Ende vrasja me plan e Liridonës vijon që të jetë temë diskutimi në ekranet televizive. Avokati Tom Gashi teksa flet për këtë ngjarje, hedh dyshime mbi telefonat e Naim Murselit dhe Liridona Ademajt, që nuk janë gjetur ende nga Policia e Kosovës. “Si është e mundshme që u zhdukën provat, edhe të Liridonës, edhe të Naimit. Megjithatë, motivi është ai që besoj e ka nxitur Naim Murselin që të organizojë vrasjen e Liridonës. Policia duhet të gjejë nëse telefonat i mori dikush. Mund të ndodhë që kush ka ato telefona të shantazhojë dikë të tjerë të përfshirë, por ky është…
Author: tirana
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti në takim nënkryetaren e Bashkisë së Parisit, Anouch Toranian, së cilës i dhuroi në mënyrë simbolike “Sahatin e Tiranës” dhe bisedoi për rritjen e bashkëpunimit mes dy qyteteve. Veliaj tha se Parisi dhe Tirana janë kthyer në laboratorë të ndryshimeve urbane. “Jam shumë entuziast për Lojrat Olimpike në Paris. Ekipi ynë olimpik është një ekip modest, por qëllon që shumica e ekipit të Shqipërisë është në fakt edhe ekipi i Sport Klub Tiranës, ndaj mezi presim t’ju kthejmë vizitën në Paris. Jam shpresëplotë që disa nga sportistët tanë, ata të mundjes, të…
Arturo Vidal u rikthye në Kili pas plot 17 vitesh karrierë të ndarë mes Europës dhe Brazilit. Vendasit e pritën “djalin” e tyre me shumë entuziazëm teksa mesfushori do të veshë sërish fanellën e Colo-Colo klub me të cilin nisi karrierën në vitin 2005 (qëndroi deri në 2007). 36-vjeçari u prezantua në stadiumin “Monumental” para 35.000 personave ndërsa klubi kishte menduar çdo detaj. Vidal mbërriti në stadium me helikopter ndërsa më pas mbërriti një veshje speciale, pelerina, shpata dhe kali për ta nderuar mesfushorin e për ta shndërruar në personazhin “Rey Arturo” ashtu edhe është njohur përgjatë karrierës së tij.
Këtë të premte, Gjykata Themelore e Prishtinës ka dënuar me 13 vite burgim serbin Dushko Arsiç me akuzën për krime lufte. Asiç bëhet përgjegjës për keqtrajtimin e civilëve shqiptarë, plagosje, si dhe për vrasje. Sipas aktakuzës, ai mori pjesë në vrasjen e një civili shqiptar në prill të vitit 1999 në Butovc të Prishtinës, ndërsa torturoi një tjetër shqiptar në atë kohë 15-vjeçar në po të njëjtën ditë. Gjatë muajve janar-qershor të vitit 1999 së bashku edhe me efektivë të tjerë të policisë serbe dhe grupe paramilitare, Arsiç akuzohet se ka marr pjesë në operacionet për dëbimin dhe shpërnguljen e…
Një 31-vjeçar i kërkuar nga drejtësia italiane, është arrestuar në Malësinë e Madhe me qëllim ekstradimin. Ai ishte pjesëtar i një grupi kriminal që për një periudhë 7-vjeçare, trafikoi në Itali, 3.4 tonë cannabis sativa dhe 35 kg kokainë. Gjykata e Milanos i ka caktuar 31-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, në kuadër të grupit kriminal, sipas parashikimeve të Kodit Penal të Italisë. Njoftimi i Policisë Malësi e Madhe/Inteligjencë policore dhe koordinim me partnerët, për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Finalizohet operacioni policor i koduar “Jeran”, nga shërbimet…
Në 32-vjetorin e krijimit të Policisë Ushtarake, ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi e cilësoi këtë strukturë si një njësi elitë e Forcave të Armatosura. “Ata burra dhe gra të guximshëm që veprojnë me vendosmëri dhe profesionalizëm në çdo situatë, meritojnë vlerësimin tonë të thellë”, u shpreh ai. Peleshi nënvizoi se “me devotshmëri dhe përkushtim të pashoq, efektivët e Policisë Ushtarake kanë dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në ruajtjen e sigurisë dhe mbarëvajtjes së detyrave të Forcave të Armatosura”. “Krenarë për punën e bërë në këto vite dhe për kontributin e tyre të jashtëzakonshëm në mbrojtjen e interesave tona kombëtare dhe…
Policia e Vorës ka vënë në pranga një 61-vjeçar, pasi i janë gjetur armë në banesë. Policia informon se me dije se në kuadër të operacionit ”Hill”, u arrestua në flagrancë shtetasi N.D., banues në Vorë. Gjatë kontrollit në banesën e 61-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri pushkë, krehër dhe municion luftarak.
