Rumania duhet që në mënyrë urgjente të miratojë bazën ligjore që do të lejonte vullnetarët civilë që të ndjekin trajnime ushtarake, pasi që shteti ka nevojë të përgatitet më mirë në rast se lufta e Rusisë kundër Ukrainës zgjerohet. “Po, popullata e Rumanisë, sikurse e gjithë popullsia e Bashkimit Evropian, e Evropës, duhet të jenë të shqetësuar”, tha gjenerali Gheorghita Vlad gjatë intervistës për Shërbimin Rumun të REL-it. “Personalisht, edhe pse jo nga aspekti i një ushtari të karrierës, mendoj se Federata Ruse nuk do të ndalet [në Ukrainë]. Nëse fiton në Ukrainë, synimi i tij kryesor do të jetë…
Author: tirana
Ushtarakët kur veshin uniformën e tyre betohen për atdhe dhe për flamur por jo rrallë herë ky betim thyhet dhe ushtarakë të caktuar vihen në anën e kundërt të ligjit. Në vrasjet mafioze të kryera me snajper dyshimet kryesore janë se autori është një përdorues i mirë i armëve por hetimet nuk kanë shkuar në emra konkret. Ndërsa të tjerë të çuar me misione apo pasi kanë lënë ushtrinë janë përfshirë në vepra penale jashtë vendit. Rasti më i fundit ishte ai i zbuluar nga Policia spanjolle e cila shkatërroi një grup grabitësish të drejtuar nga një ish-ushtarak shqiptar. i…
Ndikimi keqdashës i Rusisë dhe Kinës në Ballkanin Perëndimor, ishte në fokus të një forumi në Kongresin amerikan. Anëtarë të Kongresit, zyrtarë të lartë amerikanë, si edhe anëtarë parlamentesh të vendeve evropiane dhe Ballkanit Perëndimor, shprehën shqetësimin për këtë ndikim ne rajonin tone. Ata thanë se Rusia dhe Kina po përpiqen të rrisin ndikimin e tyre përmes ndërhyrjeve politike, dezinformimit si dhe përmes investimeve ekonomike dhe infrastrukturore. Kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu, i cili ndodhet në SHBA, mori pjesë po ashtu në forumin “Mëngjesi i Lutjeve”. Në News24 ai ka zbardhur temat e diskutimit, ndërsa tha se Shqipëria ka…
Arbana Osmani, është një ndër moderatoret më të preferuara të publikut shqiptar ku për vite me rradhë të gjithë i ndiqnin me kuriozitet të madh programet që ajo moderonte ‘Big Brother’ dhe ‘Dua të të bëj të lumtur’. Pas një periudhe shkëputjeje, Arbana pritet të rikthehet në ekran. Këtë gjë e ka bërë me dije vetë ajo, ku e pyetur nga një dashamirës i saj nëse do ri rikthehet televizionit, ajo është përgjigjur se po punon për atë gjë.
Hakerat e “Homeland Justice” pretendojnë se pas sulmit, kanë në dorë edhe të dhënat e grumbulluara gjatë censit të popullsisë dhe banesave. Por kjo gjë është hedhur poshtë nga INSTAT, në reagimet që ka bërë dje dhe sot (1 dhe 2 shkurt 2024). Në reagimin e fundit, INSTAT deklaron se të dhënat e censusit nuk janë prekur, por shton se publikimi i statistikave do të shtyhet deri në një moment të dytë. “Instituti i Statistikave (INSTAT) njofton publikun se për shkak të një sulmi kibernetik që preku disa nga sistemet e tij më 31 janar 2024 do të shtyjë publikimin…
Depërtimi i masave ajrore me origjinë jugperëndimore do të bëjë që vendi ynë këtë fundjavë të ketë kushte të qëndrueshme atmosferike. Moti i kthjellët dhe orët me diell do të mbizotërojë në pjesën më të madhe të kohës, ndërsa vranësirat do të jenë mesatare-kalimtare kryesisht ditën e Diel. Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim 1-6m/s, ndërsa hera-herës në bregdet fiton shpejtësi deri 11m/s shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-3ballë. Në orët e mëngjesit në zonat luginore do të ketë prezencë të mjegullës dhe, po ashtu nuk do të mungojnë ngricat përgjatë akseve rrugore në relievet malore.
