Deputeti i Partisë Demokratike Dashnor Sula përmes një postimi në Facebook, shkruan se Komisionet Parlamentare dhe pjesëmarrja në Reformën Zgjedhore janë të drejta që opozitës ia njeh edhe Parlamenti Europian. Sula thekson se deputetët e opozitës duan që të përballen me argumente me mazhorancën e cila ka bllokuar prej tre muajsh komisionet parlamentare dhe prej 22 muajsh mbahet peng edhe Reforma Zgjedhore. Ndërsa për rezolutën e miratuar në Parlamentin Evropian të hënën (23 janar), deputetit i PD-së e cilëson si të drejtë dhe i bën thirrje mazhorancës të reflektojë Postimi i Sulës: Komisionet hetimore dhe pjesëmarrja në Reformën Zgjedhore në…
Author: tirana
Kryeministri Edi Rama ka nisur sot një vizitë pune dy ditore në Spanjë me rastin e pjesëmarrjes së Shqipërisë në panairin e turizmit “Fitur, Madrid”. Kryeministri Rama u mirëpit nga homolohu spanjoll Pedro Sanches në një takim i cili do të pasohet nga takimi i zgjeruar dypalësh mes dy delegacioneve dhe disa nga kryetarët e bashkive të vendit tonë. Ditën e nesërme, kryeministri Rama do të marrë pjesë në çeljen e panairit ndërkombëtar të turizmit “Fitur 24” që do të bëhet nga mbreti i Spanjës Felipe Vi e ku do të prezantohet diversiteti turistik i vendit tonë. Gjatë pjesëmarrjes në…
Ilir Meta, Kryetari i Partisë së Lirisë është parë ditën e sotme në ambientet e Spitalit Amerikan. Meta ka qenë i shoqëruar me bashkëshorten e tij Monika Kryemadhi. Sipas burimeve ende nuk dihen shkaqet që Meta ndodhet në spital. Kujtojmë se disa kohë më parë, ai është shprehur publikisht se i është nënshtruar disa kontrolleve shëndetsore dhe kanë qarkulluar lajme se ka pasur probleme kronike shëndetësore.
Ish-kryeministri Sali Berisha u paraqit sot (23 janar) në SPAK ku u mor në pyetje në lidhje me hetimet për dosjen Partizani. Në fjalën e mbajtur nga banesa e tij, ku po vuan arrestin e shtëpisë, Berisha tha se ishte në Prokurorinë e Posaçme për të denoncuar me forcën më të madhe, vendimet antiligjore që janë marrë ndaj tij. “Sot u shkova për tu marrë në pyetje për herë të parë pas 3 vitesh hetim false. Për kureshtjen tuaj kur më pyeten ky banon, ju përgjigja ‘rruga e shpresës’, u dridhen nga frika, u tmerruan. Unë shkova dhe shkova në…
Samsung Galaxy S24 Ultra është një central elektrik i smartfonëve dhe aftësitë e tij të kamerës është pak të thuash të jashtëzakonshme. Çdokush mund të mësoje jo vetëm bazat e fotografisë, por dhe t’i masterizojë këto njohuri falë një pajisjeje të vetme. Kujtimet tuaja nuk do jenë më kurrë kaq të gjalla, ‘feed-i” juaj i rrjeteve sociale do i ngjajë një profili të një ylli me famë ndërkombëtare, dhe kontenti juaj do të bëjë thjesht diferencën. Veçoritë e fuqizuara nga AI dhe aftësitë e modalitetit Pro, do ju japin të gjithë fuqinë e një aparati fotografik që kushton mijëra dollarë.…
Florand Karemani dhe Mamica Korteshi janë çifti i bashkëshortëve të cilët ranë në prangat e Policisë së Shtetit në kuadër të megaoperracionit “Tempulli 2”. Këta shtetas në bashkëpunim me nipin e tyre e kishin kthyer shitjen e lëndëve narkotike në “biznes familjar”. Florand Karmeni dhe Mamica Korteshi shisnin lëndët narkotike kokainë në zonën e Selitës, ndërsa nipi i tyre shkonte merrte paratë. Ashtu si dhe u bë me dije më herët çifti i bashkëshortëve jetnonin në katin e katër të një pallati në kryeqytetit i cili ruhej gjatë gjithë kohës nga kamerat e sigurisë. Në momentin që efektivët shkonin për…
Konkurrentja e Big Brother Vip, Rike Roçi duket se ka konfirmuar një pëlqim për Romeon Veshaj, duke thënë se i pëlqen të shpenzojë kohë me të. Në një bisede me Jul Dedën, Rike tha se i pëlqen të rrijë me Romeon, pasi i duket djalë besnik. Rike: Më duket si djalë besnik Romeo, prandaj kam qejf të rri me të Juli: Burrat e vërtetë janë besnik, pastaj lëngaraqët Rike: Besnikëria është shumë e rëndësishme, sidomos në këtë lojë Juli: Deri tani je herët Rike: Në përgjithësi, nëse nuk e tregon që je besnik… Juli: Nëse du nesër me të luftu…
Një automjet në Korçë është përfshirë nga flakët e zjarrit teksa ka qenë në lëvizje. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:09 në lagjen Nr.16 të qytetit. Nga zjarri nuk ka persona të lënduar teksa shoferi arriti të dalë në kohë nga makina, por u shënuan vetëm dëme material. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.
