Author: tirana

Endrik Beba do të jetë banori më i ri i “Big Brother VIP 3”, që do të hyjë në shtëpi të martën. Këngëtari u prezantua në “Fan Club”. “Jam shumë i lumtur që jam në Fan Club para se të hyj, jo pasi të dal. Dua të ndryshoj jetën time. Është një nga momentet e mia që të tregoj se kush jam”, tha ai. Sara Gjordeni është një personazh mjaft i komentuar deri tani i BBV3. Sipas një artikulli të vjetër të vitit 2016, Sara asokohe ka konfirmuar lidhjen 7 mujore me këngëtarin Endrik Beba.

Read More

Policia e Shtetit ka arrestuar autorin e dyshuar të atentatit me armë zjarri ndaj ish-deputetit të PS-së, Armando Prenga në maj të vitit 2023. Në pranga ka rënë Fatbardh Ismaili, ndaj të cilit gjykata e Lezhës kishte caktuar masën e arrestit me burg në 25 maj të vitit të kaluar. Ngjarja ndodhi pas konfliktit për numërimin e votave. ”30-vjeçari ishte shpallur në kërkim kombëtar pasi Gjykata e Shkallës së Parë Lezhë me vendim penal datë 25.05.2023, ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “arrest me burg” për veprat penale “Vrasje me dashje’ mbetur në tentativë” dhe “Mbajtja pa leje dhe…

Read More

Një 22-vjeçar i shpallur në kërkim nga drejtësia italiane për trafik të lëndëve narkotike është arrestuar në Mirditë. Ai akuzohet si pjesëtar i një grupi kriminal në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike. Uniformat blu bëjnë me diej se ndaj të riut shqiptar, drejtësia italiane kishte vendosur masën ‘arrest me burg’ në nëntor të vitit që lamë pas. Interpol Tirana po vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë. Njoftimi: Finalizohet operacioni policor i koduar “Hidden”, i zhvilluar nga Fast Albania, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mirditë, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve DVP Lezhë dhe në koordinim me Interpol…

Read More

Lulzim Basha paralajmëron se shumë shpejt PD-ja do të jetë e kompletuar me ekipin e vet drejtues. Madje sipas tij përveç programit që po bëhet gati, po gati janë edhe 140 kandidatë për deputetë, të cilët do bëjnë fushatë derë me derë për zgjedhjet e ardhshme. ”Këtu ka pa diskutim, ajo që ka vlerë është përvoja që akumuluat në këto dy vite. Këtë përvojë dhe dëshirën për ndryshim e kemi garancinë se shumë shpejt një PD e kompletuar me ekipin e vet drejtues. Me një program të hartuar dhe gati për tu paraqitur, me 140 kandidatë për deputetë, gati për…

Read More

Rastet e dhunës në familje në vendin tonë po rriten me shpejtësi. Po ashtu rritje kanë pësuar edhe denoncimet dhe kërkesat për urdhër mbrojtje. Një 24-vjeçar dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij. Por përveç dhunës së bashkëshortit, ajo është dhunuar dhe nga vjehrra. Pas denoncimit, edhe vjehrra 52-vjeçare L.A është vënë nën hetim. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme. Në vitet e fundit shifrat tregojnë se 4500 gra në vit mesatarisht denoncojnë dhunën. Dhuna me bazë gjinore është një problem shqetësues i shoqërisë shqiptare,…

Read More

Peshëngritësi dhe kampioni i disa medaljeve olimpike për Greqinë, Pirro Dhima i ka dhënë fund beqarisë dhe është martuar për herë të dytë në një ceremoni private të shtunën në kishën Shën Jorgo në Kavouri të Greqisë. Ai u martua me Afrodhiti Skafidha në një ceremoni ku morën pjesë familjarë dhe rreth i ngushtë shoqëror. Çifti është në pritje të fëmijës së tyre dhe Pirro Dhima do të bëhet baba për herë të pestë, teksa peshëngritësi ka 4 fëmijë nga martesa e parë. Ceremonia u bë e ditur për publikun nga postimet në rrjetet sociale të miqve që ishin pjesë…

