I dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar ka detyruar delegacionet e PS dhe PD të ishin bashkë në Uashington. Kështu u shpreh analisti Mentor Nazarko. Ai komentoi për vizitën e Gazment Bardhit në SHBA dhe lëvizjet politike, të cilat mund të reflektohen prej tij pas kthimit në Shqipëri. Sipas Nazarkos, kjo vizitë do ta ndihmojë Bardhin për të parë se ku synojnë Shtetet Bashkuara të Amerikës, në raport me konfliktin e brendshëm më Partinë Demokratike. “Gabriel Escobar detyroi që delegacionet PS-PD në SHBA të ishin bashkë. Bardhi është I favorizuar edhe nga kredencialet që i japin paritë aleate,…
Author: tirana
Pijet energjike, sasia e kafeinës, stresi dhe përdorimi i lëndëve narkotike, janë disa prej faktorët kryesorë që çojnë në infarktin e miokardit. Kështu ka deklaruar mjeku i urgjencës në Londër, Adrian Fandi në një emision televiziv. “Situata është si ën të gjithë Evropën. Kur flasim për moshat e reja deri në 40 vjeç përsa i përket sëmundjeve kardiake, stresi është faktor kryesor, konseguenc e jetës së përditshme që bëjmë, konseguencë e mënyrës si ushqehemi , e pijeve energjitike që marrim, sasisë së kafeinës që marrim në gjak”, tha Fandi. Ky i fundit deklaroi se një pijë energjike është njësoj si…
Kreu i qeverisë Edi Rama ishte i pranishëm këtë të enjte gjatë hapjes së ekspozitës në nderim të Paolo Rossit, legjendës së futbollit italian i cili është ndarë nga jeta tre vite më parë. Në fjalën hapëse kryeministri Edi Rama ka bërë një batutë edhe me Gabriele Gravinën. Një nga zv.presidentët e UEFA-s dhe kreu i futbollit në Itali, pasi Gravina për herë të katërt viziton Shqipërinë dhe Edi Rama i tha se nuk e ka takuar. “Falenderoj edhe Gravinën, kreun e futbollit në Itali, që ka katër herë që vjen në Tiranë dhe nuk më ka takuar. Unë nuk…
Marco Romeo, vrasësi i arrestuar në Spanjë, për vrasjen e nënës së djalit të tij Paula dhe shqiptaren Sibora Gagani, i ka dërguar një letër gjykatës, sepse në burg ai thotë se “ka një marrëdhënie shumë të ngushtë me Zotin dhe është totalisht i penduar”. Ai ka rrëfyer si kanë ndodhur ngjarjet dhe se si vrau gruan e tij, 28-vjeçe, për të cilën thotë se kanë pasur një sherr, ku ai e kapi nga qafa dhe e hodhi në tokë. Ajo bërtiti për ndihmë, por ai e vrau. Ai rrëfen se nuk i kujtohet gjë tjetër, pasi e kapi paniku…
Një 54-vjeçar është gjetur i pajetë në Shijak pasditen e sotme. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:00 në lagjen “Shilore” Shijak. Në njoftimin zyrtar thuhet se “është gjetur në rrugë, pa shenja jete shtetasi F. Ç., 54 vjeç.” Paraprakisht dyshohet se ky shtetas ka humbur jetën për shkaqe natyrale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Detaje të reja janë mësuar nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Korçë, ku u gjetën pajetë në banese nënë e bijë, të moshës 74 dhe 54 vjeç. Sipas informacioneve dyshohet se nënë e bijë kanë ndërruar jetë prej ditës së diel, ku kanë shkëputur edhe çdo kontakt me familjarë të tjerë. Dyshohet se Vajza mund të ketë pësuar atak, ndërsa nëna ka ndërruar jetë më pas, në pamundësi për të lëvizur, dhe për shkak të mungesës së ilaçeve në banesë.
