Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë mbrëmje në zonën e “5 Majit” në Tiranë. Makina tip “Golf 5” ka përplasur karrotrecin që ishte i parkuar anash rrugës, duke bërë që pjesa e përparme e mjetet të futet poshtë tij. Raportohet se të plagosur kanë mbetur katër të rinj që nuk dihet ende nëse ndodheshin në makinë apo në rrugë. Të katërt janë transportuar në spital.
Author: tirana
Është ndarë nga jeta në Gjenevë Vittorio Emanuele i Savojës, i biri i Umberto II, mbretit të fundit të Italisë, dhe Maria Josè. Më 12 shkurt do të bënte 87 vjeç. Lajmi u bë i ditur përmes një postimi nga “Shtëpia Mbretërore e Savojës”, ku thuhet: Lartmadhëria e tij, Vittorio Emanuele, Duka I Savoias dhe princi I Napolit u nda nga jeta mëngjesin e 3 shkurtit pranë familjes së tij në Gjenevë. Vittorio Emanuele u caktua të pasonte të atin, Umberto II në fron por pas referendumit të vitit 1946, i cili sanksionoi fitoren e Republikës, jetoi në mërgim deri…
Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ka pasur kritika ndaj homologut të tij nga Barcelona, Xavi Hernandez, duke e kritikuar për komentet e bëra gjatë ditës së djeshme (e premte). Gjatë konferencës së tij për shtyp të premten, menaxheri i Barcelonës, Xavi kritikoi Real Madridin për presionin e dukshëm ndaj gjyqtarëve duke përdorur kanalin televiziv Real Madrid. 44-vjeçari beson se ka një efekt të rëndësishëm në paraqitjet e gjyqtarëve sa herë që ata marrin drejtimin e një ndeshje të Los Blancos, duke përdorur si shembull përplasjen e fundit të diskutueshme me Almerian. Ancelotti u pyet për këtë çështje në konferencën…
Pas intervistës dy net më parë të ish-zv/kryeministrit Arben Ahmetajt, kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, reagoi nga Korça duke theksuar se është në traditën e partisë të Dushan Mugoshës dhe Ballkanit të Hapur që armiqtë e brendshëm t’i shpalli duke i damkosur në shërbim të dikujt tjetër. Sipas tij, ai është kërcënuar me jetë ndaj vendosi të arratisej. “Është në traditën e partisë të Dushan Mugoshës dhe Ballkanit të Hapur që armiqtë e brendshëm t’i shpalli duke i damkosur në shërbim të dikujt tjetër. Nga ajo intervistë u kuptua qartë që nuk është akuzuar Ahmetaj nga shkeljet që…
Komandanti i Përgjithshëm i gardës së Republikës së Shqipërisë, Gramoz Sako, është dorëhequr nga detyra. Dorëheqjen e ka dorëzuar ditën e djeshme tek ministri i Brendshëm, i cili e ka pranuar. Nuk dihen shkaqet dhe ende nuk ka një emërim të ri, ndonëse jo zyrtarisht bëhet me dije se javën që vjen kreu i Gardës do të zëvendësohet. Ministria e Brendshme deklaron se ka nisur një reformim të thelluar të Gardës që merret me ruajtjen e PLSh-së. Sakaq gjatë dorëzimit të formularëve për SKY ECC një efektiv i Gardës, i identifikuar si Adnan Lleshi është përjashtuar, pasi ka firmosur që…
Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë në Lushnje, ku një 18-vjeçare vrau veten duke konsumuar fostoksinë vetëm 25 ditë pas fejesës. Policia ka marrë dëshminë e të fejuarit si edhe të familjarëve, ndërkohë që të afërmit e të fejuarit shprehen se çifti nuk ka patur konflikte. Ndërkohë, njëri prej kushërinjve të të fejuarit tregon se çfarë ndodhi ditën kur e reja i dha fund jetës. Ai shprehet se kishin qenë bashkë me të fejuarin e vajzës kur e morën nga familja e saj disa metra më tej dhe më pas të dy djemtë kishin shkuar për të…
Një efektiv i gardës së republikës është përjashtuar nga rradhët e institucionit pasi ka deklaruar se ka përdorur aplikacionin e enkriptuar ‘SKY ECC’. Burimet nga “Euronews Albania” bëjne me dije se agjencia e mbikqyrjes policore po shikon mundësine e një formulari tjetër që do ti dërgohet subjekteve vetdeklarues, për aplikacione të tjera që mesa duket nuk janë përdorur vetëm nga krimi. Formulari për vetdeklarimin e përdorimit të aplikacioneve të enkriptuara SKY ECC dhe ENCRO CHAT, “djeg” zyrtarin e parë. Nga rreth 13 mijë subjekte të agjencisë së mbikqyrjes policore në rradhët e uniformave blu, gardës së republikës dhe shërbimit zjarrëfikës,…
Një plagosje më thikë ka ndodhur në afërsi të shkollës “Muço Delo” në Vlorë. Dy të rinj janë konfliktuar me dy të tjerë. Sherri ka degraduar në përplasje me thikë dhe për pasojë kanë mbetur të plagosur dy prej tyre. Të plagosur janë Xhuljano Hodaj 20-vjeç dhe Enea Tafili 18-vjeç. Policia ka mbërritur në vendngjarje. Të rinjtë janë dërguar menjëherë në spital për ndihmën e parë mjekësore, ndërkaq është bërë arrestimi i një prej autorëve dhe është vendosur në kërkim bashkëpunëtori i tij.
