Author: tirana

Këtë të enjte, dy fqinjë janë konfliktuar në fshatin Zejmen të Lezhës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:30. Dyshohet se për motive të dobëta, i riu me iniciale H.P ka goditur me mjet prerës shtetasin me iniciale Gj. K. I dëmtuari ndodhet në spital për ndihmën e nevojshme mjekësore, jashtë rrezikut për jetën. Sipas bluzave të bardha, ai marrë disa dëmtime në trup dhe fytyrë nga goditjet me një mjet prerës. Autori i dyshuari është shoqëruar në ambientet e Policisë.

Read More

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla thotë se gjatë Janarit 2024, Policia Kufitare ka mirëpritur dhe ju ka uruar udhëtim të mbarë 626.407 pasagjerëve, gjë që e quan shënim i një tjetër rekordi të aeroportit “Nënë Tereza”. Balla thotë se gjatë vitit 2024, Shqipëria pret një numër më të madh turistësh se vitin e kaluar. “”Aeroporti “Nënë Tereza”, porta më e madhe hyrëse shënon një tjetër rekord. Gjatë Janarit 2024, Policia Kufitare ka mirëpritur dhe ju ka uruar udhëtim të mbarë plot 626.407 pasagjerëve. Krahasuar me Janarin 2023, në këtë pikë kalimi kufitar kanë kaluar 92.500 pasagjerë më shumë në muajin…

Read More

Një 52-vjeçar ka mbetur i plagosur këtë të enjte në minierën e Martaneshish. Policia bën me dije se specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Bulqizë, referuan materialet në Prokurori për “Ngjarje aksidentale”, pasi shtetasi O.H 52 vjeç, banues në Mat, gjatë punës në një subjekt minerar në Martanesh, është dëmtuar aksidentalisht si pasojë e rënies së disa gurëve nga tavani i galerisë, duke i shkaktuar frakturë në këmbë. Ky shtetas ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për veprime të mëtejshme.

Read More

Mes dhimbjes së madhe, familjarët përcollën për në banesën e fundit 28-vjeçaren Irida Hasalla, e cila humbi pas ndërhyrjes estetike për heqjen e dhjamit në spitalin privat ”Amerikan 2”. Varrimi u mbajt në Lushnje. I vëllai Arenc Hasalla bëri denoncim për mjekim të pakujdesshëm ndërkohë që pritet të dalë autopsia për të përcaktuar shkakun e vdekjes. Në Belgjikë e ndjera punonte në një restorant. Brenda pak ditësh priste të merrte përgjigjet e analizave që kishte kryer atje për tumorin, dhe siç familjarët na tregojnë, priste lajme të mira, të kishte përmirësim të gjendjes shëndetësore. Policia e Tiranës ka nisur hetimet…

Read More

Sërish hakerat kanë goditur vendin tonë. Grupi i hakerave iraniane ”Homeland Justice” kanë sulmuar faqen e Insitutit Shqiptar të Statistikave. Nga INSTAT theksohet se të dhënat e Censit nuk janë objekt i këtij sulmi pasi janë të ruajtura në sisteme të tjera të dedikuara vetëm për këtë qëllim. “INSTAT informon opinionin publik se në datën 31 janar 2024, sistemet e saj informatike kanë qenë objekt i një sulmi kibernetik të sofistikuar. INSTAT ka reaguar me shpejtësi dhe profesionalizëm për të parandaluar dhe minimizuar dëmet e mundshme nga sulmi. INSTAT ka ndërprerë menjëherë lidhjet e internetit dhe ka aktivizuar protokollet e…

Read More

Nën kujdesin e Ministres së Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj, u organizua takimi me temë “Inovacioni në sistemin financiar”, në prani edhe të Kryeministrit Edi Rama. Qëllimi i këtij takimi, i cili mblodhi së bashku ministra të kabinetit qeveritar, përfaqësues të bankave të nivelit të dytë, përfaqësues të Bankës së Shqipërisë dhe Shoqatës së Bankave, përfaqësues të institucioneve shtetërore dhe përfaqësues të kompanive në fushën e fintech, ishte diskutimi mbi sfidat dhe zhvillimet inovative të dixhitalizimit në sistemin financiar. Në fjalën e saj, Ministrja Ibrahimaj theksoi rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit mes gjithë aktorëve për tejkalimin…

