Dhuna dhe tradhtia në familjen shqiptare në Pirgo të Greqisë, duket se detyroi Fatbardha Palin t’i japë fund jetës duke u vetëvarur. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së premtes. Policia gjeti viktimën të varur me një litar pak metra larg spitalit të Pirgosit. Ajo u dërgua me urgjencë në spital, por mjekët nuk mundën ta shpëtonin. Duket se shkak i vetëvrasjes së saj ishin problemet familjare dhe tradhtia e të shoqit, por edhe dhuna psikologjike e ushtruar ndaj saj, raporton TCH. Viktima ka zbuluar çdo gjë në rrjetë sociale, përpara se të kryente aktin e rëndë, ndërsa përmend bashkëshortin si shkaktar…
Author: tirana
Ish-kryeministri Sali Berisha nga ballkoni i banesës ku ndodhet në arrest shtëpie, paralajmëroi Kryeministrin Edi Rama se qoftë një fije floku t’i preket ish-zëvendësit të tij Arben Ahmetaj pas deklaratave që tronditën vetë PS-në, atëherë ai do ta pësojë rëndë së bashku me familjen e tij. Berisha tha se Ahmetaj u tregoi shqiptarëve se kreu i vjedhjes së shekullit është Edi Rama dhe pronari i djegësit të Tiranës, Erion Veliaj. “Të dashur miq! Askush nuk e ka sulmuar me fakte më shumë se Sali Berisha, Arben Ahmetajn…. Kjo ishte pra një kokë turku, ashtu siç u shprehën avoketërit e tij…
FMN ka bërë disa projektime të reja në lidhje me plakjen e popullsisë. Sipas projeksioneve deri në 2070-ën, të moshuarit mbi 65 vjeç do të përbëjnë 40% të totalit të popullsisë nga 17%. Sipas institucionit ndërkombëtar, duke marrë në konsideratë emigracionin e lartë dhe lindshmërinë e ulët, pritet që kjo grupmoshë të jetë sa 80% i fuqisë punëtore, niveli më i lartë në të gjithë rajonin. Ekspertët shprehen se projeksionet janë më alarmante se më parë E rrezikuar nga ndryshimet demografike është edhe skema e pensioneve. FMN ka përllogaritur se në 2022-in, një pensionist kishte vetëm 27 vite kontribute, duke…
Një çift shqiptarësh janë arrestuar nga policia franceze, pasi doganierët e Dax në Francë gjetën në makinën e tyre një shumë të madhe eurosh të padeklaruara. Doganierët ndaluan mjetin ku ndodhej çifti i shqiptarëve në autostradën A63. Ata u shprehën se po udhëtonin për fundjavë nga Gjermania për në Madrid të Spanjës. Për shkak të dyshimeve, mjeti i tyre është kontrolluar me qen nuhatës dhe pikërisht me ndihmën e tij, në bagazhin e mjetit është gjetur një pjesë metalike e cila është prerë. Brenda saj është gjetur një vend i fshehtë ku ndodheshin 340 mijë euro cash, të prerjeve 20…
Të gjithë kemi dëgjuar për vitaminat dhe mineralet, por çfarë ndodh me koenzimën Q10? Kjo lëndë ushqyese gjendet natyrshëm në trup, por zvogëlohet me kalimin e moshës. Por pse na nevojitet dhe çfarë bën? Antioksidant – Koenzima Q10 është një lëndë ushqyese që gjendet natyrshëm në trup. Një antioksidant i fuqishëm, ai gjendet pothuajse në çdo qelizë të vetme. Antioksidantët mbrojnë qelizat nga dëmtimi, pasi ato luftojnë grimcat e dëmshme në trup të njohura si radikalet e lira. Radikalët e lirë dëmtojnë membranat qelizore, prishin ADN-në dhe madje mund të shkaktojnë vdekjen e qelizave. CoQ10 – Koenzima Q10 zakonisht shkurtohet në termin…
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në Kuvendin zgjedhor të degës 8 dhe 2 në Tiranë, është shprehur se gjatë këtyre gjashtë muajve të fundit është kryer procesi i mundimshëm i ringritjes së PD. Ai shton se betejat nuk fitohen nga më të fortët, por nga më të vendosurit dhe sipas PD dhe demokratët janë më të vendosur se kurrë. Basha është shprehur se ata sulmohen pasi nuk kanë pranuar të futen në vathin e atyre që ditën bëjnë teatër gjoja të ndeshjeve politike dhe natën numërojnë paratë. “Sulmohemi sepse ne nuk pranojmë të futemi në vathin e autokracisë politikë,…
