Author: tirana

Një aksident tragjik ka ndodhur në Mallkuç të Krujës, ku një person duke drejtuar mjetin e tij në oborrin e banesës, ka aksidentuar mbesën e tij 2-vjeç, e cila fatkeqësisht ka ndërruar jetë. Policia dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes për zbardhjen e rrethanave të saj, ndërsa drejtuesi i mjetit është shoqëruar në komisariat për procedurat e mëtejshme dhe marrjen në pyetje. “Krujë/Informacion paraprak: Më datë 05.02.2024, në Mallkuç, shtetasi M. K., duke drejtuar automjetin në oborrin e banesës së tij, ka aksidentuar mbesën e tij të mitur, dy vjeçe, e cila si pasojë e dëmtimeve…

Read More

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj gjatë konferencës me gazetarët, e pyetur nëse janë të intimiduar nga politika, tha se ata bëjnë përpjekjet maksimale për të punuar në mënyrë hermetike. Zaçaj u shpreh se do kurajo të marrësh vendime që nuk janë popullore. “Nuk është fenomen vetëm shqiptar, sa herë takohemi me kolegë nga vendet e rajonit dhe europës, apo edhe matanë oqeanit thuhet njëjta gjë se janë vendime që mbartin interes publik, vijën edhe në kuadër të kauzave të caktuara politike. Do e ngrija problematikën në një nivel më të lartë. Ne po përjetojmë një situatë që tregon gjqësorizimin…

Read More

Bardhi dhe Sara të dy të shtrirë në shtrat, kanë folur në lidhje me marrëdhënien e tyre brenda në shtëpinë e Big Brother. Sara shprehet se në fillmi ajo nuk e ka pëlqyer aspak Bardhin, por tani që e njohu më shumë, ka një pëlqim për të. Ndërsa Bardhi i cili duket se ka rënë “kokë e këmbë” brenda me Sarën, shprehet se po shijon çdo moment me të. Bardhi: Të përdornin për të më dobësuar mua. A të pëlqen Bardhi ty? Joo thoshe ti. Sara: Po nuk më pëlqeje, çfarë të bëj unë. Nuk më pëlqeje sepse nuk të…

Read More

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Blendi Çupi në fjalën drejtuar deputetëve socialistë, bëri një përmbledhje të axhendës parlamentare për javën e re. Ai kërkoi pjesëmarrje të deputetëve sidomos në seancën e ditës së enjtes kur pritet të kalojnë disa marrëveshje të rëndësishme, mes tyre edhe protokolli me Italinë për bashkëpunimin në fushën e emigracionit. Për amnistinë penale, Çuçi tha se nëse do të arritet dakordësi me opozitën dhe do të përfshihet në seancën e ditës së enjte. Ai shprehu dakordësi në parim për të zgjeruar bazën e përfituesve prej amnistisë ashtu sikundër ka propozuar edhe opozita. Shqetësim për miratimin…

Read More

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ndodhet në një vizitë zyrtare në Mbretërinë e Arabisë Saudite, ku do të marrë pjesë në Panairin Botëror të Sigurisë dhe Mbrojtjes që do të zhvillohet në Riad. Balla gjatë ditës së sotme zhvilloi një takim në Ministrinë e Mbrojtjes me Princin Abdul Rahman bin Muhammad bin Abdulaziz bin Ayyaf Al Muqrin. Mësohet se gjatë këtij takimi u diskutua për thellimin e bashkëpunimimit në fushën e sigurisë kibernetike dhe çështje të tjera me interes të dy vendeve.

Read More

Ka kaluar më shumë se një vit nga afati 1-vjeçar i dhënë nga Gjykata Kushtetuese ndaj politikës për të garantuar votën e emigrantëve. Gjatë një konference me gazetarët, kryetarja Holta Zaçaj tha se nuk kishte një mekanizëm ligjor për t’i detyruar palët politike ta zbatojnë një vendim të tillë pasi është detyrim ligjor dhe nuk mund të imagjinohej mos-zbatimi i tij. “Ajo që dua të theksoj është që nëse mund ta jap si mesazh për politikën është se zbatimi i vendimeve të GJK është rruga e duhur, e nevojshme dhe e vetme, Nuk ka mënyrë tjetër sjellje nëse duam të…