Read More

Lulzim Basha i pranishëm këtë të dielë në Kuvendin Zgjedhor të degës së PD në Roskovec, foli për tentativat për shpërbërjen e kësaj partie. Ai tha se merita e qëndresës së PD i takon demokratëve. “Fat që PD nuk u shpërbë, dhe merita iu takon demokratëve. Ju them faleminderit në emër të të gjithë demokratëve. Njerëz që nuk bëtë llogaritë tuaja të përditshme, por menduat për gjithçka përtej interesit, për 33 vitet e sakrificës. Atë që na pret në ditët dhe muajt në vijim dhe vitet. Ata që ju prisnit, dhe kishit investuar besimin tuaj, ulën kokën dhe u zhdukën,…

Read More

Kylian Mbappe në fund të sezonit do të largohet nga Parisi për të vijuar karrierën në Madrid. Te Paris Saint Germain nuk mundën ta bindinin Mbappe që të qëndronte në skuadrën ku u transferua në 2017. Kylian Mbappe iu propozua një rinovim kontrate, por pas sukses. Në fillim të këtij sezoni për shkak të mosmarrveshjeve mes PSG dhe sulmuesit, pati edhe një pezullim të tij, por më vonë u rikthye sërish në ekip ku deri më tani në 28 ndeshje ka shënuar 29 gola pa harruar edhe 7 asiste. Për të shkuar te Real Madrid, 25-vjeçari refuzoi skuadra nga Arabia…

Read More

Bashkimi Evropian ka reaguar lidhur me veprimet e fundit të qeverisë së Kosovës. Në një deklaratë të lëshuar nga zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, thuhet se BE-ja është shqetësuar me operacionet e Policisë së Kosovës gjatë kësaj jave në zyrat e institucioneve të drejtuara nga Serbia në komunat Dragash, Pejë, Istog dhe Klinë. Stano ka thënë se BE është e shqetësuar edhe me operacionin që ndodhi në objektin e organizatës joqeveritare Qendra për Paqe dhe Tolerancë në Prishtinë. Ai ka shtuar se BE-ja i kërkon Kosovës që të shmang veprimet e njëanshme që mund të rrisin tensionet. “Prandaj, BE-ja i…

Read More

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta i bën thirrje qeverisë që të hiqet tatimi 20% në shitje dhe të rriten tarifat doganore për produktet e importit për të mbështetur prodhimet “Made in Albania”. “Të hiqet tatimi 20% në shitje dhe të rriten tarifat doganore për produktet e importit për të mbështetur prodhimet “Made in Albania”. Fermerët ngarkohen me tatimin 20% që në shitje, që është më i larti në rajon, që është më i larti në Europë. Ndaj prodhimet e importit e kanë fituar garën pa nisur, sepse atje mbështeten fermerët në mënyrë të jashtëzakonshme, ndërsa këtu persekutohen që…

Read More

Arta Kabashi ka rrëfyer jetën e saj të vështirë, mes luftës në Kosovë, gjendjen e keqe financiare të familjes së saj, largimin nga karriera, sëmundjen e babait dhe lidhjen e saj të ngushtë me motrën, Anën. Linja e jetës e Arta Kabashit Jam pjesë e një familje të madhe. Kam pas kujtime të këqija, sepse në 99’ patën filluar protestat. Protestuesit kanë ik prej rrugëve prej ushtrisë serbe dhe jemi fshehu në shtëpiat tona. Kujtimi më i trishtë kur një protestues ka hyrë në shtëpi te ne për t’u fshehur dhe ishte rrahur nga policia me shkop. Vëllai im e…

Read More

Faqja zyrtare e Institutit të Statistikave (INSTAT) e cila u sulmua nga hakerat iranianë ”Homeland Justice” është rikthuyer në funksionalitet të plotë gjatë paradites së sotme (4 shkurt). Grupi i hakerave iranianë sulmuan webfaqen e Institutit Shqiptar të Statistikave më 31 janar duke bërë ëqë pas hakërrimit faqja të mos ishte më e aksesueshme për qytetarët që e kërkonin në ‘google’. Hakerat pretenduan se kishin vjedhur të dhënat e censit të popullsisë 2023 por vetë INSTAT nëpërmjet një reagimi e përgënjeshtroi një gjë të tillë, duke sqaruar se të dhënat e censit nuk ishin prekur.

Read More