Korridori i 8-të, rruga që do të bëjë të mundur lidhjen e Tiranës me Shkupin për më pak se tre orë po vijon me ritme të shpejta nga të dy krahët e kufirit. Qeveria shqiptare ka caktuar fondet për katër lote të këtij korridori, ndërsa pret të hapë gjatë këtij viti edhe punimet në lotet 5 dhe 6. Në 80% të punimeve në anën shqiptare parashikohet zgjerimi i rrugës ekzistuese Elbasan – Qafë thanë. Ndërkohë, në krahun tjetër të kufirit, Maqedonia e Veriut nëpërmjet një konsorciumi amerikan po vijon punimet, por në një gjurmë të re. Dy vendet rishikuan projektin,…
Author: tirana
Sipas kodit të familjes, dy të rritur, të cilët lidhen në martesë kanë të drejta dhe detyrime, mes të cilave është edhe besnikëria. Ndërsa deri më sot thyerjen e besnikërisë e kemi quajtur si problem moral, në draftin e ndryshimeve të Kodit Penal, kjo do të jetë një vepër penale që do të ndëshkohet deri 3 vite burgim. Sipas projektligjit të hedhur për diskutim thuhet: Mbajtja e dy ose më shumë martesash në të njëjtën kohë, apo bashkëjetesa me një apo më shumë partnerë/e në të njëjtën kohë, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre vjet. Nëse bigamia…
Peshëngritësi dhe kampioni i disa medaljeve olimpike për Greqinë, Pirro Dhima i ka dhënë fund beqarisë dhe është martuar për herë të dytë në një ceremoni private të shtunën në kishën Shën Jorgo në Kavouri të Greqisë. Ai u martua me Afrodhiti Skafidha në një ceremoni ku morën pjesë familjarë dhe rreth i ngushtë shoqëror. Çifti është në pritje të fëmijës së tyre dhe Pirro Dhima do të bëhet baba për herë të pestë, teksa peshëngritësi ka 4 fëmijë nga martesa e parë. Ceremonia u bë e ditur për publikun nga postimet në rrjetet sociale të miqve që ishin pjesë…
Barazim 1-1 i Elbasanit ndaj Flamurtarit, në ndeshjen e Kategorisë së Parë, ku duket se vetëm rezultati ishte paqësor. Në “Elbasan Arena”, vendasit nga Elbasani realizuan me Hilën në minutën e 55-të. Mysafirët komplikuan llogaritë në të 77-tën, pasi La Torre u ndëshkua me karton të kuq. Gjithsesi, një gol me kokë i Shkurtajt vendosi baraspeshën dhe më pas, vetëm VAR-i i hoqi vlonjatëve tre pikët në minutat shtesë të ndeshjes. Ata gjetën golin me Oliveiran, por ai i u anulua me VAR mes protestash për një faull në nisjen e aksionit. Kësisoj, sfida u mbyll me shifrat 1-1, që…
Një aksident i trefishtë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Rinas. Mësohet se tre mjete janë përplasur me njëra-tjetrën duke bllokuar rrugën e aeroportit. Nuk dihen ende rrethanat e aksidentit, ndërkohë Policia ndodhet në vendin e ngjarjes për sqarimin e rrethanave.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka përkujtuar 3 dhe 4 shkurtin e vitit 2000, ku struktura e grupe kriminale të Serbisë kryen një fushatë kriminale me qëllim spastrimin etnik të Mitrovicës nga shqiptarët vendas. Kryeministri Kurti në postim në Facebook ka thënë se atë natë ata i vranë 10 shqiptarë dhe i plagosën 25 të tjerë, ndërsa dhjetëra banorë u torturuan. “Në ditët në vijim gjatë muajit shkurt, grupet kriminale serbe të mbështetura nga Beogradi, i dëbuan me dhunë nga shtëpitë e tyre 1.564 familje shqiptare me gjithsej 11.364 anëtarë. Shtëpitë e shqiptarëve të dëbuar me dhunë u uzurpuan nga…
