Sali Berisha do ta vazhdojë komunikimin me mediat dhe mbështetësit, pavarësisht se masa “arrest shtëpie” që është në fuqi ndaj tij, nuk e lejon. I pyetur nga gazetarët pasi doli nga SPAK nëse ka frikë për ashpërsim të masës, demokrati iu përgjigj me ironi: “Lëre mos e pyet”. “Masa staliniste që tregon frikën dhe tmerrin nga fjalët e mia. Po më dolën gazetarët para, harroje ti, do zbatoj të drejtën e fjalës së lirë”, tha ai.
Author: tirana
Pas daljes nga SPAK-u ku qëndroi 1 orë e 40 minuta, Sali Berisha ka zbuluar për mediat disa nga pyetjet të cilat iu bënë nga prokurorët e SPAK, ku një pjesë e rëndësishme është edhe për dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezin. ”Për letrat me vlerë u përmbajta të mos i fyeja. Historia e letrave me vlerë, është praktikë e dekretuar nga unë në 1995, ku në shumë vende ish komuniste propozohej emetimi i tyre që qytetarët të fitonin nga privatizimi i pasurive. Letrat me vlerë, vendimi doli 1 muaj pasi ishin paguar 90 përqind të detyrimeve shtetërore, familja Begeja kishte…
Sali Berisha tha se pyetjet që i bënë sot oficerët e SPAK për çështjen ”Partizani”, ishin idiote. Ai madje kërkoi ndihëm e avokatit të tij mbi ato që u pyet në SPAK. “Ata kishin marrë një listë personash dhe thoshin; A i njeh ti këta. Se nga e kishin marrë këto lista, nga zyrat e Ramës apo jo. Pyetje tjetër: çfarë ka bërë Abi Malltezi”, tha Berisha. Berisha: Genc na i memorizo pak se ishin kaq pyetje idiote sa… Avokati Gjokutaj: Ka rënë çdo masë sigurie. Nuk kishte asnjë pyetje që t’i referohej një provë. Berisha: A ke ti dijeni…
Sali Berisha ka folur për mediat pas përfundimit të marrjes në pyetje nga SPAK, ku qëndroi më shumë se 1 orë. Prej 24 ditësh, ish-kryeministri Sali Berisha qëndron me masë sigurie arrest shtëpie në lidhje me dosjen e privatizimit të ish-kompleksit sportiv. “Deklarova aty se jam këtu për të shembur piramidën tuaj dhe për të denoncuar aktet tuaja kushtetuese, pasi masat që vendosët kundër Berishës janë në shkelje të Kushtetutës. Jam këtu thash për të denoncuar aktet antiligjore të turpshme, për t’i marrë pushtetin Edi Ramës. Jam këtu për të denoncuar refuzimin e provave që nuk mund të ndodhë kurrë…
Sali Berisha është brenda në SPAK, duke dhënë llogari për dosjen ”Partizani”, por një pankartë me mesazh kundër ish-kryeministrit është shfaqur jashtë ambienteve. ”Rroftë Amerika”, shkruhej në pankartën e qytetarit Sokol Sylisufaj, i cili nga makina bën edhe thirrje për Altin Dumanin.
