Kili ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme ndërsa lufton zjarret e furishme pyjore në të gjithë vendin që kanë vrarë të paktën 51 persona. Autoritetet thonë se numri i të vdekurve ka të ngjarë të rritet. “Duke pasur parasysh kushtet e tragjedisë, numri i viktimave me siguri do të rritet në orët e ardhshme”, tha presidenti kilian Gabriel Boriç në një deklaratë televizive të shtunën. Rreth 92 zjarre aktive po digjen në pjesë të ndryshme të vendit dhe deri më tani kanë prekur rreth 43,000 hektarë, tha Ministrja e Brendshme Carolina Tohá. Zjarrfikësit kanë kontrolluar 40 zjarre dhe janë ende duke…
Author: tirana
Kryetari i partisë Aleanca për Shqiptarët, Arben Taravari ka vendosur t’i bashkohet opozitës shqiptare në zgjedhjet e pritshme në pranverë. Ai e bëri njoftimin në rrjetet sociale, duke nxitur debate tek një pjesë e bashkëpunëtorëve të tij më të ngushtë, por dhe mbështetje nga ana tjetër, tek përkrahësit e tij. Zoti Taravari u bën thirrje organeve më të larta partiake që ta mbështesë atë në “këtë rrugëtim drejt procesit për ndryshimin e madh dhe të shumëpritur”. Duke shpjeguar motivin për t’iu bashkuar koalicionit opozitar, ai shkruan se ka zgjedhur “të dëgjojë zërin e popullit që sot flet më qartë se…
Një banesë dy katëshe ra pre e një sulmi me lëndë plasese në Lezhë, por fatmiresisht nuk pati persona të lënduar. Ngjarja ndodhi rreth orës 23:00 të së shtunës (3 shkurt) në shtëpinë Aleks Ivanajt në fshatin Ishull-Shëngjin. Në momentin e ngjarjes brenda baneses ishte një e moshuar 80-vjeçare nëna e të zotit të shtëpisë, pasi kryefamiljari sëbashku me familjen ndodhet prej vitesh në emigrim. Pjestaret e familjes Ivanaj kanë deklaruar në polici se nuk kanë konflikte, ndërsa blutë vijojnë veprimet hetimore për për sqarimin e plotë të rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorit, i cili mendohet se ka qenë…
Marrëdhënia Heidi-Romeo ka ndezur diskutime gjatë mbrëmjes së “prime”-t. Egla, Dea, Erjola dhe Fationi komentuan situatën. Heidi: Egla është tendencioze. Ishte një njeri që e kisha vërtet xhan. Por vetë e kam fajin. Unë nuk i thashë asgjë asaj. Egla: Biseda që u zhvillua në dhomën e grimit, nuk ishte mbi Heidin dhe Romeon, ishte një bisedë për marrëdhëniet që krijohen. Unë kam thënë dhe fjalën që jam “tradicionale”. Unë nuk i kam mbajtur pishtarin. Nuk e di se çfarë kanë bërë, kanë bërë oçe-oçe. Unë jam shprehur që Romeo dhe Heidi janë dy njerëz që do njihen. Unë jam…
Kryeministri Rama mëngjesin e kësaj të diele e ka nisur me pamjet nga ndërtimi i rrugës së re Berat-Ballaban. Sipas Ramës punimet po vazhdojnë çdo ditë për të çuar para një investim infrastrukturor që çliron një potencial të jashtëzakonshëm ekonomik dhe turistik. “Mirëmëngjesi dhe me pamjet e rrugës së re Berat-Ballaban ku puna po vazhdon çdo ditë për të çuar përpara një investim infrastrukturor që çliron një potencial të jashtëzakonshëm ekonomik dhe turistik për bashkitë e qarqeve Gjirokastër dhe Berat, ju uroj një të diel të mbarë”, shkruan Rama.
