Author: tirana

Me dorë të hekurt ka vepruar Komisioni i Disiplinës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit, i cili ka dalë me vendimet në bazë të javës së fundit në futbollin shqiptar. Për shkak të dhunës ndaj arbitrit në ndeshjen Luzi 1-2 Lushnja në Kategorinë e Parë, zyrtari i Luzit (punëtor fushe) Arvin Lusha është dënuar me dy vite përjashtim nga aktivitete sportive. Dënim edhe me katër ndeshje për Luzin, teksa të shumta janë pezullimet për javën që lamë pas. Në Superligë, presidenti i Laçit Pashk Laska është pezulluar me pesë ndeshje për sjellje josportive. Dënime me gjobë për Vllazninë, Partizanin, Tiranën dhe…

Read More

Gjykata e Posaçme ka shtyrë për në 27 shkurt seancën paraprake ndaj ish-kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako dhe të bashkëpandehurve. Dako akuzohet për “Shpërdorim detyre” në procedurën e dhënies së lejes së ndërtimit të një pallati shumëkatesh dhe shpërdorim të fondeve publike në procedurën e prokurimit për ndërtimin e një shëtitoreje në bregdet. Vangjush Dako ka drejtuar Bashkinë e Durrësit për periudhën 2007–2019 për tre mandate rresht. Dako u largua nga politika aktive në vitin 2019, pasi u shpall non grata nga Departamenti Amerikan i Shtetit me motivacionin se është i përfshirë në korrupsion madhor.

Read More

Sfida e Vëllait të Madh ditën e djeshme për banorët e BBV3 nuk ishte dhe aq e lehtë. Ata u vunë përballë lojës së rezistencës, ku të ndarë në çifte, u lidhëm me disa qese plastike dhe çifti që do qëndronte më gjatë, do ishte fitues. Liderja e shtëpisë Erjola, ndahu banorët në çifte, një zgjedhje mjaft interesante dhe pikante. Disa nga çiftet ishin Meritoni dhe Rikja, Juli dhe Egla, Sara dhe Meri etj. Çifti që i rezistoi më shumë kësaj loje ishte Meritoni dhe Rikja, të cilët u shpallën dhe fituesit e kësaj sfide, ku fituan 2 mijë euro.…

Read More

Rektori i Universitetit të Mjekësisë, Arben Gjata është paraqitur këtë të premte në SPAK. Gjata ka shkuar në Prokurorinë e Posaçme siç e përcakton procedura, pas masës së caktuar ndaj tij ‘Detyrim paraqitje’ nga GJKKO për çështjen e “Sterilizimit”. Kujtojmë se Gjata në kohën kur u lidh koncesioni më dhjetor të vitit 2015 ka pasur detyrën e anëtarit të komisionit të koncesionit të sterilizimit.

Read More

Gjykata e Posaçme shtyn për në 16 shkurt seancën paraprake ndaj Arben Ahmetajt për çështjen “Buka sha”. Shkak për këtë është bërë mungesa e prokurorit. SPAK-u rendit një sërë shkeljesh që janë bërë me dashje nga Ahmetaj, për privatizimin e Buka e cila sot njihet si qendra tregtare “Emerald”, që i solli një dëm prej 7 miliardë lekësh shtetit dhe pronarëve legjitimë, familjes Myderizi. Edhe pse trashëgimtari legjitim i pronës prej 7680 m2 në tokën gjithsej prej 30 mijë metrave katrorë në rrugën 5 Maji në Tiranë, ku ndodhej edhe fabrika Buka me 6370 m2 e saj, ia kujtonte vazhdimisht…

Read More

Një video e filmuar brenda një taksie që tregon një 19-vjeçar i cili qëllon me gjakftohtësi tre herë pas shpine shoferin e mjetit, ka shokuar Turqinë. I riu në fund të udhëtimit e pyet se “sa kushton rruga” dhe përpara se 44-vjeçari të përgjigjet, ai nxjerr pistoletën dhe e qëllon tre herë. Para se të largohet ai bën sikur kërkon para në xhep dhe i thotë me sarkazëm ”221 lira vëlla”. Më pas në video, 19-vjeçari shihet duke u ulur në sediljen e pasagjerit, duke kërkuar para në taksi dhe duke i thënë 44-vjeçarit se “nuk duhet t’i besojë të…

