në programin tonë qeverisës, një pikë e rëndësishme është që në 4 vjeçarin e parë të qeverisjes tonë,…

Read More

Një 13 vjeçare italiane ka rënë pre e një përdhunimi në grup, ndodhur në ambientet e një tualeti publik të Villa Bellini në Catania. Ngjarja tronditëse ndodhi në sy të të dashurit të saj, ditën e martë të javës së shkuar. Ndërsa kanë kaluar disa ditë, e mitura ka mundur që me ndihmën e policisë të identifikojë 3 nga 7 autorët e përdhunimit. Sipas mediave italiane, e mitura u është përgjëruar 7 autorëve që të mos e lëndonin dhe ta linin të shkonte, por lutjet e saj nuk janë dëgjuar. Zëvendësprokurorja kërkoi vleftësimin e dispozitës dhe dhënien e masës së…

Read More

Leutrim Retkoceri, shef i asamblistëve të PDK-së në Komunën e Prishtinës ka reaguar në Facebook duke shkruar se kjo parti që bashkëqeveris me LDK-në ka nisur mbledhjen e nënshkrimeve për thirrjen e seancës së jashtëzakonshme për “shfuqizimin e vendimit të dëmshëm në Badovc”. Paraprakish LVV ka njoftuar për thirrjen e seancës së jashtëzakonshme, ndërsa Retkoceri thotë se s’ka rëndësi kush thërret mbledhje. Ai tha se mbështesin çdo thirrje për anulimin e vendimit. “Kemi më shumë se tre orë prej që kemi filluar procesin e mbledhjes së nënshkrimeve për thirrjen e seancës së jashtëzakonshme për shfuqizimin e vendimit të dëmshëm për…

Read More