Ambasadori i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Serbisë, Bardhyl Canaj i dorëzoi të premten letrat Kredenciale Presidentit të Republikës së Serbisë, Aleksandar Vuçiç. Ambasadori Canaj pati një takim kortezie me Presidentin Vuçiç, në të cilin ishte i pranishëm edhe Ministri i Jashtëm, Ivica Dadiç. Ata diskutuan për marrëdhëniet dy palëshe, mundësitë për zgjerimin dhe forcimin e bashkëpunimit në të gjitha fushat me interes të përbashkët, njoftoi ambasada shqiptare në Beograd.
Author: tirana
Policia greke ka arritur të zbardhë plagosjen e 33-vjecarit Jorgo Zeneli alias Rafaelo Tona nga Morava e Korçës, ngjarje e ndodhur në 27 gusht në lagjen “Ampelokipo” të Athinës. Nga të shtënat me armë atë ditë, mbeti e plagosur edhe një 20-vjeçare greke. Zeneli mori një plagë në shpatull, ndërsa grekja, e cila u plagos rastësisht, mori plagë në kofshën e djathtë. Pas 5 muajsh hetime, policia greke ka vënë në pranga 35-vjeçarin shqiptar Arbi Shkurtaj si autor të dyshuar të ngjarjes. Sipas policisë, 35-vjeçari Shkurtaj ndodhej bashkë me Zenelin në një park të zonës, ku kanë debatuar me një…
Një tjetër lokal ku organizoheshin lojëra fati, me celularë është zbuluar në Lushnjë. Si pasojë, janë proceduar pronari i lokalit dhe punonjësi. Ndërkohë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme. Njoftimi i Policisë: Lushnjë/Vijojnë kontrollet në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional mbarëkombëtar “Sundimi i ligjit”, për goditjen e veprimtarisë së paligjshme të lojërave të fatit. Zbulohet 1 tjetër lokal ku organizoheshin lojëra fati, me celularë. Procedohen penalisht 2 shtetas. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë, si rezultat i kontrolleve të…
“Illyrian Pure Sport” 1250 kg e rëndë, me motor 950kuaj fuqi dhe 375 km/orë, 45 gradë pistonat. Mediat thonë se kjo makinë do të një rivale e fortë e “Lamborghini Aventador” apo “Ferrari 812 Superfast”. Kjo është makina e parë e prodhuar nga një shqiptar nga Prishtina por me rrënjë nga Mirdita, Qëndrim Thaçi. “Illyrian Pure Sport” u prezantua në fund të janarit ndërsa sot ka nisur prodhimi i saj. I ftuar sot në podkastin e kryeministrit Edi Rama, Qëndrimi Thaçi, 31 vjeç tregon si nisi rrugëtimi i djalit që u largua nga Kosova për t’i shpëtuar luftës në Kosovë,…
Zbardhet mesazhi që u është dërguar strukturave të PD për protestën e të henes para parlamentit. “Goditjet më të rënda të një regjimi kundër një partie politike janë dy: Nxjerrja jashtë ligjit dhe, burgosja politike ose eleminimi i liderit. Te ngrihemi për të mos e lejuar asgjësimin e opozitës dhe pluralizmit! Të bëhemi bashkë kundër mega-vjedhjeve të qeverisë, shpopullimit të vendit dhe varfërimit të shqiptarëve! E hënë, 5 shkurt, ora 17.00. Te Parlamenti’”, thuhet në mesazh. Në këtë protestë do të marrin pjesë vetëm deputetët që njohin Sali Berishën si kryetarin e tyre, ndërsa deputetët që drejtohen nga Gazment Bardhi…
Mijëra vetë në kërkim të një pune rekrutohen prej kriminelëve në Azinë jugore dhe detyrohen të punojnë në rrjete online për të mashtruar njerëz në mbarë botën. Ekipi i gazetarëve të DW investigoi në kufirin e Mianmarit. Aaroni nuk mund ta besonte fatin e tij. Një kompani teknologjike në zhvillim në Tajlandë po i ofronte atij një punë të ëndrrave – një pagë të lartë, përfitime të mëdha dhe një rrugëdalje nga një e ardhme e pashpresë në jug të Afrikës. Sapo përfundoi studimet, ai u rekrutua nga një firmë IT me seli në Tailandë. “Unë shpresoja të shkoja dhe…