Read More

Shoqata kombëtare e autoshkollave kanë pezulluar aktivitetin në të gjithë vendin, pas vendimit të Drejtorisë së Transporteve për të rritur çmimin e pajisjes me leje drejtimi. “Kryesia e shoqatës kombëtare të autoshkollave, duke marrë një vendim për bojkotin të të gjitha shërbimeve pranë drejtorisë së Transportit rrugor, pasi veprimet e saj bien ndesh me disa elementë të një transparence mbi këto lloj shërbimesh. Ajo që është më kryesorja, mosinformimi i grupit të interesit, veprim të cilin nga ana ligjore e ka të detyrueshëm që 30 ditë përpara se të aprovohet një shërbim detyrimisht duhet të njihet grupi i interesit për…

Read More

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Hola Zaçaj këtë të hënë po tregon në një konferencë, bilancin për vitin 2023. Ajo tha se Kushtetuesja nuk ka stok dosjesh të prapambetura si asnjë gjykatë tjetër në vend. Ajo tha se parimet që e kanë udhëhequr gjykatën janë paanshmëria, transparenca dhe eficenca. “Trupa gjyqësore e plotësuar ka trajtuar çështje të rëndësishme. Parimet që e kanë udhëhequr gjykatën janë paanshmëria, transparenca dhe eficenca. Duke u kujdesuar dhe angazhuar për të respektuar afatet procedurale dhe dhënies së argumentimeve të vendime, gjykata ka synuar cilësinë e vendimmarrjes. Shqyrtimi rezulton me kohëzgjatje afro 8 muaj, 452 kërkesa, 367…

Read More

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ndodhet sot (5 shkurt) në një vizitë zyrtare në Itali, ku do të marrë pjesë në takimin e ministrave të Jashtëm të Ballkanit Perëndimor, i organizuar nga zv.kryeministri dhe njëkohësisht ministri i Jashtëm italian Antonio Tajani. Agjenda e Hasanit për ditën e sotme, 5 shkurt: Ora 11:00-Ministri Hasani do të zhvillojë një takim me Presidentin e Komisionit për Politikat e Bashkimit Evropian, Giulio Terzi di Sant’Agata. Ora 16:30-Takim i Ministrave të Jashtëm të grupit “Miqtë e Ballkanit Perëndimor” dhe MPJ-ve të Ballkanit Perëndimor, me ftesë të zv.Kryeministrit dhe Ministrit të Punëve…

Read More

Në Indi ka një debat mbi etikën rreth fushatave të ndryshme në internet. Shkak është bërë një postim në rrjetet sociale që njoftonte se një aktore indiane shumë e njohur kishte ndërruar jetë si pasojë e kancerit të qafës së mitrës. Postimi u publikua në vetë llogarinë zyrtare të Poonam Pandey që thoshte se 32-vjeçarja “kishte luftuar me kurajo sëmundjen”, por vdiq. Shumë njerëz i besuan postimit. Mediat ishin të parat që e publikuan lajmin dhe brenda disa minutash rrjetet sociale ishin të mbushura me homazhe për aktoren. Mirëpo një ditë pas “vdekjes”, vetë Pandey postoi një video që thoshte…

Read More

Kuvendi i Shqipërisë, do të mblidhet këtë të hënë në orën 17:00, por më parë grupi i deputetëve Bardh-Berisha do të zhvillojnë mbledhjen e radhës. Takimi nis në 12:00, ku deputetët pritet që të diskutojnë mbi skenarët që do të zbatojnë për bllokimin e seancës. Përveç bllokimit të seancës, Rothemelimi pritet që të zhvillojë edhe një protestë jashtë Kuvendit.

Read More

Nuk është më një sekret, kënga për Nënë Terezën do të jetë në Eurovison 2024. Alyona Alyona dhe Jerry Heil, janë dy këngëtaret që do të përfaqësojnë Ukrainën në Eurosong, dhe kanë zgjedhur që këngën e tyre t’ia dedikojnë dy figurave tejet të rëndësishme. Bëhet fjalë për Nënë Terezën dhe Marinë, nënën e Jezu Krishtit. Ato kanë treguar se kuptimi I krijimit të tyre muzikore lidhet me faktin se njerëzit e jashtëzakonshëm lindin si njerëz të zakonshëm dhe kanë mundësinë që të arrijnë lartësi të paimagjinueshme. Në këngën e tyre “Teresa dhe Maria” dy këngëtaret thonë se të gjitha divat…

Read More