Author: tirana

Një grua, e identifikuar si Sara, në një intervistë për “Shqipëria live”, rrëfeu historinë e trishtë të jetës së saj, që nis me përdhunimin që në moshën 13-vjeçare. Ajo tregoi se është abuzuar seksualisht nga të njëjtët persona për gati tetë vite. “Ndodhte nëpër makina, hotele, ferra, ku të ishin… Shoqet e mia më shihnin shenjat, nuk e morën kurrë guximin të më pyesin apo të më thoshin a ke nevojë për ndihmë. Ata më thoshin po tregove gjë, do të të vrasim”. Për shkak të kërcënimeve të vazhdueshme, Sara nuk e mori dot guximin të denonconte autorët. “Kam tentuar…

Read More

Avokati i familjes së Ermal Fejzullahut që u rrah për vdekje nga dy adoleshentë, Tom Gashi kërkon dënim maksimal për autorët. Ai e cilësoi vrasjen e 18-vjeçarit një krim të rëndë ndaj një personi krejt të pafajshëm. Duke kujtuar vrasjen e planifikuar nga bashkëshorti të Liridona Ademajt, Gashi kërkon ashpërsim të ligjit. “Nuk kanë kaluar as dy muaj nga rasti trishtues i Liridonës, e planifikuar nga bashkëshorti. Imagjinoni vrasje me pagesë dhe mund të marrë një dënim jo të duhur. Dënimet e dhëna nga gjykatat tona nuk janë fare në proporcion me peshën e veprës penale. Politika e dënimeve duhet…

Read More

Rruga “Ura Domje-Lagjia Tagan”, është një prej 100 rrugëve rurale që do të asfaltohen nga Bashkia e Tiranës. Pasi pa nga afër punimet për asfaltimin e saj, kryebashkiaku Erion Veliaj foli për impaktin që do të kenë këto investime për fshatin. “Kjo është një rrugë, që jo vetëm për mijëra banorë të zonës, por qindra ekonomi lokale zhvillohen nga kjo rrugë. Duke u rritur vlera e pronës shoh shumë familje të qytetit që janë transferuar në fshat. Për shembull, qendra e Qehasë hapi një mundësi edhe për ekonomitë e fshatit. Prona u rrit, u shitën një pafundësi tokash. Është një…

Read More

Astrit Deliu, 46-vjeç prej 20 vitesh e kishte kthyer zonën e “Tufinës” në Tiranë në bazën e tij të konsideruar gati të paprekshme. Deliu ka fshehur sasi të konsiderueshme kokaine në bahçen e shtëpisë. Ai e kishte hedhur çantën pranë rrënjës së një peme dhe pasi policia e hapi prezencë të tij gjeti kuti të ndryshme plotë me kokainë të ndarë në doza të vogla, më shumë se gjysmë kilogramë dhe një pistoletë “bereta”. Astrit Deliu është personazhi kryesor i operacionit “Tempulli 2” në Tiranë, të cilit iu kap sasia me e madhe e lëndës narkotike.

Read More

Shqipëria do të prezantojë paketën turistike përmes një agjende të nivelit të lartë nën organizimin e Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit në Panairin Ndërkombëtar “Fitur” në Madrid, i cili mbahet nga 24 deri në 28 janar. Në ceremoninë e hapjes së panairit do të marrë pjesë edhe kryeministri Edi Rama. Kreu i qeverisë po ashtu ka postuar në rrjetet sociale spotin promovuese të pjesëmarrjes së Shqipërisë në këtë panair. “Shqipëria nis promovimin ndërkombëtar si një destinacion unik turistik me pjesëmarrjen në panairin gjigand të turizmit “FITUR Madrid” nga 24 deri më 28 janar, për të prezantuar diversitetin e pasur turistik,…