Një studim i ri, në rang global ka zbuluar perimet “mrekullibërëse” për reduktimin e yndyrës së barkut dhe kufizimin e rreziqeve shëndetësore nga sëmundje të tilla si obeziteti dhe diabeti. Hulumtimet nga Universiteti Chung Ang i Koresë së Jugut pohon, në veçanti, se konsumi i përditshëm i kimchi është i lidhur me përfitime të konsiderueshme për trupin. Kimchi është një lakër popullore e fermentuar koreane . Tashmë njihet për përfitimet e tij në shëndetin e tretjes, funksionin e trurit dhe rritjen e sistemit imunitar . Studimet e mëparshme kanë nxjerrë në pah vetitë e dobishme të baktereve kimchi në parandalimin…
Një aksident është shënuar paraditen e së shtunës në aksin rrugor Vlorë-Fier. Dy automjete janë përplasur, ku për pasojë kanë mbetur të lënduar dy persona. Mësohet se të dëmtuarit janë dërguar në spital për të marrë ndihmën e duhur mjekësore. Ndërkohë, grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e aksidentit.
Kohët e fundit flitet për një ndarje të mundshme, të një nga çifteve më të njohur të estradës shqiptare, Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku. Një veprim i fundit i dyshes ka bërë që shumë nga fansat dhe ndjekësit e tyre të ngrenë dyshimet për një krisje të marrëdhënies së tyre. Dy artistët nuk ndiqen më me njëri tjetrin në Instagram. Dyshimet janë përforcuar edhe më shumë, pasi dyshja kanë hequr edhe fotot e tyre së bashku, në rrjetet përkatëse sociale. Nga një hulumtim në Instagram, vëmë re qe Besi mban më shumë foto me Xhensilën. Ai ka zgjedhur të mos…
Një 38-vjeçar është vendosur në pranga nga uniformat blu, pasi iu gjetën armë në banesën ku jetonte në fshatin Vardardhe-Sukth. Qani Hysa nga Dibra raportohet se mbante fshehur në banesën e tij 2 pistoleta dhe municion luftarak dhe 1 pushkë sportive, që janë sekuestruar nga policia. “Shërbimet e Stacionit të Policisë Manzë, në bashkëpunim me shërbinet e Forcës së Posaçme “Shqiponjat”, ushtruan kontroll të befasishëm në banesën e shtetasit Q. H., 38 vjeç, banues në Sukth. Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 2 armë zjarri pistoleta, 1 pushkë sportive, 1 thikë dhe municion…
Bardha Pali, përpara se t’i jepte fund jetës duke u vetëvarur me litar në Pirgos të Greqisë, ka rrëfyer kalvarin e vuajtjeve mes tradhtisë së bashkëshortit dhe dhunës psikologjike që ka përjetuar. 47-vjeçarja, në një postim në Facebook, ka treguar se si për t’u hakmarrë ndaj tradhtisë së të shoqit, Ilir Pali, nisi të fliste me një burrë një Greqi që ia prezantuan dy kunatat e saj. Bardha Pali rrëfen se i shoqi pagoi 2 mijë euro për t’i hakëruar Whatsapp duke i zbuluar mesazhet që po shkëmbente me burrin që e tradhtonte. Ajo tregoi se tentoi të vriste veten…
Shërbimet e Seksionit të Forcës së Posaçme Operacionale në DVP Tiranë, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative se në afërsi të Pallatit të Kulturës, ndodheshin dy shtetas të armatosur, menjëherë kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Shëtitësit”, për kapjen e tyre. Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit A. K., 19 vjeç, banues në Shkodër, dhe R. P., 20 vjeç, banues në Kamëz. Gjatë kontrollit të shtetasit A. K., shërbimet e Policisë, i gjetën dhe…