Barometri është munduar të kuptojë mendimin e qytetarëve për qeverisjen më të mirë të vendit, në këto 30 vite. Nga përgjigjjet e qytetarëve duket qartë se qeverisja më e mirë sipas tyre eshte ajo e Edi Ramës me 36% të të pyeturve qe e kanë zgjedhur, pas tij vjen qeverisja e Berishës me 26% që mendojnë se ka qenë qeverisja më e mirë dhe më pas ajo e Fatos Nanos me 18.8%. E përmbledhur mund të mendohet se vlerësimi i qytetarëve tregon përmirësimin e qeverisjes në kohë në bazë të leximit të përqindjeve të mendimit të tyre të pyetur për…
Author: tirana
Moderatorja Arbana Osmani ka zhvilluar një bisedë virtuale me ndjekësit e saj në Instagram. Një ndër kërkesat e ndjekësve ka qenë që moderatorja të ndajë me ta një foto, me Ledion Liço. Arbana nuk ka ngurruar dhe ka treguar një foto të vjetër me moderatorin, i cili këtë vit prezanton Big Brother Vip, format i cili për 2 vite është prezantuar nga Osmani.
Lumbardhi u shpall fituesi i formatit “Big Brother VIP Kosova 2”. Mbrëmjen e djeshme (2 shkurt) pas 108 ditësh ka përfunduar rrugëtimi i 4 finalistëve. Edona në këtë edicion ka zënë vendin e katërt, Shqipja të tretin dhe Blerando të dytin. Lumbardhi ishte bërë pjesë e BBVK-së që prej natës së parë më 20 tetor të vitit që lamë pas. Kujtojmë që brenda formatit Lumbardhi ka gjetur edhe dashurinë e tij, Kaderin Kicaj.
Kryetarja e parlamentit të Letonisë, Daiga Mierina thotë se duhet fitore për Ukrainën nëse dëshirojmë arritjen e paqes. Në një intervistë për Eka Maghaldadzen, e Shërbimit Gjeorgjian të Zërit të Amerikës, zonja Mierina tha se agresioni i Rusisë nuk do të ndalet vetiu dhe paralajmëron se ndërkohë Rusia po shtrin rrjetet e saj të ndikimit në mbarë botën duke përhapur paqëndrueshmëri dhe duke sulmuar demokracinë. Zëri i Amerikës: Zonja kryetare e parlamentit, faleminderit për kohën tuaj dhe që erdhët në Zërin e Amerikës. Gjendeni këtu në Uashington së bashku me homologët tuaj nga vendet e Balltikut, për takime me kolegët amerikanë.…
Të hënën demokratët e drejtuar nga Sali Berisha do t’u rikthehen protestave para Parlamentit. Në orën 16:30, anëtarët e PD-së do të mblidhen para godinës së seancave plenare për të protestuar kundër mazhorancës socialiste, e cila sipas tyre, po shkel të drejtat kushtetuese të opozitës. Protesta do të mbahet para Kuvendit. Përjashtimi i deputetëve të opozitës, mosngritja e komisioneve hetimore parlamentare, mosndryshimi i përbërjes së Komisionit të Posaçëm të Reformës Zgjedhore janë disa prej arsyeve që opozita do të protestojë. Ndërkaq, brenda në sallën e seancave plenare do të protestojnë deputetët e opozitës, të cilët do të tentojnë sërish të…
Ish-mesfushori i Kombëtares, Klodian Duro, është kthyer pas në kohë, teksa ka ndarë me ndjekësit e tij në rrjetet sociale dy foto nga e kaluara. Njëra i përket viteve të para të karrierës si futbollist, ndërkohë që tjetra është nga dueli me Ronaldinjon, në testin miqësor Shqipëri – Milan, përfunduar 3-3 dhe që shihte Klodian Duron kapiten të ekipit. Nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale, Duro ka treguar se është bullizuar deri në moshën 18 vjeçare, kur debutoi me ekipin e parë. Askush nuk besonte te fiziku i tij, ndërsa elbasanasi nuk dorëzohej me besimin se një ditë do të…
