Topi foli për linja të klonuara të partisë më të madhe opozitare. “Shoh dy PD të ekspozuara, një zyrtare dhe shoh gjashtë klone, linja të klonuara. Identifikoj gjashtë linja të klonuara”, tha ai. Duke krijuar një metaforë me terma mjekësorë, Topi e përshkroi situatën aktuale në PD me një sëmundje terminale, që nuk kurohet më as me terapi. “Jemi në një moment ku po shohim pjesën terminale të sëmundjes, sëmundja ka kohë. Terapia nuk po jep asnjë lloj rezultati. Shoh që nuk ka asnjë lloj përpjekje për të dalë nga gropa. Është një sëmundje që ka degraduar prej vitesh”, u…
Author: tirana
Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së së Rithemelimit, Gazment Bardhi, ndërsa ndodhet në SHBA, ka marrë pjesë në ceremoninë Lutjeve të Mëngjesit dhe shkruan se ishin pjesëmarrës nga më shumë se 127 vende të botës. Bardhi shprehet se me ta ka ndarë pikëpamjet për situatën politike si dhe rolin e Shqipërisë në rajon e më gjerë. Postimi i Bardhit: Në Washington DC kisha kënaqësinë të jem pjesë e ceremonisë së Lutjeve të Mëngjesit, ku kisha mundësinë të takoja miq amerikanë e pjesëmarrës të tjerë nga më shumë se 127 vende të botës me të cilët ndamë pikëpamjet tona për situatën…
Një turk drejt BE-së me pasaportë false, kapet nga policia kufitare. Ka dashur ta përdorë Shqipërinë si trampolinë për të kaluar në Evropë, por policia kufitare në portin detar të Durrësit e ka arrestuar në flagrancë 20-vjeçarin turk që paraqiti në sportel, dokumente të dyshuara si të falsifikuara. Të riut i janë sekuestruar dokumentet false, që përfshijnë një pasaportë turke, leje për qëndrim në Francë dhe leje drejtimi franceze. B.B., 20 vjeç, banues në Turqi u paraqit në sportel me biletën e udhëtimit me traget drejt Italisë dhe dokumente të dyshuara të falsifikuara. Pas arrestimit, materialet procedurale për hetim të…
Astrologia Meri Shehu, një prej banoreve të “Big Brother VIP Albania” 3, ka bërë parashikimin e horoskopit për secilën shenjë, këtë fillim muaji. Sipas astrologes, muaji Shkurt në përgjithësi pritet të jetë një muaj shumë solidar, pasi do të kemi ndikimin e Hënës së re në Ujor. “Shkurti fillon më ndikimin e hënës së re në Ujor, që do të thotë se kemi një muaj shumë solidar, me ide të reja me bashkëpunime njerëzore dhe me ide revolucionare. Një ndryshim i madh do ndodh në jetën tuaj dhe hëna e re do të japë mundësinë ta përballoni mirë. Mos harroni…
Numri i madh i personave të përfshirë në pedofili në Angli, ka bërë që në çdo qytet të krijohen skuadrat e vigjilentëve kundër pedofilëve, në rrjetën e të cilëve ra edhe një emigrant shqiptar. Ata shtiren si minorenë nëpër faqet online të përdorura nga pedofilët, duke mbyllur takime mes të “miturve” dhe anglezëve pedofilë. Momentin final kur mbyllet takimi, ata konfrontojnë pedofilët e më pas njoftojnë policinë. Gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu, duke iu referuar një postimi të gazetarit anglez David Atherton, raporton se të njëjtin fat pati edhe emigranti shqiptar Gazment Asllani, i cili banonte në Hemel Hempstead.…
Seanca e sotme gjyqësore ndaj Fredi Belerit është shtyrë për në 13 shkurt, datë kur SPAK pritet të shpallë pretrencën për kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës. Prokurorët e SPAK, sipas gazetares Klodiana Lala, do të kërkojnë masën e dënimit për dy të pandehurit Fredi Beleri dhe miku i tij Pandeli Kokaveshi, të cilët ndodhen në burg prej 12 Majit 2023 kur u arrestua nën akuzën e blerjes së votave. Seanca e radhës në GJKKO për kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës do të zhvillohet më 13 shkurt në orën 14:00, ku Prokuroria e Posaçme pritet të japë konkluzionet për hetimin ndaj tij.
