Author: tirana

Një udhëzim i Institutit të Shëndetit Publik në Mbretërinë e Bashkuar thotë se mjalti përbën mënyrën më të mirë për të trajtuar kollën akute afat-shkurtër. Sipas këtij udhëzimi të cilit i referohet AgroWeb.org, mjalti është efikas në zbutjen e simptomave të kollës akute që vjen si pasojë e infeksioneve në rrugët e frymëmarrjes. Ai duhet përdorur nga të rriturit dhe fëmijët pas moshës 5 vjeçare. Ekspertët thonë se mjalti është kura më e mirë për këtë kollë, ndryshe nga antibiotikët që janë jo efikasë në trajtimin e infeksioneve virale dhe për më tepër shoqërohen me efekte anësore. Sipas tyre, antibiotikët…

Read More

Avokati Spartak Ngjela deklaroi se është në negociata me kreun e PD-së zyrtare, Lulzim Basha për t’u rikthyer në politikë. Ai tha në “Breaking” në Top News se është duke punuar mbi një skemë që mund të konkretizohet në muajt e ardhshëm. Kë shihni si emër favorit për kryeministër nga opozita? Tani duhet të largohet Berisha se është non grata në Amerikë, të bashkohet PD dhe të nxjerrin në krye njerëz perëndimorë të pranuar nga Uashingtoni dhe nga BE. Ata duhet të bëjnë kongres bashkimi. Berisha duhet të kuptojë një gjë që vetëm nëse forcohet PD-ja, ai ka benefite në…

Read More

Një 37-vjeçar shqiptar është vrarë me thikë nga një bashkatdhetar, në një prej lagjeve të Londrës veriore. Sipas mediave lokale ngjarja ka ndodhur në Enfield. Goditjet me thikë të 21-vjeçarit Kozma Papa i kanë shkaktuar plagë të rënda, që i morën edhe jetën Bledi Petrajt. “Ambulanca u thirr në Queen Elizabeth’s Drive, N14, në orën 14:04 të së dielës, 4 shkurt. Një 37-vjeçar, i cili quhet Bledi Petraj, është gjetur me plagë me thikë. Ai u dërgua me urgjencë në spital, por fatkeqësisht vdiq më vonë të njëjtën ditë.” Papa, me banim në Yate të Bristolit, u arrestua nga oficerët…

Read More

Agim Çerma, narkotrafikanti 54 vjeçar nga Elbasani, i cili u arrestua në Kolumbi në korrik të vitit 2021, është dënuar me 20 vjet burg nga një gjykatë amerikane. I njohur ndryshe me nofkën “Jimmy”, 54-vjeçari shqiptar me banim në Kolumbi, u dënua me 240 muaj burg pasi u deklarua fajtor për rolin e tij në trafikun e kokainës përmes avionëve të regjistruar në SHBA. “Trafikimi ndërkombëtar i drogave të paligjshme përfaqëson një kërcënim të drejtpërdrejtë për sigurinë e qytetarëve të Shteteve të Bashkuara dhe ky hetim dhe ndjekje penale çmontojnë një operacion që planifikoi të trafikonte qindra kilogramë kokainë jashtë…

Read More

I lirë, kontrovers, atipik dhe gjithmonë “ brenda në kohë “ edhe kur e kapërcen atë, i butë po aq sa rebel, larg joshjes për perfeksionin dhe shumë afër talentit të lindur, Bojken Lako vjen ti shpërfaqë “ Dy botët” e tij në një bisedë me Helidon Haliti krejt shpenguar siç ai di dhe siç ai është.Bojken Lako ka treguar për herë të parë se si nisi rrugën e muzikës dhe nuk u bë aktor sikurse babai i tij, ndonëse studimet i ndoqi për Regji.“Siç thashë për Bujon, te kjo pjesa e trashëgimisë së talentit të vet e kishte siklet…

Read More

Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektakli arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm. Dinamikat në shtëpinë e “Big Brother VIP” ndryshojnë në çdo moment. Vetëm pak më parë banorët janë habitur, teksa pa kuptuar një zarf i zi kishte mbërritur…