Athina u trondit nga shpërthimi i fuqishëm i një bombe të vendosur pranë Ministrisë së Punës dhe një banke. Shpërthimi shkaktoi dëme të konsiderueshme materiale, ndërsa u thyen xhamat si në Ministrinë e Punës, që ndodhet përballë vendit të shpërthimit, ashtu edhe në objektet e tjera fqinje. Aktit terrorit i kanë paraprirë dy telefonata nga persona të panjohur të cilët kanë paralajmëruar për vendosjen e bombës. Përgjegjësia për aktin terrorist u mor nga organizata e sapokrijuar “Vetëmbrojtja e Klasës Revolucionare”. Fillimisht ata thanë se bomba ishte vendosur në Ministrinë e Punës dhe më vonë në telefonatën e radhës thanë se…
Franca ka thënë të premten se Rusia duhet të përgjigjet për vdekjen e dy shtetasve francezë, të cilët u vranë nga një sulm me dronë në rajonin Herson në Ukrainë, derisa po i kryenin detyrat e tyre humanitare. Guvernatori rajonal i Hersonit, Oleksandr Prokudin, shkroi në rrjetin social Telegram se dy shtetas francezë u vranë dhe tre shtetas të huaj të tjerë u plagosën nga sulmi në Berislav, një qytet në veri të Hersonit më 1 shkurt. Prokudin nuk tregoi se për cilin ekip humanitar punonin ata. “Barbarizmi rus i ka sulmuar civilët në Ukrainë”, shkroi ministri i Jashtëm i Francës,…
Dashi Fati nuk do ju buzëqeshë shumë gjatë kësaj dite dhe ka rrezik që ëndrrat të mos iu realizohen. Nëse jeni në një lidhje do keni debate të zjarrta me partnerin dhe do lëndoheni. Do vendoset distanca dhe ka gjasa që lidhja të ftohet ndjeshëm. Ju beqarët nga ana tjetër nuk duhet të keni frikë të dilni nëpër takime. Askush nuk iu detyron të merrni vendime të padëshiruara kështu që shfrytëzojini rastet. Në punë, cilado qoftë fusha juaj e veprimit, gjërat nuk kanë për të qenë të lehta. Kujdes nga konkurrenca që nuk duket. Në planin financiar bëni kujdes nga…
Përfshihet nga flakët një banesë në katin e parë të një pallati në unazën e qytetit të Korçës. Gazetari Roland Beqiraj raporton se ngjarja ka ndodhur në afërsi të zonës të quajtur “Ura e Fajancës”. Mësohet se brenda në banesë ka qenë një grua, e sëmurë, dhe është nxjerrë menjëherë jashtë. Nuk dihen rrethanat e zjarrit, zjarrfikësja ende në vendngjarje për të shuar flakët. Edhe policia me forca të shtuara bëri të mundur largimin e të gjithë njerëzve që ndodheshin brenda pallatit ku ra zjarri.
Mot i kthjellët me temperatura të ulëta dhe pa reshje në të gjithë qarqet. Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet: 4 / 12 °C në vendet e ulëta: -1 / 12 °C në vendet malore: -3 / 8 °C Era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.
Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku prej disa ditësh janë kryefjala e mediave rozë pasi po aludohet se çifti po shkon drejt ndarjes dhe se është pikërisht këngëtarja Xhensila e cila ka bërë kërkesën për nisjen e procesit të divorcit. Pasi marrëdhënia e tyre po përflitet kudo në rrjtete sociale, kjo temë nuk i ka “shpëtuar” as reperit të njohur Kleviol Ahmeti. Ky i fundit në një video live në rrjetin social Tik Tok ka “”gjetur” shkaktarin e ndarjes së çiftit të njohur të showbizz-it. “Ky karteli i madh ia ka marrë gruan shokut të ngushtë dhe nuk i flet më…