Author: tirana

Mediat greket kanë publikuar pamje të 34-vjeçarit shqiptar Renis Fejzolli i cili mbeti i plagosur pas një sulmi me armë në Athinë. I riu shqiptar shfaqet i shtrirë përtokë, teksa punonjësit e policisë që i japin ndihmën e parë të riut, duke i fashuar plagët. Sipas policisë i riu shqiptar, është dërguar në spitalin Giorgos Gennimatas ku po trajtohet për dëmtime në bark.

Read More

Tradhëtia nuk falet kurrë, dhe këtë e ka treguar një 71-vjeçare, e cila ka përfunduar në prangat e policisë pasi akuzohet se ka tentuar të vrasë bashkëshortin e saj. Xhelozia e Bertha Yalter u bë shkak për sulmin ndaj bashkëshortit të saj, pasi në apartamentin e tyre mbërriti një kartolinë dashurie nga një grua me të cilën ai ka patur lidhje 6 dekada më parë. Burri është gjetur i mbuluar në gjak në disa zona të trupit ku janë gjetur dhe shenja kafshimi dhe mavijosje. Është e paqartë se çfarë shkruhej në kartolinë, por i lënduari tha se kjo e…

Read More

Renis Fajzolli është qëlluar me armë zjarri në Athinë, ku ka mbetur i plagosur. Ngjarja ka ndodhur pak para orës 04:00 të mëngjesit, në një park në rrugën Sidirokastro në zonën e Botanikos. 34-vjeçari ka mbetur i plagosur me tre plumba në bark. Pas plagosjes ka marrë makinën e tij dhe ka arritur që të shkojë deri tek një patrullë policie që të kërkojë ndihmë. Ai është dërguar në spitalin e Giorgos Gennimatas, kku iu nënshtrua një operacioni për heqjen e plumbave. Autorët kanë hipur në një mjet, më pas i janë afruar 34-vjeçarit dhe e kanë qëlluar tre herë…

Read More

Mëngjesin e kësaj të premteje, kryeministri Edi Rama e ka nisur me foto nga koleksioni i jashtëzakonshëm i Paolo Rossit, të cilin thotë se mund ta shijojmë në Muzeun Kombëtar. ”MIRËMËNGJES dhe me disa pamje nga koleksioni i jashtëzakonshëm i Paolo Rossit, të cilin mund ta shijoni në Muzeun Kombëtar, falas deri në fund të muajit, ju uroj një ditë të mbarë”,-shkruan Rama. Në Muzeun Historik Kombëtar, të enjten u çel ekspozita unikale e koleksionit të jashtëzakonshëm të Paolo Rossit, djalit të artë të futbollit italian, që ngriti peshë edhe zemrat e tifozerisë shqiptare në vitet 70-80, e që ka…

Read More

Urdhri Sovran Ushtarak i Maltës i njohur gjithashtu si Kalorësit e Maltës, nuk është thjesht një rend fetar katolik me gati 1000 vjet histori. As nuk është thjesht një organizatë ndihme humanitare me buxhet shumë milionë dollarësh, me operacione që përfshijnë kampe refugjatësh dhe programe të ndihmës ndaj fatkeqësive në rreth 120 vende anembanë botës. Është gjithashtu një komb sovran, me statusin e vëzhguesit të Kombeve të Bashkuara dhe kushtetutën e tij, por, në mënyrë të pazakontë, pa asnjë tokë. Ajo lëshon targa makinash, pa pasur rrugë për të qarkulluar dhe vulat, monedhat dhe pasaportat e veta. Pasaportat e para…

Read More

Këtë të premte, moti parashikohet me alternime vranësirash në pjesën e parë të ditës si dhe mot i kthjellët në të gjithë territorin pas orëve të mesditës. Ngricat do të vazhdojnë të jenë prezente përgjatë akseve rrugore ndërsa temperaturat do të pësojnë rritje të lehtë. Era do të fryjë me drejtim lindje-verilindje me shpejtësi mesatare 1-8m/sek, ndërsa në bregdet dhe lugina era me shpejtësi deri 10-15m/sek, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 2-3ballë.

