Author: tirana

Instituti i Mjekësisë Ligjore kërkon leje për të varrosur Arben Lleshin, i cili u vra në qelinë e tij në burgun e sigurisë së lartë në Peqin nga Sokol Mjacaj. Trupi i pajetë i viktimës nuk u tërhoq nga familjarë apo të afërm, të cilët e kanë braktisur për shkak të frikës së vijimit të sagës se hakmarrjes. Ndaj në këto kushte, sipas ligjit IML i është drejtuar prokurorisë me kërkese me leje për të vijuar procedurat për varrimin. Prokuroria e Elbasanit do ta miratojë lejen dhe më pas është drejtoria përkatëse pranë Bashkisë që kryen varrimin e Arben Lleshit.…

Read More

Gazeta “The Guardian” e cilëson si majën e ajsbergut të mashtrimit shkencor. Fjala është për publikimin e punimeve shkencore të rreme në media të specializuara të cilat po lënë të kalojë një valë falsifikimesh qe kërcënojnë seriozisht kredibilitetin e kërkimit shkencor. Vitin e kaluar sipas gazetës në fjalë, numri i punimeve të kthyera pas nga revistat arriti në 10 mjë. Sipas profesore Dorothy Bishop nga Oxford, dëmi është shumë i madh aq sa “në shumë fusha ndërtimi i qasjeve kumulative është i vështirë për shkak të bazës së gjetjeve të besueshme”. Fillesat kjo dukuri i ka në Kinë, ku doktorëve…

Read More

Policia e Durrësit ka arrestuar një 41 vjeçare, pasi i vuri flakën automjetit të 42 vjeçarit K.S. Dorina Stafa, dhe vëllai i saj M.S, 35 vjeç shfaqen teksa i vënë flakën automjetit të 42 vjeçarit me të cilin ajo kishte qenë më parë e lidhur. Shkak për ngjarjen është bërë ndarja e autores nga 42 vjeçari. Ajo ka deklaruar se i kishte blerë atij makinë dhe banesë por pasi ishin ndarë kishte vendosur t’u vinte flakën pronave që 42 vjeçarja i konsideronte të saja pavarësisht se 42 vjeçari K.S i kishte kaluar në pronësi të tij.

Read More

Ndërthurja e fatit e ka bërë këtë të dielë ditën më spektakolare të kalendarit futbollistik në kampionatet kryesorë të Europës, luhen Inter-Juventus, Arsenal-Liverpool, Real Madrid-Atletico, Lyon- Marsejë dhe madje edhe Panathinaikos-Olympiakos. Në Itali, përtej rivalitetit të përjetshëm mes Inter dhe Juves, penalltisë së padhënë të Ronaldo fenomenit, Calciopolit këtë herë derbi i Italisë vjen me aromën e titullit. Interi me statusin e skuadrës më të fortë të kampionatit dhe me një ndeshje më shumë në dispozicion, pret rivalët kryesorë për Scudetton, Juventusin e Max Allegrit, që kërkon fitoren për parakalimin e madh në një sfidë që i jep drejtim kampionatit.…

Read More

Gjirokastra do te ketë një qendër rinore multifunksionale me të gjitha kushtet për të ofruar shërbime dhe mjedise për organizimin dhe angazhimin e rinisë. Pjesë e kësaj qendre është edhe kinemaja që mban emrin e kolosit të letrave shqipe Ismail Kadare dhe që i shërben mbi 10 mijë të rinjve të këtij qyteti, por jo vetëm, duke sjellë artin pranë qytetarëve. Ministri i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët Bora Muzhaqi, Ministri i Mjedisit dhe Turizmit Mirela Kumbaro njëherazi dhe drejtuese e qarkut dhe Kryetari i Bashkisë Flamur Golemi vizituan ambientet e qendrës dhe diskutuan me fëmijët për punët dhe projektet…

Read More

Këtë të martë, Shqipëria dhe Italia do të finalizojnë marrëveshjen për njohjen reciproke të kontributit për sigurimet shoqërore. Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani do të zhvillojë nesër vizitën zyrtare gjatë së cilës do të firmosë marrëveshjen me homologun Tajani. Marrëveshja vjen si një detyrim dhe e drejtë ndaj qytetarëve shqiptarë, italianë dhe italo-shqiptarë, të cilët kanë punuar me përkushtim për 30 vjet dhe kanë kontribuar në ekonominë dhe përparimin social të të dy vendeve tona. Më 5 shkurt, – Ora 11:00 – Ministri Hasani do të zhvillojë një takim me Presidentin e Komisionit për Politikat e…

