Author: tirana

Reforma Zgjedhore është në udhëkryq. Opozita pamundësoi edhe këtë të martë zhvillimin e kësaj mbledhje, por u vendos që Komisioni të mos mblidhej as online, siç ndodhi në të kaluarën. Bashkëkryetari socialist i këtij Komisionit, Damian Gjiknuri tha se mazhoranca është komode edhe me këtë Kod Zgjedhor, por shtoi se dy palët e opozitës po e bllokojnë ecurinë e kësaj reformë të rëndësishme, Rithemelimi me kaos e ndërsa nga ana tjetër bashkëkryetari demokrat Enkelejd Alibeaj nuk u paraqit as sot. “Një pjesë e opozitës bllokuan hyrjen, e bën të pamundur zhvillimi dhe po pengojnë ecurinë e Reformës Zgjedhore. Unë habitem…

Read More

Partia Socialiste njofton mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të PS-së. Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Bledi Klosi njoftoi se mbledhja do të mbahet të dielën e 11 shkurtit ora 10:30, tek kompleksi “Xibraku”. Të nderuar anëtarë të Asamblesë Kombëtare të PS! Në zbatim të vendimit të Kongresit për raportimin e Detyrave të lëna në kuadër të Rienergjizimit të Partisë, me kërkesën e Kryetarit të PS, ju njoftojmë se ditën e dielë ( 11.02.2024), ora 10:30, tek kompleksi “Xibraku” do të zhvillohet mbledhja e Asamblesë Kombëtare të PS. Pjesëmarrja në mbledhje është e detyrueshme dhe mungesat janë të pajustifikuara! Sekretari i Përgjithshëm…

Read More

Bashkëkryetari i Reformës Zgjedhore, pasi sërish opozita shkaktoi kaos dhe mbledhja u anulua, doli në një konferencë për mediat. Por Damian Gjiknuri është pyetur në lidhje me deklaratën e Arben Ahmetaj, i cili tha se kryeministri Edi Rama e shkarkoi si sekretar të Përgjithshëm të PS vetëm sepse i doli në mbrojtje ish-zv/kryeministrit. Gjiknuri tha se aryset e largimit i ka dhënë në konferencë për media, ndërsa shtoi se kujtimet e tij do t’i shkruajë kur të dalë në pension politik. “E para, këtu jam për Reformën Zgjedhore, e dyta shpjegimet e mi ai kam dhënë në një konferencë për…

Read More

Shtyhet seanca në Apelin e Përgjithshëm për mjekun besimtar Dervish Hasi i arrestuar për trafikim të të miturve dhe pornografi. Ai u përfaqësua nga avokati Ndeu Pjetra dhe kërkoi shtyrjen e seancës për tu njohur me aktet, pasi në Shkallën e Parë është mbrojtur nga avokati Roland Islami. Të mërkurën më 7 shkurt në orën 12:00 do të mbahet seanca e radhës. Kirurgu Dervish Hasi ka ankimuar vendimin e Gjykatës së Tiranës, e cila e la në “arrest me burg”, ku kërkoi zbutjen e masës se sigurisë. Gjykata e Apelit do vlerësojë kërkesën juridikisht, teksa ai mohon se ka abuzuar…

Read More

Tashmë është zyrtare se ku ndodh ish-numri dy i qeverisë Rama, i cili është shpallur në kërkim ndërkombëtar. Arben Ahmetaj ka pajtuar një kompani lobimi në SHBA, kundrejt pagesës prej 150 mijë dollarëve. Në dokumentacionin e dorëzuar pranë autoriteteve amerikane, kompania Prism Group, kontraktuar nga Ahmetaj, tregon edhe banesën e ish-numrit dy të qeverisë, në Lugano të Zvicrës. (Adresa e plotë: Viale Stefano Franscini 11 6900 Lugano, Zvicër) Kompania merr përsipër të këshillojë klientin mbi të drejtat e tij ligjore, politike dhe shkeljen e të drejtave të njeriut nga qeveria dhe aktorë politikë në Shqipëri, të lobojë pranë Qeverisë federale,…

Read More

Bashkëkryetari i Komisionit për Reformën Zgjedhore, deputeti i PS-së Damian Gjiknuri mbërriti në sallën ku ishte planifikuar që të mbahej mbledhja e Komisionit të Reformës Zgjedhore, por nuk është lejuar që të futet brenda nga deputetët e opozitës. mes tij dhe deputetëve të Rithemelimit ka pasur një debat. Debati Gjiknuri-Noka: Gjiknuri: Doni Reformë Zgjedhore? Noka: Thuaj kryetarit tënd nuk bën dot asgjë me opozitë të emëruar. As ti, as Edi Rama nuk mund të mohoni opozitën, nuk e zhbëni dot. Gjiknuri: Hajde futini brenda, hajde të dëgjojmë shoqërinë civile. Çfarë opozite e emëruar, a je aty brenda… Noka: A ke…