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore Fier, ka ekzekutuar vendimet e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ndaj 5 punonjësve të policisë, të dyshuar për kryerjen e veprave penale “Shpërdorim i detyrës” dhe “Falsifikim i dokumentave”. Në gjykatë u kërkua marrja e sigurisë ndaj personave nën hetim E.M, D.V, E.B, V.Th dhe F.H., në cilësinë e punonjësit e policisë të Seksionit të Trafikut Interurban dhe Urban në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, pasi dyshohet se kanë kryer veprime në kundërshtim me ligjin, që lidhen me praktikat të kundërvajtjeve administrative që kryenin shtetas të ndryshëm, duke i përshtatur ato…
Ditën e shtunë në orën 17:00 pritet të mbahet mbledhja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike. Në mbledhje pritet të diskutohet në lidhje me situatën politike në vend. Kjo mbledhje do të mbahet ndërkohë që ish-kryeministri Sali Berisha është në arrest shtëpie që prej vitit të kaluar. Nuk dihet nëse Berisha do të marrë pjesë nëpërmjet lidhjes online në këtë mbledhje. Ditën e sotme u shty seanca për ankimimin e tij, në të cilin kërkon leje të posaçme për të marrë pjesë në seancat plenare në Parlament. Sipas avokatëve të Berishës, këto vendime vijnë me qëllimin për t’i djegur mandatin…
Shoku i Renatos, 34-vjeçarit nga Shqipëria, i cili vrau ish-partneren e tij Suela Saliaj dhe më pas rrëmbeu vajzën 8-vjeçare, ka rrëfyer për “Jetë Shqiptare” detaje të reja mbi ngjarjen e rëndë. Ai deklaroi se Renato dhe Suela kanë patur probleme tradhtie që prej vitit 2018-2019. Sipas tij, Suela e ka tradhëtuar Renaton me një koleg të këtij të fundit. “Me Renaton ishim shokë të ngushtë, jemi rritur bashkë këtu në Lakeëood Ohio që në 2002-shin. Reanto dhe Suela kanë patur probleme tradhtie që nga vitet 2018-2919. Tradhtia ishte me një koleg që Renato shiste siguracione jete dhe për këtë…
Kryeministri Edi Rama i ka dërguar një letër presidentit amerikan, Joe Biden, ku i shpreh ngushëllime në emër të popullit shqiptar, për vrasjen e 3 ushtarëve amerikanë në Jordani. Në letrën që kreu i qeverisë e ka publikuar edhe në rrjetet sociale, shkruan se në këto kohë të vështira, duhet të qëndrojmë të gjithë së bashku. Ndër të tjera, Rama shprehet se Shqipëria qëndron përkrah SHBA-ve.
Ilnisa, Fatjoni dhe Juli të ulur ballë përballë me njëri-tjetrin në një darkë të organizuar nga Vëllai i Madh, kanë treguar eksperiencat e tyre më të çuditshme dhe të bukura seksuale që kanë përjetuar gjatë jetës. Fatjoni shprehet se ka kryer marrëdhënie në pallatet e Enverit, Juli tregon se ka kryer marrëdhënie në gardërobën e shtëpisë. Ndërsa Ilnisa shprehet se nuk ka një vend të çuditshëm, sepse sipas saj, ajo “nuk shquhet për ekstravagancë”. Ilnisa Agolli: Nuk shquhem për ekstravaganca. Kur do dikë të duket çdo vend i bukur. Nuk kam një vend të çuditshëm, unë jam një natyre le…
Media ”Washington Post” ka bërë një artikull, ku sugjeron 12 destinacionet perfekte për vitin 2024. Prestigjiozja ka futur edhe Shqipërinë, në një nga vendet që ia vlen për ta vizituar gjatë këtij viti. “”Në rivierën shqiptare mund të gjeni një konstelacion qytetesh të vogla si Dhërmiu”, shkruan gjiganti mediatik pa lënë jashtë liste edhe Tiranën për eksperienca të jashtëzakonshme të kulinarisë dhe historisë”, tha Rama në rrjetet sociale.