Këtë të dielë, depërtimi i masave ajrore me origjinë jugperëndimore do të bëjë që vendi ynë të ketë kushte të qëndrueshme atmosferike. Moti i kthjellët dhe orët me diell do të mbizotërojë në pjesën më të madhe të kohës, ndërsa vranësirat do të jenë mesatare-kalimtare gjatë ditës së sotme (4 shkurt). Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim 1-6m/s, ndërsa hera-herës në bregdet fiton shpejtësi deri 11m/s shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-3ballë.
Dashi Të dielen në këtë ditë vjen pak nervozizëm nga të qenit i kujdesshëm për të mos derdhur të gjitha në dashuri. Është një periudhë në të cilën ndiheni të bllokuar si nga pikëpamja sentimentale ashtu edhe nga ana e punës, por mos e hidhni poshtë. Do të ketë mundësi të shkëlqyera për sukses. Thjesht duhet të besoni më shumë në veten tuaj. Demi Të dielen e shijoni pak relaksim me të dashurin tuaj sepse keni nevojë për të. Në punë është një kohë e mirë për t’u përfshirë dhe për të bërë plane për të ardhmen. Binjakët Të dielen…
Olsi Bylyku është banori i dytë për sonte që lë shtëpinë e Big Brother VIP. Banorët të shokuar nuk e besonin dot largimin e tij, ndërsa shumë sugjeronin se është lojë. Ky eleminim erdhi pas eliminimit të Gabrieles. Vëllai i Madh ka hapur një tjetër televotim në të cilin publiku votoi për të preferuarin e tyre. Shkak për hapjen e televotimit të dytë është thyerja e rregullave të lojës me ngjitëse, ku pjesa më e madhe e banorëve zgjodhën të mos përfshiheshin aq shumë duke u dorëzuar, ndërsa i pari që nisi me thyerjen e rregullave ishte Juli duke lëvizur…
Një shpërthim me lëndë plasëse, tritol, ka ndodhur këtë mbrëmje në një banesë në Ishull-Shëngjin të Lezhës. Mësohet se nga shpërthimi nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale. Sakaq, ende nuk dihen rrethanat dhe shkaqet e shpërthimit, por policia ka mbërritur në vendngjarje.
Ish-futbollisti Gabriele Mezini ka lënë sonte shtëpinë e “Big Brother VIP”. Të nominuar me të ishin edhe Juli, Meri, Ilnisa, Meritoni, Fationi dhe Sara. Gabriele la shtëpinë e Big Brother, por mbetet për t’u parë nëse ai do ketë biletën e kthimit. Kujtojmë se ai prej 6 vitesh është tërhequr nga futbolli, teksa në të kalurën ka qenë pjesë e Partizanit.
Rike Roçi është duke jetuar për së dyti eksperiencën e saj në “Big Brother” dhe është shndërruar shpejt në një nga personazhet më të ndjekur. Shpesh shkak janë bërë edhe debatet e nxehta u ajo ka qenë protagoniste, apo xhelozia e Ilnisës. Gjatë spektaklit të fundit, dy vajzat patën një përplasje shumë të ashpër, ku shkak ishte pikërisht afërsia e Rikes me Meritonin. Vetë konkurrentja sqaroi se me moderatorin Kosovar janë vetëm miq dhe se ai ishte mik i njeriut të saj të zemrës, duke mos zbuluar më shumë detaje. Mikja e ngushtë e konkurentes së “Big Brother VIP” Rike…
Mungesa e burimeve njerëzore të kualifikuara ka prekur edhe administratën e pushtetit lokal, kryesisht bashkitë e vogla ku oferta për punë nuk përmbush kërkesën e specialistëve. Për këtë arsye, ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku ka vendosur të kërkojë nga kolegu që menaxhon buxhetin e shtetit, Ervin Mete një rishikim të pagave për punonjësit e bashkive brenda 6 muajve të parë të këtij viti. “Që në mesin e këtij viti të shohim një ndryshim të paketës të mënyrës se si mund të ndihmojmë bashkitë nëpërmjet rritjes së pagave, veçanërisht për funksione specifike që ato të kenë mundësi të…