Sali Berisha sot për herë të parë ndodhet përballë dy prokurorëve të SPAK, Arben Kraja dhe Enkeleda Millonai, të cilët kanë ndjekur dosjen ”Partizani” që prej nisjes së hetimeve dhe deri në prezantimin e kërkesës në Kuvend për heqjen e imunitetit të Berishës. Ky i fundit prej më shumë se një muaji ka lëshuar akuza të forta për dy prokurorët. “Arben Kraja ish xhelat i Sigurimit ka dënuar një të ri në Shkodër se nuk pranonte moralin komunist. Ky hetues thoshte “ka shkelur normat e moralit komunist”. Kraja qëndron në Prokurori në kundërshtim flagrant me ligjin aktual për Prokurorinë dhe…
Për 5 gratë që akuzohen për bashkim me luftëtarët e ISIS në Siri për xhihad, SPAK ka kërkuar dënimin e tyre me 7 vite burg por për shkak të gjykimit të shkurtuar atyre u ulet automatikisht 1/3 e dënimit nëse shpallen fajtore. SPAK kërkoi pezullimin e dënimit me burg për gratë dhe vënien në shërbim prove për një periudhe 5-vjeçare. Vendimi pritet të jepet pas disa ditësh nga GJKKO. SPAK i hetoi gratë xhihadiste që u riatdhesuan nga kampet e Sirisë në Shqipëri për pjesëmarrje në organizatë terroriste dhe pjesëmarrje në veprimtari ushtarake në një shtet të huaj. Të pandehurat…
Kristjan Asllani festoi në stol triumfin e Interit në Superkupën e Italisë, duke mos zbritur në fushë. Turku Hakan Calhanoglu dhe Nicolo Barella kanë plotësuar numrin e kartonëve dhe nuk do të udhëtojnë me skuadrën drejt Firences, duke bërë që nga treshja e titullarëve të mbetet vetëm Mkhitaryan. Calhanoglu mori karton të verdhë në transfertën ndaj Monzës, duke plotësuar numrin, ndërsa Barella u ndëshkua për protestë në finalen e Superkupës së Italisë ndaj Napolit. Asllani dhe Frattesi pritet të zëvendësojnë dy futbollistët në fushë, në një sfidë mjaft delikate për zikaltrit, të cilët do të kërkojnë të marrin fitoren për…
Vajzat në ”Big Brother Albania VIP 3”, u mblodhën për të diskutuar rreth përvojave të tyre në dashuri. Rike Roçi tregoi se është ndarë nga ish-i dashuri që e kishte tradhtuar, por fajin ia hedh vetes, ku shprehet se ka qenë shumë e angazhuar dhe nuk e kishte vëmendjen tek ai për shkak të punës. “Unë kam qenë e tradhtuar, por gabimi ka qenë i imi, sepse në atë lidhje unë isha e përqendruar aq shumë në vete saqë e anashkaloja. Ai nuk ndjente përqendrimin tim në histori, unë isha për punë sa andej, këndej, shiheshim shumë pak. E doja…
Policia e Fierit ka zbuluar një bazë prostitucioni dhe ka vënë në pranga një 37-vjeçare. Në kuadër të operacionit “Gjurmimi” u bë i mundur arrestimi i shtetaset F.A. e cila pas hetimeve rezultoi se shfrytëzonte për prostitucion një 24-vjeçare. Gjithashtu, në kuadër të këtij operacioni, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për 4 shtetas, të dyshuar të implikuar në këtë veprimtari kriminale. Vijon puna për identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë rast. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të…
Që pasi u izolua në banesë që prej 30 dhjetorit 2023, Sali Berisha u paraqit sot në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion, për t’u marrë në pyetje për çësthjen “Partizani”. Siç duhet edhe nga fotot, Berisha u shfaq i buzëqeshur, duke përshëndetur deputetët dhe mbështetësit e tij, në prani të shumë kamerave dhe gazetarëve.
Deputeti i PD-së së Rithemelimit, Flamur Noka një nga mbështetësit e flaktë të Sali Berishës, ndodhet jashtë godinës së SPAK, teksa ish-kryeministri del për herë të parë para prokurorëve të posaçëm. Për mediat Noka sulmoi Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion, ndërsa cilësoi të paligjshëm vendimin për të mos lejuar Berishën të marrë pjesë në seancat plenare. “Kjo është një ngrehinë kriminale. Çfarë lidhje ka vajtja e tij në parlament me dosjen Partizani. Me një urdhër politik, kriminelët e SKAP-it po mbajnë jashtë detyrave një deputet. Këtu ka një regjim kriminal të narkotrafikantëve që ka qëllim të zhdukë pluralizmin dhe demokracinë”.