Read More

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka vendosur transferimin dhe emërimin e disa punonjësve të Policisë, në detyra të tjera, si më poshtë: Drejtues Hergis Jica, deri tani shef i Sektorit për Hetimin e Mashtrimit Kompjuterik, në Drejtorinë për Hetimet e Krimeve Kibernetike, në Departamentin e Policisë Kriminale, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, emërohet në detyrën shef i Sektorit për Çështjet e Koordinimit, në Drejtorinë e EUROPOL-it, në Departamentin për Marrëdhëniet Ndërkombëtare, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Kryekomisar Florian Rrasa, deri tani shef i Komisariatit të Policisë Tepelenë, në Drejtorinë Vendore të Policisë…

Read More

Mes analistit Baton Haxhiu dhe Belind Këlliçit ka patur debat në nje emisionin televiziv për çështjen e inceneratorëve dhe pagesave prej tyre, duke marrë shkas nga deklaratat e Arben Ahmetajt javën e kaluar.Baton Haxhiu insinuoi se Këlliçi është furnizuar me dokumente nga Ahmetaj për të bërë denoncimet për inceneratorët, gjë që ky i fundit e mohoi kategorikisht. Në përfundim, Haxhiu e këshilloi Këlliçin që të ruajë veten dhe të mos bashkëpunojë me Ahmetajn Analisti theksoi se ky nuk është kërcënim, por u rezervua të shpjegonte më tej arsyen e kësaj këshille. Me shume gjasa Baton Haxhiu mund t’i referohet hetimeve…

Read More

Operacion i madh ndërkombëtar në Ekuador dhe Spanjë për goditjen e një organizate kriminale të trafikut ndërkombëtar të kokainës dhe pastrimin e parave. Pas 2 vite e gjysmë hetime, u arrit të goditej organizata e drejtuar nga shqiptari Dritan Gjika nga Shkodra, i lidhur me Ruben Cherres, shoku i kunatit të ish-presidentit të Ekuadorit, Guillermo Lasso. Gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm, janë kryer 57 kontrolle në Ekuador dhe Spanjë në kuadër të operacioneve “Pampa” dhe “Gran Fenix 13”. Në Ekuador u ndërhy në Guayas, El Oro, Santa Elena, Cotopaxi, Pichincha dhe Azuay, ndërsa në Spanjë në Barcelona,…

Read More

Sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken pritet të vizitojë Tiranën më 16 Shkurt. Burime diplomatike në Washington, i thanë gazetarit të Top Channel Muhamed Veliu, se është duke u punuar në finalizimin e detajeve të kësaj vizite, e para për Blinken në Shqipëri, prej vitit 2021 kur ai mori drejtimin e diplomacisë amerikane. Për momentin nuk dihet qëllimi primar i kësaj vizite, por sugjerohet se vjen si një vlerësimin amerikan për Shqipërinë, si një aleate e SHBA dhe në NATO. Vitin e shkuar, sekretari Blinken komentoi me nota të larta pozitive rolin e Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit në OKB. Ishte…

Read More

Një hetim dy-vjeçar ka përfunduar me shkatërrimin e katër grupeve kriminale të përbërë kryesisht me shqiptarë të cilat bashkëvepronin me njëra tjetrën për të siguruar drogë, kokainë, marijuanë, heroinë, ekstazi, e më pas shitur në tregun italian, kryesisht në zonën e Firences. Në dosjen e Gjykatës së Firenceës, që mban datën 28 dhjetor 2023 ku evidentohen rolet e shqiptarëve dhe disa episodet e trafikimit të drogës për të cilën ata akuzohen. Në përfundim të hetimeve nga Drejtoria e Antimafias italiane në Firence në bashkëpunim dhe me Prokurorinë e Posaçme SPAK por dhe me Eurojust, Europol e Interpol, u lëshuan 83…

Read More

Krijohet Task Forca e dedikuar për kontrollin e trajtimit të ujërave të ndotura në sektorin e turizmit bregdetar. Kjo strukturë e posaçme do të ketë në fokus të punës së saj kontrollin e të gjitha subjekteve që operojnë në bregdet dhe në zonat liqenore, për trajtimin e ujërave të ndotur sipas legjislacionit në fuqi dhe rregullores teknike të hartuar nga AKUK, përpara derdhjes së tyre ne ujërat larës, det apo liqen. Prej ditës së sotme, të gjitha subjektet të cilat janë objekt i këtij kontrolli do të kenë afat 90 ditë për të marrë masa për vendosjen e impianteve të…

Read More