Pak muaj para përfundimit të mandatit, eurodeputetët pritet të miratojnë një dokument për funksionimin e BE-së i planifikuar të kalojë në seancë plenare në fund të shkurtit. Eurodeputetët, së pari në komisionet e kushtetueshmërisë dhe çështjeve të jashtme i kanë bërë thirrje ekzekutivit dhe udhëheqjes politike europiane të veprojë për zgjerimin duke ndryshuar legjislacionin. “Bëjeni vendimmarrjen më efektive duke u larguar nga unanimiteti, përmes mekanizmave ekzistues dhe të ardhshëm të Traktatit”, Në mes të një debati të mprehtë europian për përdorimin e vetos nga udhëheqës autokratë, për zgjerimin dhe Shqipërinë, veto e pashpallur e Greqisë është rasti i fundit që…
Rreth orës 16:42, në lagjen nr. 17, Korçë, në banesë, janë gjetur pa jetë, pa shenja dhune shtetaset E. V., 75 vjeçe dhe vajza e saj O. V., 54 vjeçe. Nga të dhënat e para, rezulton se këto shtetase nuk ju ishin përgjigjur në telefon familjarëve të tyre, prej disa ditësh. Dera e banesës së tyre është hapur nga shërbimet e zjarrfikësve, pasi ishte e kyçur nga brenda. Paraprakisht dyshohet se këto dy shtetase mund të kenë humbur jetë për shkaqe natyrale. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të humbjes së jetës së këtyre shtetaseve dhe sqarimin e…
Ditën e sotme është njoftuar se portali “e-Albania” do të qëndrojë jashtë funksionit për dy ditë dhe se do të rikthetet në shërbim të qytetarëve ditën e diel. Portali do të ndërpresë përkohësisht shërbimet, ditën e nesërme, në orën 20:00 dhe do të rikthehet të dielën në orën 10:00. Njoftimi i plotë: Në kuadër të optimizimit të shërbimeve publike dhe infrastrukturave të tyre mbështetëse, bëjmë me dije qytetarëve dhe bizneseve se nga dita e premte më datë 2 shkurt, ora 20:00 deri ditën e diel më datë 4 shkurt ora 10:00 shërbimet që ofrohen në e-Albania di të jenë përkohësisht…
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka komentuar qëndrimin e djeshëm të këshilltarëve të PD së Sali Berishës, Lulzim Bashës dhe Arlind Qorrit, të cilët nuk votuan dhënien e ndihmës ekonomike për njerëzit në nevojë dhe bonusin e qirasë për të pastrehët. Nga shkolla e re “Asim Vokshi”, kryebashkiaku u shpreh se këshillat duhet të jenë edhe hapësira ku zhvillohen beteja civile dhe shkollat kanë një rëndësi të veçantë për të përgatitur qytetarë me arsyetim europian. “Beteja që kishim dje në Këshillin Bashkiak… pasi bashkia u përpoq gjithë javën për të sistemuar disa familje me ndihmë ekonomike dhe me…
Forcat ukrainase thonë se kanë shkatërruar një anije raketore ruse nga Flota e Detit të Zi në një operacion special në Krimenë e pushtuar nga Rusia. Ivanovets,një anije e vogël luftarake mori “goditje të drejtpërdrejta” gjatë natës, pas së cilës u mbyt, tha inteligjenca ushtarake. Ajo ka publikuar pamjet video që pretendon se tregojnë momentin e përplasjes, të ndjekur nga një shpërthim i madh. Nuk ka asnjë fjalë për incidentin nga autoritetet ruse. Megjithatë, blogeri ushtarak rus “Voenkor Kotenok” shkroi në Telegram se anija ishte fundosur pasi u godit tre herë nga dronët detarë. Disa veçori të dukshme në anije…
Formalizimi i lojërave të fatit vijon të mbajë ende në faza diskutimi draftin për legjitimimin e këtij aktiviteti. Në Komisionin për Ekonominë dhe Financave, ku vijoi diskutimi i kësaj nisme janë paraqitur amendamente të reja që lidhen me format e licensimit dhe sigurinë e sistemit online. Eduart Shalsi: Një nga pikat ka qenë për dhënien e licencave për bastet online: Të organizohet me garë platformat që përdorin. Duhet të jenë të pamanipulueshme. Përbërja e Komisionit të Licencave të ndryshojë në 7 persona. Ndonëse pa praninë e opozitës, mes deputetëve të mazhorancës dhe përfaqësuesve të Ministrisë se Financave pati diskutime lidhur me…