Read More

Policia e Shkodrës ka arrestuar një 39-vjeçar në fshatin Bushat në ambientet e një banese ku kishte hyrë me qëllim vjedhjen. Nand Marku është arrestuar në flagrancë nga efektivët,. “Si rezultat i ndërhyrjes së shërbimeve të Komisariatit të Policisë Vau i Dejës, menjëherë pas njoftimit se po tentohej të vidhej në një banesë në fshatin Bushat, u bë i mundur arrestimi i autorit të këtij rasti, shtetasit N. M., 39 vjeç, banues në fshatin Reç i Ri. Shërbimet e Policisë e kapën 39-vjeçarin në flagrancë, në ambientet e banesës, ku kishte hyrë me qëllim vjedhjen.”– njofton policia. Materialet procedurale i…

Read More

Një moment komik ka ndodhur në shtëpinë e ”Big Brother Albania Vip 3” me Gazin dhe Sarën. Ajo po i fliste për një debat me Artën dhe po përpiqej të shpjegonte si kishte ndodhur situata. Mesa duket Gazi nuk paska fjet dhe aq rehat dhe ndërkohë që Sara fliste, atij iu mbyllën sytë dhe e zuri gjumi për disa sekonda. Sara: Nuk kam nevojë të bëj thashetheme, thjesht i thashë Artës të rishikojë këtë gjënë që po bën, sepse edhe ti e ke bërë por s’ma ke bërë mua me tendencë për marketing të keq, ku di unë se ça…

Read More

Deputetët demokratë ende nuk po gjejnë rrugën e përbashkët për mënyrën sesi do të bëhet bashkimi mes Rithemelimit dhe mbështetësve të Gazment Bardhit. Në mbledhjen me dyer të mbyllura, të zhvilluar dje, deputeti Dashnor Sula ka bërë përgjegjës, mbështetësit e afërt të Berishës, të cilët sipas tij e kanë këshilluar ish-kryeministrin që të mos paraqitet në SPAK dhe tani janë përballë situatës kur ai ndodhet në arrest shtëpie. Debati pa media Gazment Bardhi: Ne sikurse e kemi deklaruar edhe më parë, kemi qenë dhe jemi të gatshëm të gjejmë një zgjidhje për situatën politike ku ndodhet vendi, ndërkohë që nga…

Read More

Kryetarja e Kuvendit,Lindita Nikolla, u takua sot paradite me Ambasadoren në detyrë të OSBE, znj.Clarisse Pasztory. Nikolla vlerësoi bashkëpunimin e misionit të OSBE-së me Kuvendin e Shqipërisë, për mbështetjen dhe avancimin e reformave, përmirësimin e dialogut politik dhe modernizimin e shërbimeve parlamentare. Kryetarja Nikolla dhe Ambasadorja Pasztory diskutuan mbi disa aspekte politike dhe teknike të avancimit të reformës zgjedhore. Nikolla nënvizoi se u ka bërë thirrje grupeve parlamentare si edhe Komisionit për Reformën që në zbatim të rekomandimeve të Raportit të OSBE/ODIHR, të përshpejtojnë punën për paraqitjen e propozimeve në Kuvend. Megjithë përpjekjet e një pjese të opozitës për të…

Read More

Pasi u penguan nga Garda që të futen në sallën ku do të mbahet Komisoni i Reformës Zgjedhore, deputetët e opozitës kanë mundur të “çajnë” bllokadën e Gardës, duke zënë karriget në sallë. Mbledhja është ende pezull, pasi duhan të marrin pjesë edhe deputetët e përjashtuar. Ndër ata që u përplasen me Gardën janë Gazment Bardhi, Flamur Noka, Saimir Korreshi, Luan Boçi apo Albana Vokshi, të cilët thanë që nuk do bëjnë asgjë. Në tone të larta i thonë “Hapeni rrugën”, ndërsa deputetja Albana Vokshi i kërkon dokumentin që thotë se janë të përjashtuar. Mbledhjet e kaluara të Komisionit të…

Read More

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka ishte i ftuar në meshën e shenjtë të zhvilluar në Katedralen Shën Shtjefnit të Shkodrës. Kjo meshë e udhëhequr nga Shkëlqesia e tij Imzot Angelo Massafra, arqipeshkëv metropolit dhe President i Konferencës Ipeshkvnore u mbajt në prag të nisjes së Kampionatit të 16-të Evropian të Futsallës mes priftërinjve, që do të zhvillohet në Shkodër më datat 5-9 shkurt 2024. Ndërkaq, në këtë turne marrin pjesë ekipet përfaqësuese të 17 vendeve nga e gjithë bota me mbi 224 pjesëmarrës. Në fjalën e tij përshëndetëse Presidenti Duka vlerësoi faktin që ky aktivitet ndërkombëtar zhvillohet…

Read More