Sara dhe Bardhi kanë shkëmbyer puthjen e parë mbrëmjen e djeshme, duke u kthyer në çiftin e dytë që zyrtarizohet brenda Shtëpisë së Big Brother VIP këtë edicion të tretë. Megjithatë pas puthjes nuk kanë munguar as ngacmimet e banorëve, ndërsa Meri duke ‘i qarë hallin’ Bardhit, e vuri më në siklet. “O boo, shife atë u shkri… O Bardhi, për Zotin ik futi ndonjë dush dhe fli me Meritonin”- i tha Meri, koment të cilit këngëtari i replikoi duke thënë: “Jam duke bërë dush 7 herë në ditë… plus pishinë.” Pjesë nga batutat: Sara: Zbres unë si një ëngjëll…
Një laborator për përgatitjen e heroinës u zbulua në San Severo në Itali nga policia vendase. Në pranga u vu pronari i laboratorit, një 40-vjeçar shqiptar. Gjithashtu u sekuestruan mbi 18 kg lëndë narkotike së bashku me materialet dhe pajisjet e përdorura për përgatijen e lëndës narkotike. Operacioni nisi kur një patrullë u parakalua nga një makinë që lëvizte me shpejtësi të madhe, me manovra të papritura, pa sinjalizuar kthesat dhe pa ndalur në kryqëzime. Të dyshimtë për sjelljen e shoferit, oficerët ndoqën makinën deri në ‘Luisa Fantasia’ ku identifikuan shoferin, shkruajnë mediat italiane. Shoferi i njohur për policinë, është shfaqur…
Në prag të 4 shkurtit, Ditës Ndërkombëtarë e luftës kundër kancerit, Organizata botërore e shëndetësisë dha alarmin se deri në vitin 2050 në rang global parashikohet një rritje me 77% diagnostikimeve të reja me kancer në vit, duke kaluar nga 20 milionë raste që ishin në vitin 2022 në 35 milionë raste në 2050. Sipas studimit më të fundit të OBSH mbështetur në të dhënat e 115 shteteve, shtimi i rasteve lidhet me plakjen dhe rritjen e popullsisë, si dhe ekspozimin e njerëzve ndaj faktorëve të rrezikut, disa nga të cilat lidhen me zhvillimin social-ekonomik. Duhani, alkooli dhe obeziteti janë…
Punimet për ndërtimin e aksit rrugor Ballaban-Berat po ecin me ritme të shpejta. Në të gjithë gjatësinë e lotit numër 3 është hapur traseja dhe po vijon puna me ndërtimin e veprave të artit. Punohet gjithashtu edhe për mbrojtjen e skarpateve dhe mureve mbajtëse. Aksi rrugor Berat-Ballaban, me një gjatësi prej 58 kilometrash, lidh qarkun e Beratit me atë të Gjirokastrës. Përgjatë tij shtrihet një numër i madh fshatrash të cilat me ndërtimin e këtij aksi do të jenë më lehtë të aksesueshëm. Zona konsiderohet gjithashtu me potenciale të mëdha për zhvillimin e turizmit. Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe…