Author: tirana

Anëtarët e bandës të akuzuar për dërgimin e celularëve dhe drogës tek të burgosurit duke përdorur dronë janë arrestuar në Itali. Sipas hetimeve, dorëzimi i celularëve dhe telefonave nga katër anëtarë të grupit te të burgosurit në këtë mënyrë është bërë në burgjet e zonës më të gjerë të Torinos, Italisë qendrore dhe Siçilisë. Policia italiane sekuestroi dy dronë ndërsa hetimet nisën dhjetorin e kaluar, me arrestimin e një operatori. Gjithë ky rrjet ilegal është koordinuar nga një i burgosur, i cili akuzohet për bashkëpunim me mafian dhe ndodhet në burgjet e Akragantës, në Siçili. Për çdo dërgesë, operatorët e…

Read More

“INSTAT është fshehësi më i madh i së vërtetës”, ky është reagimi që vjen nga grupi i hakerave iranianë, një ditë pasi sulmuan faqen e Institutit Shqiptar të Statistikave. Sipas grupit “Homeland Justice”, tashmë kanë në dorë të gjitha të dhënat e INSTAT, ndërsa shprehet se këtë sulm e kanë ndërmarrë “për të kthyer drejtësinë në vendin e tyre”. “ INSTAT është fshehësi më i madh i së vërtetës. Tani kemi akses të plotë në mbi 100 Terabajt të të dhënave tuaja GIS dhe regjistrimit. Të dhënat janë kopjuar gjithashtu dhe hequr nga serverët. Do ta kthejmë Drejtësinë në atdheun…

Read More

Policia e Vlorës ka vënë në hetim një 40-vjeçar pasi ka tentuar që të korruptojë efektivin e policisë kufitare në Portin e Vlorës mënyrë që të dilte jashtë vendit. Shtetasi me iniciale L. P, banues në Lushnjë ka tentuar të korruptojë punonjësin e Policisë Kufitare, në PKK Port Vlorë, duke i ofruar 50 euro, që të dilte nga territori i Republikës së Shqipërisë, në kundërshtim me ligjin (me dokumentacion të parregullt). Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë…

Read More

Një tjetër humbje jete nga fotoksina. 18-vjeçarja e cila ishte shtruar në spital, ka ndërruar jetë pasi kishte konsumuar fotoksinë. Ngjarja e rëndë është regjistruar në fshatin Çukas të Lushnjës dhe mësohet se ka nisur procedimi penal për burrin e saj, Entilo Dajci. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin E. D., 24 vjeç, banues në fshatin Çukas, pasi dyshohet se nga konfliktet e vazhdueshme me bashkëshorten e tij, shtetasen B.M, 18-vjeçe, banuese në fshatin Fiershegan, ajo ka konsumuar lëndë helmuese (fotoksinë) dhe për pasojë ka humbur…

Read More

Mëngjesi i kësaj të premteje nisi me debate në ”Big Brother Albania Vip 3”. Juli dhe Ledjona janë kapur me fjalë. Juli e akuzon Ledjonën se qesh vetëm me budallallëqe, ndërkohë që ajo i kthehet duke i thënë se “ka qeshur edhe kur ka thënë budallallëqe Juli që të mos e nxjerrë keq”. Ledjona: Po pse të lutem, kur e thua një fjalë mbaje! Juli: Po po do merrem me ty unë. Ledjona: E di çfarë do të thotë ti thuash tjetrit vetëm me budallallëqe qesh? Po ti bën 100 budallallëqe me të tjerët edhe unë kam qeshur mos të…

Read More

Numri i rasteve të reja me kancer në Europë pritet që të rritet me 22.5% në dy dekadat e ardhshme. Shifrat janë publikuar nga Agjencia Ndërkombëtare për Kërkime mbi Kancerin. Në rang global, numri i rasteve me kancer do të rritet me 55% nga viti 2022 deri në 2045. Më konkretisht, nga thuajse 19.9 milionë raste me kancer që janë raportuar në vitin 2022, në vitin 2045 pritet që të jenë 30.9 milionë raste të diagnostikuara. Shifrat janë bërë publike disa ditë përpara Ditës Botërore të Kancerit dhe theksojnë nevojën për të adresuar pabarazinë në shpërndarjen e burimeve për ta…

Read More

Ministrja e Bujqësisë, Anila Denaj ka zhvilluar një takim me blegtorët në Gjirokastër, të cilët kanë protestuar disa herë për çmimin e qumështit pasi baxhot e kanë fiksuar çmimin me 120 lekë/litër duke sjellë humbje të mëdha për ta. Denaj thotë se institucionet nuk mund të ndërhyjnë për caktimin e çmimit, por se duhet të arrihet përmes bashkëpunimit mes blegtorëve dhe grumbulluesve. “Politikat tona shkojnë drejt nxitjes së bashkimit të blegtorëve, interesave të tyre, për një fitim më të lartë dhe produkt më cilësor. Ministria e Bujqësisë, në bashkëpunim të ngushtë edhe me pushtetin vendor, do të vijojë të jetë…

Read More

Grupi i hakerave ”Homeland Justice”, kanë sulmuar faqen e Insitutit Shqiptar të Statistikave. Theksohet se të dhënat e Censit nuk janë objekt i këtij sulmi, pasi janë të ruajtura në sisteme të tjera të dedikuara vetëm për këtë qëllim. Sot ka reaguar dhe grupi i hakerave në Telegram, ku shprehen: ISTAT është fshehtësi më i madh i së vërtetës. ”Tani kemi akses të plotë në mbi 100 Terabajt të të dhënave tuaja GIS dhe regjistrimit. Të dhënat janë kopjuar gjithashtu dhe hequr nga serverët. Do ta kthejmë Drejtësinë në atdheun tonë. Të gjitha statistikat janë kundër jush”. Pas hakerimit, webfaqja…

Read More

Një pikë e këmbimit valutor në Kamëz, ka rënë pre e një grabitje. Mësohet se autorët kanë qenë tre persona të maskuar dhe kanë marrë 10 mijë euro. Grabitësit kanë çarë dhe shembur një pjesë të murit të brendshëm të ndërtesës për të hyrë brenda Exchange-t. Autorët kanë përdorur një automjet për t’u larguar. Policia nuk ka sjellë asnjë njoftim paraparak për këtë ngjarje.

Read More

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla inspektoi disa akse rrugore e nyje të rëndësishme qarkullimi në Tiranë, ku u njoh nga afër me disa nga problematikat e trafikut në qytet dhe rrugët interurbane. Balla theksoi rëndësinë e komunikimit me qytetarët, ndërgjegjësimin e tyre për domosdoshmërinë e respektimit të rregullave të qarkullimit, si një masë mbrojtëse për shëndetin e jetën e tyre. Balla nënvizoi gjithashtu faktin se ndëshkimet ndaj kundërvajtësve kanë për synim edukimin e shtetasve dhe nuk janë qëllim në vetvete. “E rëndësishme është ajo që kemi thënë gjithmonë: nuk është gjoba qëllimi ynë! Gjoba është një instrument për të tërhequr…

Read More