Rrëzimi i një skele nga një pallat në ndërtim i firmës Arlis ka plagosur dy kalimtarë. Mes të plagosurve është edhe bashkëshortja e ish-futbollistit të njohur, Bledi Shkëmbit, Imelda. Shkëmbi, ish-kapiteni i ekipit të Skënderbeut, në një intervistë për TCH ka deklaruar se së bashku me avokatin, po merren me përgatitjen e dokumenteve, për të ngirtur padi ndaj firmës së ndërtimit. Ai tha se deri në mesditë, përfaqësuesit e firmës Arlis nuk kanë kontaktuar askënd, për të mësuar për gjendjen shëndetësore të dy të plagosurve. Për incidentin e ndodhur në kryeqytet, janë arrestuar për veprën penale të shkeljes së rregullores…
Media britanike Daily Mail i ka kushtuar një artikull 24 orëve të fundit të Adolf Hitlerit, ndërsa ndodhej në bunker. 12.01 e diel, 29 prill 1945 Gati 30 metra nën tokë, Eva Braun po përgatitet për martesën e saj. Tani për tani, ajo është në dhomën e saj të gjumit, duke stiluar flokët e saj. Për të fejuarin e saj, Adolf Hitler, të cilit nuk i pëlqen grimi, ajo është rregulluar me kujdes që të duket natyrale. Ajo tashmë ka zgjedhur atë që do të veshë: një fustan të gjatë të zi prej tafta mëndafshi, këpucë të zeza kamoshi Ferragamo,…
Partia Demokratike ka ofruar një marrëveshje që indirekt i vjen në ndihmë edhe deputetit Ervin Salianji. Deputeti demokrat Ferdinant Xhaferaj ka depozituar në Kuvendin e Shqipërisë një amendament ku kërkohet amnistimi i çdo personi që është dënuar me deri në 2 vite heqje lirie, të falet. “Pushohen të gjitha çështjet penale të pashqyrtuara ose në proces shqyrtimi nga gjykatat e apelit, për veprat penale të kryera deri në datë 30.06.2023 për të cilat gjykatat e shkallëve të para kanë dhënë dënim me burgim deri në 2 vjet, ose çdo lloj dënimi tjetër më të butë, me përjashtim të dënimeve për…
Ambasada ruse në Shqipëri ka konfirmuar se në selinë e saj në Tiranë do të hapet një qendër votimi për zgjedhjet e ardhshme presidenciale në Rusi, të cilat janë caktuar për 17 mars. Siç thuhet në përgjigjen dërguar Radios Evropa e Lirë, qytetarët rusë me të drejtë vote do të mund të votojnë ditën e zgjedhjeve. Në përgjigje, Ambasada ruse tha se do të njoftojë më vonë se në çfarë orari do të hapet qendra e votimit brenda ndërtesës. REL-i po ashtu mori konfirmim nga Ambasada ruse në Shkup se qytetarët rusë në Maqedoninë e Veriut do të mund të…