OSBE/ODIHR ka përgëzuar angazhimin e autoriteteve shqiptare për të rifilluar Reformën Zgjedhore të vendit para zgjedhjeve parlamentare 2025. Në deklaratën e publikuar në rrjetin social X, drejtori i ODIHR Matteo Mecacci u kërkoi të gjitha partive politike të angazhohen për konsultime të hapura dhe gjithëpërfshirëse në vijim. Menjëherë ka ardhur edhe reagimi nga Lulzim Basha. Përmes një postimi në rrjetin social “X”, Basha u bën thirrje deputetëve të grupit Bardhi dhe Berisha të cilët bllokuan mbledhjen e 19 janarit që të ndalin lojërat politike dhe të nisin punën për Reformën Zgjedhore. “Vlerësoj thirrjen dhe qëndrimin e OSBE/ODIHR për nevojën e…
Author: tirana
Këtë të mërkurë në Apelin e Posaçëm po zhvillohet seanca e radhës për kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri i cili kërkon leje për t’u betuar. Por nga ana tjetër, kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule është qëlluan me vezë nga një qytetar. Ngjarja ka ndodhur teksa ai hynte në GJKKO, ku do të merrte pjesë në seancën për Fredi Belerin. Ishin dy persona ata që qëlluan Dulen, i cili nuk reagoi për incidentin, ndërsa hyri në ambientet e GJKKO-së. Në seancë është paraqitur edhe ambasadorja greke në Tiranë.
Instituti i Shëndetit Publik informon se janë konfirmuar 11 raste me fruth në vendin tonë. 6 prej këtyre rasteve kanë lidhje familjare dhe janë të pavaksinuar. Bëhet e ditur se të infektuarit janë fëmijë të moshës nga 1 deri në 9 vjeç. Këto raste janë të konfirmuara në qytetin e Tiranës dhe në Durrës. Sipas Institutit të Shëndetit Publik, por edhe Organizatës Botërore të Shëndetësisë, vaksinimi ndaj fruthit ka pësuar një rënie të ndjeshme që pas pandemisë së koronavirusit. Vetëm në Tiranë, vitet e fundit, llogariten rreth 13 mijë fëmijë të moshës 0-5 vjeç të pavaksinuar. Fruthi është sëmundje virale…
Detaje të rënda janë mësuar nga operacioni i Policisë së shkatërroi një grup që shfrytëzonin vajzat e mitura si prostitute. Vajza të moshave 15, 16 dhe 17-vjeç kanë deklaruar në prani të psikologut se janë larguar me dëshirën e tyre nga banesat. Në pamundësi për të paguar hotelin ku qëndronin, ato kanë deklaruar se janë ofruar për të kryer marrëdhënie seksuale kundrejt pagesës. Me djemtë e arrestuar që i shfrytëzonin, ato kanë deklaruar se kishin miqësi. Për shfrytëzimin e të miturave në pranga ranë: Samuel Doku, Kastriot Kullaj, Fabjon Cangu dhe u shpall në kërkim një 22-vjeçar. Të miturat qëndronin…
Pas një muaji është zbardhur vjedhja e kryer në një gjimnaz në Malësi të Madhe. Në pranga janë vënë dy të rinj, njëri në ”arrest shtëpie” për transport ilegal emigrantësh dhe tjetri me masë sigurie për prodhim e shitje narkotikësh. Të rinjtë duke bashkëpunuar me njëri-tjetrin, kanë vjedhur 8 pajisje kompjuterike në gjimnazin e fshatit Gruemirë. Por jo vetëm kaq, 25 vjeçari ka vjedhur edhe instalime elektrike e pajisje në një banesë. Njoftimi i plotë Kapet dhe vihet në pranga një 25-vjeçar që theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar për transportim të kundërligjshëm të emigrantëve, për të…
Një zëdhënës i Departamentit Amerikan të Shtetit, thotë se Kosova duhet të ofrojë më shumë kohë dhe të konsultojë komunitetet që preken nga vendimi i 27 dhjetorit të BQK-së me të cilin nga 1 shkurti përjashtohen pagesat me dinarë në Kosovë. “Ne i bëjmë thirrje Qeverisë së Kosovës që ta rishikojë këtë vendim, të konsultohet me komunitetet e prekura, t’i përgjigjet shqetësimeve të shprehura nga bashkësia ndërkombëtare dhe të ofrojë kohë të mjaftueshme që vendimet e saj të zbatohen në mënyrë që të zbusë ndikimin që ato vendime do të kenë në qytetarë”, ka thënë zëdhënësi për Pavlovic Today. Departamenti…