Nga Anila Hoxha Një gjykatës në Tiranë vendosi sot detyrimin e shtrimit psikiatrik në një spital burg për Ardian H., një 57-vjeçar të cilin nuk e interesoi askush, por aventura e tij nga hoteli Marriot deri në rrugën Kastriotët e dallonte nga të gjithë endacakët dhe të pastrehët në metropol. Çdo hajdut në Tiranë apo kudo që shkon, ndonjëherë bëhet ‘interesant’ për shkak të rëndësisë dhe vlerës së objekteve që rrëmben, ose për shkak të statusit të personit që ka vjedhur. Ardian H. u bë i rëndësishëm, dukshëm për shkak të statusit të tij, sepse ishte endacak dhe sepse kishte…
Konkurrentja e Big Brother Vip, Rike Roçi, ka deklaruar se do të dalë vetëm që aty, duke nënkuptuar se nuk do të krijojë asnjë lidhje. Megjithatë, Fatjoni tha që për këtë nuk duhet të ishte e sigurt, ndërsa Gazi tha se ajo është lojtarja më e fortë nga vajzat. Rikja: Zemër unë këtu kam hy vetëm do dal vetëm. Kam një karakter, unë e di sesi jam dhe jashtë familja ime më njeh Fatjoni: Gjithsesi mos thuaj kurrë Graciano: Jo mo Rikja i ka të qarta gjërat, edhe nëse bën diçka, e bën se e ndjen Gazi: Është lojtarja më…
Gazetari Artan Hoxha, ka sjellë edhe njëherë në vëmendje përgjimet në rrjetin SKY, i cili nxori “zbuluar” narkotrafikantë, persona të përfshinë në korrupsion apo në botën e krimit. I ftuar në “Breaking”, Hoxha tha se ky aplikacion është përdorur nga politikanë, banda shumë të rëndësishme dhe persona të rrezikshëm si Ervis Martinaj apo Nuredin Dumani, të cilët nuk përdornin emrin e tyre por komunikonin me kode. “Prokuroria ka marrë të dhëna nga persona që kanë qenë bashkëpunëtorë të drejtësisë, të cilët kanë përdorur sistemin dhe ata i dinë kodet. Ai e di se çfarë nofke ka pasur për shembull Ervis…
Kalimet mes përmes rrugës si në këto raste janë shkak i gati 20% të aksidenteve të ndodhura në vend. Nisur nga shkeljet në rritje, policia ka nisur ndëshkimin e qytetarëve prej 1 Janarit. Në një muaj, Policia e Tiranës ka gjobitur rreth 300 qytetarë. Gjoba është në vlerën e 1 mijë lëkëve të rinj. Policia thotë se në shumicën e rasteve është paguar në moment. Megjithatë ka edhe raste kur qytetari e ka të pamundur pagesën në moment. Shkeljet më të shumta nga këmbësorët vërehen tek segmenti që lidh Rrugën e Elbasanit me rrethin e Sanatoriumit, Bulevardi Zhan Dark, Bulevardi…
Kryeministri britanik Rishi Sunak dhe kryeministrja italiane Giorgia Meloni ranë dakord të vazhdojnë të punojnë së bashku për të trajtuar migracionin e paligjshëm duke zhvilluar “partneritete novatore”, tha zyra e Sunak. Të dy liderët e kanë bërë prioritet reduktimin e numrit të emigrantëve të paligjshëm që vijnë në vendet e tyre dhe në një telefonatë të premten ata diskutuan bashkëpunimin për të luftuar bandat që kontrabandojnë njerëz si dhe ardhjet e paligjshme. Reuters vë në dukje edhe marrëveshjen e arritur mes Shqipërisë dhe Italisë për emigrantët. “Meloni ka rënë dakord me Shqipërinë që Italia të ndërtojë qendra për dërgimin e emigrantëve në…
Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj janë në proces divorci. Xhensila ka ndërmarrë hapin ligjor për t’i dhënë fund martesës disavjeçare me aktorin e humorit. Dyshimet për një krizë mes çiftit kanë nisur prej ditësh, kur u kuptua se ata nuk e ndiqnin njëri-tjetrin në rrjete sociale. Përveç kësaj, Xhensila dhe Besi nuk janë parë bashkë prej javësh në evente apo ambiente të përbashkëta. Sipas lajmeve që qarkullojnë, Besi nuk ka qenë dakord për këtë vendim të këngëtares. Së fundmi, Xhensila ka qenë e vetme në Dubai dhe pritet të kthehet në Tiranë për të nisur koncertet gjatë fundjavës. Kjo nuk…