Read More

Dashi Të premten do të jetë ditë e mirë nga pikëpamja e mirëqenies dhe optimizmit. Do të keni energji të mjaftueshme dhe fati do jetë në anën tuaj. Kreativiteti dhe motivimi nuk do të mungojnë kurrë, shfrytëzojeni sa më shumë këtë gjendje. Demi Të premten mund të ketë disa probleme gjatë orëve në vijim. Niveli juaj i energjisë luhatet dhe mund të ndiheni të mbingarkuar në momente të caktuara. Do të përpiqeni të merrni vendime të menduara, por kjo nuk është domosdoshmërisht e mjaftueshme për të marrë rezultatet e dëshiruara. Binjakët Të premten, ju pret një ditë e mirë, e…

Read More

Një ditë më parë, u nda nga jeta 19-vjeçarja korçare Darda Dhimo, e cila pak kohë më parë ishte diagnostifikuar me leucemi akute. E reja e cila sapo kishte mbaruar vitin e parë të universitetit mësoi për sëmundjen e rëndë, një ditë kur shkoi të dhuronte gjak për bashkëmoshatarët. Por dëshira e saj e madhe për të ndihmuar të tjerët dhe për të jetuar u prenë në mes pasi sëmundja ishte më e rëndë. Edhe pse e dinte se sëmundja po i merrte jetën dita- ditës, ajo nuk hoqi për asnjë moment dorë nga besimi në Zot, jeta dhe të…

Read More

Edmond Ndou është zgjedhur kryetari i ri i qarkut të Shkodrës. Zyrtarizimi i tij në detyrë është bërë këtë të enjte, ku anëtarët e Këshillit të qarkut votëbesuan në shumicë emrin e propozuar nga socialistët. Edmond Ndou vjen në këtë post pas dorëheqjes së marina Duhanit. Ndou më herët ka drejtuar institucione publike e private. Ndërsa në fjalën e tij pasi u zgjodh kryetari i ri i qarkut, Shkodrës, premtoi se do të bashkëpunojë me të gjithë aktorët për të dhënë më të mirën për qytetarët.

Read More

Armando Broja është huazuar te skuadra e Fulham deri në fund të sezonit. Lajmi është konfirmuar nga gazetari sportiv, Fabrizio Romano. Sipas tij Chelsea dhe Fulham kanë arritur marrëveshjen mes tyre. Romano ka theksuar se Broja do të qëndrojë si huazim për një tarifë rreth 4 milionë paund deri në qershor te Fulham, që ndodhet aktualisht në vendin e 12-të të Premier League. “Armando Broja do t’i bashkohet Fulhamit në formë huazimi nga Chelsea deri në qershor. Fulham fiton garën kundër Wolves për të nënshkruar Broja, tarifa e huazimit do të jetë rreth 4 milion £ për Chelsea dhe ai…

Read More

Ministria e Financave në bashkëpunim me Bankën Botërore ka nisur punën për rishikimin e skemës së pensioneve, e cila pavarësisht ndërhyrjeve të bëra në vitin 2015, ende nuk ka arritur në nivelin që të ardhurat nga kontributet, të barazohet me shpenzimet, duke bërë që çdo vit të kërkojë shuma të konsiderueshme subvencioni nga buxheti i shtetit. Po ashtu, rritja e pagës minimale në shkallë vendi në 40 mijë lekë në muaj, çka rriti edhe kontributet që derdhin të punësuarit si dhe rritja së pagës maksimale për efekt kontributesh apo pagave në tërësi në sektorin publik, sërish nuk eliminuan vështirësitë financiare.…

Read More

Eleni Vangjeli 75-vjeçe dhe vajza e saj Ornela Vangjeli 54-vjeçe janë gjetur të vdekura brenda në banesën e tyre në lagjen 17 të qytetit të Korçës. Ka qenë djali i familjes i cili sapo ishte kthyer nga Greqia që ka gjetur të vdekura në banesë nënën dhe motrën, pasi forcat zjarrfikëse hapën derën me forcë e cila ishte e kyçur nga brenda. Jashtë kamerave djali i të moshuarës, njëkohësisht vëllai i shtetases tjetër të vdekur, ka treguar se ditën e shtunë ka biseduar me të motrën. Ditën e shtunë vajza ka çuar në spital nënën për shkak se kishte oksigjenin…

Read More