Kryeministri Edi Rama informon se në Ditën Ndërkombëtare të Arsimit, viti 2024 shpallet viti i Gjuhës Shqipe. Rama ka publikuar një video të Ministres së Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu. Ministrja shprehet se për qeverinë, investimi në arsim, mbetet prioritet. “Sot është Dita Ndërkombëtare e Arsimit! Një ditë, e cila drejton vëmendjen tek rëndësia e edukimit si ura që përçon vlerat që bashkojnë kombet, që ushqen paqen dhe progresin mes vendeve. bInvestimi në arsim mbetet prioritet mbi prioritetet. Përmes arsimit, mundemi të rrisim zhvillimin ekonomik dhe social të vendit, të nxisim inovacionin dhe të mbështesim më tej kohezionin social. Arsimi…
Reforma Zgjedhore është detyra e këtij Kuvendi për ta realizuar, sepse do të kemi zgjedhje në 2025. Zyra e OSBE-së për Institucionet Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR) ka publikuar një deklaratë ku thekson se nisma e autoriteteve shqiptare për të rifilluar reformën zgjedhore në vend përpara zgjedhjeve parlamentare të vitit 2025 është një zhvillim i rëndësishëm dhe pozitiv në një proces që tashmë ka shërbyer si shembull i praktikës së mirë për rajonin dhe më gjerë. Drejtori i ODIHR, Matteo Mecacci, vë theksin tek nevoja për konsultime të hapura dhe gjithëpërfshirëse mes palëve, ndërsa kërkoi që fokusi të…
Spektakli i së martës (23 janar) në ”Big Brother VIP Albania 3”, ishte plot me ngjarje dhe surpriza. Opinionisti i këtij edicioni, Arbër Hajdari teksa ishte në lidhje me konkurrentët, ai ngacmoi artistin Bardhyl Idrizi të njohur si Bardhi.“Bardhi në shtëpi është?”, ka thënë Hajdari duke shtuar se nuk u dëgjua në asnjë debat. Artisti më pas theksoi se nuk i ka rënë askush në qafë dhe se ka qenë më i distancuar nga debatet. Nga shtëpia mbrëmë u largua Alfio Rrotani dhe pjesë e lojës u bënë dy banorë të rinj: Graciano Tagani dhe Erjola Doçi.
2024 nisi me vrasje të grave dhe me lajme të abuzimeve me vajza të mitura. Tragjikisht lajme të tilla ende po vijojnë. Tre persona kanë rënë në pranga në Tiranë, pasi shfrytëzonin për prostitucion 3 vajza të mitura të moshës 15, 16 dhe 17-vjeç. Në pranga kanë rënë Samuel Doku, Kastriot Kullaj, Fabjon Cangu. Njoftimi i plotë Finalizohet operacioni policor i koduar “Lokalizimi”, nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Krujë, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë. Shfrytëzonin për prostitucion tre…
Ka një rritje alarmante të rasteve në të gjithë Evropën me fruth. OBSH u bën thirrje vendeve që të kryejnë urgjentisht fushata vaksinimi. Po ashtu, organizata beson se rishfaqja e të fruthit është e lidhur me uljen e shkallës së vaksinimit. Virusi shkakton ethe, kollë dhe në raste të rralla pneumoni, inflamacion të trurit dhe vdekje. OBSH kishte regjistruar më shumë se 30 mijë raste të fruthit në Evropë midis janarit dhe tetorit 2023 krahasuar me 941 raste në vitin 2022. Sipas OBSH-së, rastet janë shtuar muajt e fundit dhe pritet të vazhdojnë nëse nuk merren masa të menjëhershme.
Ish ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu është paraqitur këtë të mërkurë në Gjykatën e Posaçme ku pritet të mbahet seanca gjyqësore e radhës për dosjen “Gërdeci”. Në seancën e mbajtur më 10 janar, dëshmitar ishte edhe ish-drejtori i ndërmarrjes MEICO, Ylli Pinari i dënuar me 15 vjet burg, i liruar pas 6 viteve në qeli, i cili ia faturoi të gjithë përgjegjësinë Forcave të Armatosura. Mediu i marrë i pandehur nga GJKKO për masakrën e Gërdecit para gazetarëve tha se duhet të deklasifikohen raportet e Këshillit të Sigurisë Kombëtare për çështjen e Gërdecit, një javë pas tragjedisë. Për dëshminë e…