Read More

Në pak orë, Policia ka arritur të gjejë makinën e vjedhur në Laç, pas denoncimit të pronarit të mjetit. Drejtuesi i mjetit, në momentin që ka parë shërbimet e policisë, ka devijuar rrugën në tentativë për t’u larguar bashkë me automjetin, por nuk ka mundur dhe në këto kushte, duke shfrytëzuar edhe përfituar nga errësira e natës, ka braktisur mjetin dhe është larguar me vrap. Por ai u kap nga uniformat blu dhe u arrestua për akuzën e vjedhjes. “Si rezultat, në vijim të kontrolleve të pandërprera dhe vlerësimit të çdo informacioni policor për këtë rast, gjatë mesnatës, shërbimet policore…

Read More

Presidenti i FSHF-së Armand Duka vjen me një rrëfim ndryshe për jetën e tij. Në një intervistë për ”News24”, ai tregon momente nga raporti që ai ka me fëmijët dhe rolin e tij si gjysh. Pjesë nga intervista Pyetje: Përtej punës, përtej angazhimeve, përtej drejtimit të federatës, zoti Duka si gjysh si është, a janë nipërit pika e dobët? Armand Duka: Nuk ka gjysh besoj që nuk është i dashur me nipërit, është gjëja më e bukur që ndodh në jetë. Jeta është shumë e gjatë duhet jetuar dhe ka shumë gjëra të bukura, por kur vinë fëmijët je në…

Read More

Policia e Vlorës ka arrestuar një 46-vjeçar, pasi kërcënoi me vdekje gruan e tij dhe dy vajzat. Policia sekuestroi armën me të cilën ai kërcënoi familjen e tij si dhe një motoçikletë me të cilën u përpoq të arratisej. “Pas marrjes së njoftimit, mbrëmjen e sotme, se një shtetas po kanoste për jetën, me armë gjahu çifte, bashkëshorten e tij dhe dy vajzat e tyre, në banesë, në lagjen “15 Tetori”, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponjat” dhe të Komisariatit të Policisë Vlorë menjëherë kanë organizuar punën për parandalimin e ngjarjes së mundshme kriminale, dokumentimin e plotë ligjor të rastit…

Read More

Gjyqtarja Maria Francesca Mariano, ka raportuar në polici se në natën mes të enjtes dhe të premtes para shtëpisë së saj është lënë koka e përgjakur e një dhie dhe e shpuar me thikë. Siç raportojnë mediat italiane, gjyqtarja ishte nën mbrojtje pasi muaj më parë kishe marrë disa letra kërcënuese. “Frikësimi që merr gjyqtarja besohet të jetë i lidhur me hetimet që çuan në operacionin anti-mafia, në të cilin 22 persona nga klani ‘Lamendola-Cantanna’ që besohej se ishin pjesë e ‘Scu’ që u arrestuan më 17 korrik”, ka thënë prokurorja e rastit, Carmen Ruggiero.

Read More

Në Tiranë janë arrestuar 19 drejtues automjetesh për vepra penale në qarkullimin rrugor, si në rastet e drejtimit të mjetit në gjendje të dehur, pa leje drejtimi, nën ndikimin e lëndëve narkotike korrupsion ndaj punonjësve të policisë, brenda një jave. Janë vendosur rreth 9mijë e 657 masa administrative për shkelje të ndryshme, duke përfshirë parakalime të gabuara, përdorim të celularit gjatë drejtimit, mosvendosje të rripit të sigurimit, dhe qëndrim të gabuar 42 raste kanë përfunduar me pezullim të lejes së drejtimit, me mundësi konvertimi në gjobë, ndërsa 15 automjete janë bllokuar për arsye të ndryshme, përfshirë mungesë dokumentacioni dhe detyrime…

Read More

Lulzim Basha i dërgon një mesazh të rinjve, ndërsa i fton ata që të bëhen pjesë e aksionit të opozitës. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Basha thekson se alternativa e PD do të fuqizojë dhe frymëzojë Shqipërinë. ”Alternativa jonë do ta fuqizojë, frymëzojë dhe do ta katapultojë Shqipërinë drejt një të ardhmeje të paparë ndonjëherë. Sepse transformimi teknologjik marramendës që po vjen, na i jep të gjitha këto mundësi. Prandaj të gjithë të rinjve shqiptarë ju bëj thirrje nga kjo sallë “Bëhuni gati”: Ky do të jetë një rrugëtim që do t’ju vendosë në qendër të inovacionit, të edukimit…

Read More