Read More

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali priti sot në takim kryetaren në detyrë të Prezencës së OSBE-së në Tiranë, Clarisse Pasztory. Spiropali u shpreh se shumica parlamentare mirëpret rifillimin dhe përshpejtimin e punës përmbajtësore për reformën zgjedhore me kontribut nga Prezenca e OSBE-së në Shqipëri dhe OSBE/ODIHR. “Kemi kohë që jemi të gatshëm për shqyrtimin e çdo propozimi përmbajtësor e bashkëpunimi të hapur me deputetet e opozitës, të cilët uroj të kuptojnë më shpejt se vonë, se aktet e pahijshme dhe braktisja e detyrës nuk i pengojnë akrepat e orës të ecin”, theksoi Spiropali në një postim…

Read More

Gazetarja Anduela Llabani, thotë se fëmijët e Liridonës që u vra në fund të 2023, kanë qenë të traumatizuar nga ngjarja e rëndë, ku nëna e tyre u vra në mënyrë brutale me porosi të të atit. Në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, Llabani tha se pas ngjarjes, njëri prej fëmijëve teksa po pyetej nga një psikologe, vizatoi një ujk dhe tha ”ky është babi”. “Ka edhe dy fëmijë, të cilët ditën e ngjarjes janë marrë në pyetje nga një psikologe. Ka një detaj shumë të rëndësishëm që tregon për marrëdhëniet mes dy prindërve. Kur i është ulur njëri nga…

Read More

Kryeministri Edi Rama është takuar këtë të enjte me përfaqësues të sistemit bankar, të cilëve u ka tërhequr “veshin” për faktin që një pjesë e mirë e bankave të nivelit të dytë vijojnë të funksionojnë me metoda tradicionale . Qeveria kërkon nga bankat që brenda këtij viti, pensionistë të marrin pensionet përmes sistemeve të reja. Bizneset të shesin me këto sisteme. Nga ana tjetër, që qarkullimi i CASH-it në vend të bjerë ndjeshëm. “Duam ta bëjmë në mirëkuptim të plotë dhe në paqe, por do ta bëjmë”,-shtoi kryeministri. Procesi pritet që të drejtohet nga Banka e Shqipërisë. “Të gjitha justifikimet,…

Read More

Luiz Ejlli dhe Kiara Tito, mbeten ndër personazhet më të përfolur të ”Big Brother Albania Vip 2”. Ata bënë bujë të madhe, ndonëse krijuan një histori të bukur dashurie, brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Ky moment magjik mori vëmendje të madhe dhe u komentua gjithandej nëpër rrjete sociale. “Trend prej një viti. Faleminderit Ejllat që kurrë nuk u dorëzuat. Ju duam”, tha Tito. “Për shumë vjet 1 shkurtin”, tha në anën tjetër fituesi i edicionit të dytë të BBVA.

Read More

Kryeministri Edi Rama është bërë pjesë në një tryezë me përfaqësuesit e sistemit bankar dhe të industrisë së re Fintech. Në fokus të këtij takimi është nevoja për shtrirjen e modernizimit të shtetit në digjitalizimin e shërbimeve financiare. “Ofrimi i më shumë zgjidhjeve alternative në fushën e pagesave mundëson uljen e kostove të transaksioneve, të informalitetit dhe të qarkullimit të parasë dorë më dorë”, shprehet ndër të tjera kreu i qeverisë. Gjatë fjalës së tij ai ka thënë se bankat duhet të jenë tashmë në nivelin e lartësisë së sfida që është Shqipëria, për të “shkëlqyer në Europë”. “Të kërkojmë…

Read More

Federata Shqiptare e Futbollit ka arritur marrëveshjen me trajnerin Bledi Shkëmbi për të marrë drejtimin e ekipit Kombëtar U-19. Ish-futbollisti i Kombëtares i cili prej vitesh ka nisur karrierën si trajner do të zëvendësojë në këtë detyrë teknikun Ervin Bulku, i cili do të jetë pjesë e stafit teknik të trajnerit Silvinjo. Bledi Shkëmbi është një emër i njohur në vendin tonë, teksa ka qenë një ndër futbollistët më të spikatur të brezit të tij. Ai gjithashtu numëron edhe 14 ndeshje me Kombëtaren A, ndërsa si trajner ka punuar në drejtimin e klubeve si Teuta dhe Dinamo në Shqipëri, apo…

Read More