Kontrolle të befasishme janë ushtruar në burgun e Reçit. Nga kontrollet mësohet se gjashtë të burgosurve u janë gjetur 6 doza hashashi.
Asteroidi i quajtur “2008 OS7” do të kalojë pranë Tokës sot rreth orës 15:40. Me një diametër prej 480 metra, ky objekt hapësinor lëviz me një shpejtësi prej 18.1 km/sekondë, afërsisht 50 herë më shumë se shpejtësia e zërit. Asteroidi, sipas shkencëtarëve, nuk përbën problem për Tokën dhe do të kalojë 2.7 milionë kilometër larg planetit tonë, rreth 7 herë më larg se distanca Tokë-Hënë. Kometa u zbulua për herë të parë në vitin 2008 nga qendra hapësinore në Arizona të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ky asteroid është konsideruar si potencialisht i rrezikshëm orbita e të cilit kryqësohet me…
Merkatoja e janarit ka përfunduar, ndërsa ashtu siç dhe pritej, lëvizje të bujshme nuk prodhoi. Ato interesante padyshim që nuk munguan ku këtu mund të përmendim rikthimin e Sancho tek Dortmund, kalimin e dyshes Dragusin-Werner tek Dortmundi apo dhe braziliani Roque që iu bashkua Barcelonës. Skuadrat preferuan të mos shpenzohen shumë përgjatë 31 ditëve që lamë pas, duke konsoliduar hapësirat e lëna bosh për shkak të dëmtimeve apo pezullimeve, ndërsa buja do të jetë në verë. Mbappe nuk prodhoi më lajm, me francezin që do të duhet të zgjedhë një tjetër afat për tu larguar nga Franca, ndërsa Reali i…
Të hënën demokratët e drejtuar nga Sali Berisha do tu rikthehen protestave para parlamentit. Në orën 16.30 anëtarët e PD do të mblidhen para godinës së seancave plenare për të protestuar kundër mazhorancës socialiste e cila sipas tyre po shkel të drejtat kushtetuese të opozitës. Ndërkaq brenda në sallën e seancave plenare do të protestojnë deputetët e opozitës të cilët do të tentojnë sërish të bllokojnë punimet e kuvendit. Mbledhja e së hënës i dedikohet vetëm diskutimeve për problemet e qytetarëve dhe nuk janë parashikuar ligje për tu miratuar; dhe në situatën kur demokratët do të bllokojnë foltoren mbledhja pritet…
Një nënë 48-vjeçare nga fshati Sovjan i bashkisë së Maliqit një ditë më parë ka kërkuar ndihmën e policisë për gjetjen e vajzës së saj. Kjo e fundit është larguar nga banesa në drejtim të paditur. Pas marrjes së denoncimit policia e komisariatit Maliq është vënë në kërkim të 24-vjeçares për gjetjen e saj.
Brenda pranverës së këtij viti, do të jetë gati harta e re e çmimeve të pronave në të gjithë vendin. Në Ministrinë e Financave, është ngritur grupi i punës, për të caktuar çmimet e reja të referencës për metër katror për qytetet kryesore të vendit, e me fokus primar bregdetin. Grupi i punës është krijuar dhe shumë shpejt do të kemi edhe çmimet mesatare logjike të referencës për bregdetin dhe për qytetet kryesor. Çmimet referencës në këto zona janë jo reale dhe shumë të ulta. Ndaj duhet të caktojmë çmimet e ndershme me të cilat shiten këto pasuri. Shumë shpejt…