Read More

Këtë të premte, në orën 10:00, është përcaktuar të mbahet mbledhja e rradhës së Komisionit të posaçëm për Reformën Zgjedhore. Sipas njoftimit të Kuvendit, mbledhja do të mbahet fizikisht dhe deputetët anëtarë duhet të jenë të pranishëm në sallën Pjetër Arbnori. Të premten e kaluar më 19 janar, mbledhja e komisionit të Zgjedhores dështoi për shkak se salla ku do të zhvillohej mbledhja u uzurpua nga deputetët e grupit Berisha=Bardhi. Në agjendën e mbledhjes përfshihen: -Rifillimi i punimeve të Komisionit -Shqyrtimi i planveprimit të Komisionit -Shqyrtimi i kalendarit të punimeve të Komisionit

Read More

Shefi i diplomacisë së shtetit hebre, Israel Katz në takimin e rëndësishëm në Bruksel për paqen në Lindjen e Mesme, ka shokuar me planin që ka Izraeli. Ministrat e Jashtëm të BE-së u tronditën kur në monitor iu shfaq një video që tregonte planin për ndërtimin e një ishulli artificial në Gaza. Sipas planit të Izraelit, të gjitha palestinezët e enklavës mund të zhvendosen për në atë që po konsiderohet gjerësisht si “një kamp përqendrimi”.. Katz e ka promovuar edhe më herët planin e tij, kur ushtronte detyrën e ministrit të transporteve në vitin 2017, si një lokacion alternativ për…

Read More

Lulzim Basha i cili ndodhet në Asamblenë e Këshillit të Europës, është takuar me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca. Thirrja e Bashës, është që bashkërendimi mes shqiptarëve është me rëndësi për stabilitetin në rajon. Basha ka shprehur angazhimin se Partia demokratike do jetë zëri i Kosovës në institucionet ndërkombëtare. “Kënaqësi të takoja në KiE kryetarin e Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca. Bashkëpunimi dhe bashkërendimi mes shqiptarëve në këto kohë sfidash, është shumë i rëndësishëm për paqen dhe stabilitetin në rajon”, shkruan Basha në rrjetet sociale. Postimi i plotë Kënaqësi të takoja në KiE, kryetarin e Kuvendit të Kosovës…

Read More

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu ka zhvilluar një vizitë në spitalin e Sarandës “Petro Nako” ku investimet e qeverisë dhe MSHMS-së në kirurgji, maternitet dhe pediatri kanë mundësuar kushte bashkëkohore për stafin si dhe cilësi shërbimi pranë vendbanimit për qytetarët. Koçiu theksoi se ky spital u shërben rreth 120 mijë banorëve, por edhe mijëra turistëve të cilët e zgjedhin atë si destinacionin e pushimeve të tyre. Gjatë bashkëbisedimit me stafin e mjekëve dhe infermierëve, ministrja Koçiu theksoi rëndësinë për rritjen e shërbimeve për qytetarët dhe turistët që qyteti i Sarandës pret dhe përcjell gjatë gjithë vitit. “Do…

Read More

Kryeministri Edi Rama priti sot në një takim, mjeshtrin e madh të arkitekturës bashkëkohore, Kengo Kuma. Rama dhe Kuma biseduan për projektin e Parkut të ri të Artit në rrethinat e Tiranës. Në këtë projekt do të krijohet një hapësirë e bukur për artistët, artdashësit e fëmijët dhe një destinacion i ri për turistët. “Me mjeshtrin e madh të arkitekturës bashkëkohore, Kengo Kuma, për projektin e Parkut të ri të Artit në rrethinat e Tiranës, ku do të krijohet një hapësirë e bukur për artistët, artdashësit e fëmijët dhe një destinacion i ri për turistët”, shkroi Rama në rrjetet sociale.

Read More

Meriton Mjekiqi dhe Ilnisa Agolli, dy personazhet e ”Big Brother Albania Vip 3” janë shumë të afërt me njëri-tjetrin. Një afërsi që komentuesit në rrjete sociale janë kundër, por që tashmë po diskutohet edhe nga vetë banorët. Fillimisht ka qenë Gazi, i cili gjatë një bisede me Rozën në lidhje me mundësinë për krijimin e një çifti në shtëpi, është shprehur se çifit i parë që do të krijohet brenda shtëpisë së “BBV3” do të jenë Ilnisa dhe Meritoni. Meritoni: Kam një simpati, një dashuri më të veçantë. Do ja thosha nëse do ndjeja diçka, nuk e ndal aspak veten…

Read More