Read More

Intervista që Arben Ahmetaj dha nga arratia, ku foli me emra dhe akuza të forta ndaj qeverisë dhe Edi Ramës, për Lulzim Bashën tregon sesi PS-ja vepron si bandë kriminale dhe me kode mafioze kërcënojnë njëri-tjetrin. ”kokat hëngshin” shkruan Basha, i cili nënvizon edhe se ”çfarë shqetëson shqiptarët është se ata të gjithë bashkë nuk kanë ngrënë kumbulla e dardha, por paratë e shqiptarëve, kanë abuzuar me pasuritë e tyre”. Postimi i plotë Është e qartë se këta operojnë si bandë kriminale dhe me kode mafioze kërcënojnë njëri-tjetrin. Njëri del në dosje me krimin, tjetri në pazare korrupsioni, tjetri kanabizon…

Read More

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj është paraqitur në SPAK. Ndaj Beqajt me kërkesë të SPAK, në nëntor 2023, Gjykata ka caktuar masën detyrim paraqitje për akuzën shpërdorim detyre. Hetimi bën fjalë për shkeljet e pretenduara nga SPAK, në koncesionin e sterilizimit me vlerë 100 milionë euro dhe afat 10-vjeçar, të fituar nga biznesmeni Ilir Rrapaj tashmë i arrestuar bashkë me ish-zv.ministrin e Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj. Ndërsa po zbaton masën e caktuar nga GJKKO për këtë çështje, një hetim paralel ka nisur për të për dyshime që lidhen me fondet e huaja, të koordinuara nga SASPAC, Agjencisë Shtetërore e Programimit Strategjik…

Read More

Nismës së mbjelljes së pemëve në kryeqytet i është bashkuar edhe aktorja e njohur, Olta Gixhari. Ajo ka zgjedhur të mbjellë një pemë ulliri, e cila personifikon jetëgjatësinë, për bebin që po pret të vijë në jetë. Këtë e bëri me dije kryetari i Bashksië së Tiranës, Erion Veliaj, i cili i uron qytetarëve një muaj të mbarë dhe i fton ata ta kthejnë shkurtin në një muaj mobilizimi masiv për mbjelljen e pemëve. “26.273 pemë të mbjella në Janar. Olta Gixhari dhe Amari i vogël zgjodhën t’i bëjnë bebushit dhuratën më të bukur dhe më simbolike, mbjelljen e një…

Read More

Policia e Tiranës ka vënë në pranga katë të rinj, pasi vinin baste sportive online. Policia ka sekuestruar 92 600 lekë të rinj, dhe 475 euro, shuma të përftuara nga ky aktivitet i paligjshëm. ”Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike finalizon pas një pune të mirëfilltë hetimore, operacionin policor të koduar “Turbulencë”. Vihen në pranga 4 shtetas të cilët kishin përshtatur ambientet e disa subjekteve, për organizimin e lojërave të fatit, si dhe ushtronin veprimtarinë e paligjshme të vënies së basteve sportive, nëpërmjet celularëve. Procedohen penalisht 3 të tjerë. Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale, 7 celularë që shërbenin për…

Read More

Një javë debat buxhetor në Bundestag. Mungesat e miliardave në buxhetin federal nxitën edhe debatin e kursimeve në Gjermani. Por mosmarrëveshjet aktuale janë vetëm një sinjal për atë që e pret Gjermaninë në vitin 2025. Këtë javë, Bundestagu gjerman po bën një punë që është dashur ta bëjë në fillim të dhjetorit 2023: po debaton dhe do ta miratojë buxhetin federal për vitin që tashmë ka filluar. Qeveria gjermane është përgjegjëse për vonesën. SPD, të Gjelbrit dhe FDP nuk ishin dakord deri vonë nëse dhe si mund të bëhen kursime në 2024. Shteti do të ketë një buxhet prej 477…

Read More