Arsenali triumfoi 3-1 kundër Liverpoolit në “Emirates” dhe merr përkohësisht vendin e dytë, duke rihapur garën për titullin e Premier League. Në Londër 90+7 minutat ishin fantastike, me katër gola dhe karton të kuq (Konate 88′) për të besuarit e Klopp. Bukayo Saka zhbllokoi sfidën dhe shënoi golin e parë të Arsenalit në minutën e 14-të, para se Gabriel në të 45+3 t’i dërgonte skuadrat në zhveshtore në barazimin 1-1. Pjesa e dytë prodhoi garë të fortë sportive. Duhej minuta e 67-të që Martinelli të përfitonte nga pasiguria e Alisson në portë dhe të rikthente “Topçinjtë” në avantazh. Në të…
Sipas një anketimi, pak më shumë se gjysma e fuqisë punëtore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, 51 për qind e tyre janë të gatshëm të marrin deri 20 për qind më pak pagë në këmbim të një jete më cilësore. “Mendoj se njerëzit kanë vështirësi të gjejnë një ekuilibër mes punës dhe jetës”, thotë psikologia Lynn Bufka nga Shoqata Amerikane e Psikologjisë. “Në pjesë të caktuara të Shteteve të bashkuara ne kemi një shtytje për të punuar me intensitet të lartë dhe për të qenë të suksesshëm. Kjo gjithnjë e më shumë po kuptohet nga njerëzit se nuk është…
Një 22-vjeçar shqiptar është arrestuar në Novara të Italisë pasi u kap në flagrancë me 112 doza kokainë, me peshë totale 87.7 gramë. I riu shqiptar me banim në Galliate, është arrestuar nga efektivët e Antidrogës në Itali, pas një kohe të gjatë nën mbikqyrje. Sipas mediave, 22-vjeçari u kap pasi doli nga shtëpia dhe mbërriti me makinën e tij në një parking, ku filloi të shkarkonte kokainën nga makina e tij, duke e ngarkuar në një makinë tjetër.
Mbështetësit demokratë, të liderit të opozitës, Sali Berisha, janë mbledhur edhe këtë të dielë në protestë në rrugën “Mustafa Matohiti”, e njohur ndryshe si “Rruga e Salës”. Për të disatën herë radhazi, ata kundërshtojnë masën e arrestit të shtëpisë të vendosur nga GJKKO ndaj ish-kryeministrit. Berisha prej datës 30 dhjetor 2023 ndodhet në “arrest shtëpie”. Gjykata e Posaçme pranoi kërkesën e SPAK për ashpërsimin e masës së sigurisë dhe ndalimit të komunikimit për ish-kryeministrin Sali Berisha. Avokati i Berishës e cilësoi ndalimin e komunikimit si privim të lirisë për një deputet.
Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar mbrëmjen e kësaj të diele në aksin rrugor “Bilisht-Korçë” në afërsi të fshatit Belorta. Një automjet tip “Hyundai” me drejtues shtetasin K. H., 23 vjeç, është përplasur me automjetin tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin Elvis Mizaku, rreth 36 vjeç, banues në fshatin Terovë. Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën Elvis Mizaku, dhe janë plagosur 4 pasagjerë të automjetit tjetër tip “Hyundai”, shtetaset me iniciale B. P., D. P., Dh. P. dhe shtetasi A. P., të cilët ndodhen në spitalin e Korçës, nën kujdesin e mjekëve. Paraprakisht dyshohet se shkak për aksidentin të…
Këngëtari Shpat Kasapi, ka shokuar me deklaratën e dhënë, ku pranon se ka dhunuar ish-të dashurën. Për rubrikën “Mos i bjer me Top”, Kasapi është shprehur se u kthye në një person të dhunshëm gjatë moshës 25 -26 vjeçare, për shkak të xhelozisë së tepërt. Po ashtu, këngëtari ka folur edhe për një periudhë të errët në jetën e tij, ku puna e tepërt e bëri të kalonte në mbingarkesë dhe gjithçka bënte ishte të mbyllej në shtëpi, të rrinte vetëm dhe kishte mendime të këqija. Ronaldo: Shpat Kasapi tregon pse rrahu ish-të dashurën. Shpati: Ka qenë një moment i caktuar kur kam…