Biznesmeni Gjergj Luca, i njohur për reagimet e veçanta kjo për politikën, këtë herë ka ironizuar ish-kryeministrin Sali Berisha, i cili mban fjalime nga ballkoni i tij, pasi është në izolim. Në këtë video, ndërsa disa ”mbështetës” janë mbledhur poshtë ballkonit të Lucës ai mban një fjalim ironik kundrejt Berishës. Madje një prej qytetarëve të mbledhur poshtë ballkonit të Lucës është maskuar si Sali Berisha dhe mban në dorë një pankartë ironike ”Europë reago, Gjergj Lucën na shpëto”.
Kryetari i Komitetit Ushtarak i Bashkimit Europian zbarkoi në Beograd. Gjenerali Robert Brieger zhvilloi një takim me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Kryetemë e bisedës së tyre ishte situata me Kosovën, por diskutuan edhe për rritjen e bashkëpunimit ekonomiko-ushtarak dhe teknik mes Serbisë dhe BE-së. “Theksova se për vendin tonë siguria e popullatës serbe në Kosovë e Metohi dhe ruajtja e paqes dhe stabilitetit në rajon janë prioritet. Falënderova forcat ushtarake europiane për angazhimin e tyre në këtë drejtim”, tha Vuçiç. Me të mbaruar me ushtarakun europian, Vuçiç kërkoi mbështetje në shpatullën e Rusisë. Presidenti serb takoi ambasadorin e Putinit…
Ish-numri dy i qeverisë, Arben Ahmetaj dha mbrëmë një intervistë me akuza të forta në ”SyriTV”. Mes të tjerash, Ahmetaj hodhi dyshime edhe për prokurorët e SPAK. Sipas tij, njëri prej tyre ka marrë një shtëpi nga një organizatë fetare. Çim Peka: Jeni konkret, flisni me emra. Ky prokuror është Altin Dumani, që ka marrë dhuratë shtëpinë e tij nga një organizatë fetare. Arben Ahmetaj: Nuk e di, ma thanë. Ky duhet parë. Po ky tjetri që ka të njëjtën vilë me gjysmën e çmimit, që e ka blerë familja e Eriolës. A duhet parë… Çim Peka: Arben Kraja ……
Kryeministri Edi Rama, informon se punimet në shkollën ”Kostandin Kristoforidhi” në Elbasan, po vazhdojnë me intensitet dhe pritet të përfundojnë së shpejti. Kreu i qeverisë përmes një postimi në Facebook, shkruan se ndërtimi i kësaj shkolle do garantojë kushte më të mira për 650 nxënës dhe mësues. ”Punohet me intensitet në shkollën “Kostandin Kristoforidhi” në Elbasan, një tjetër investim i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, në bashkëpunim me Bashkinë, që pritet të përfundojë së shpejti, për të garantuar kushtet më të mira për 650 nxënësit dhe mësuesit e kësaj shkolle. Në këtë vit, përmes programit të rehabilitimit të shkollave dhe…
Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja bëri të ditur se qeveria do të kërkojë ndihmë nga partnerët ndërkombëtarë për ngritjen e kapaciteteve menaxhuese për automotoparkun që po ndërtohet në Elbasan, ndërsa informoi se projekt-dizajni është në fazën përmbyllëse. Gonxhja zhvilloi një videokonferencë me përfaqësues të Formula 1 Group, DPSHTRR, kompanisë TTI-Wurz Design, dhe administruesve të Yas Marina Circuit (UAE). “Zhvilluam një bisedim të hollësishëm rreth projektit të shumëpritur të Auto Moto Park (AMP), Elbasan, me fokus të veçantë plotësimin e standardeve maksimale të Gradës A për pistën dhe strukturat mbështetëse, infrastrukturën dhe kushtet më optimale për organizimin e…