Author: tirana

Këtë të martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme me masa ajrore të ftohta. Moti parashikohet i kthjellët dhe vranësira mesatare në orët e mesditës. Mjegullinë në orët e mëngjesit në zonat luginore. Ngrica të forta përgjatë akseve rrugore. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, ra pritet të fryjë në orët e mëngjesit juglindje 1-5m/sek, nga orët e mesditës era ndryshon drejtim dhe pritet të jetë nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 1-10m/sek. Përgjatë vijës bregdetare e lugina nga orët e mesditë fiton shpejtësi 10-14 m/sek duke bërë që valëzimi në dete të jetë i forcës 2-4…

Read More

Sali Berisha është thirrur këtë të martë nga Prokuroria e Posaçme për ta marrë në pyetje për aferën ”Partizani”. Prej tre javësh Berisha ndodhet në ”arrest shtëpie”, ndërsa po hetohet për korrupsion pasiv. Seanca pritet të mbahet në orën 10:00, ndërsa nuk dihet nëse Berisha do të shkojë, apo do të paraqesë vetëm avokatët. Më 25 janar, SPAK-u ka thirrur për të marrë në pyetje edhe dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi, në hetim edhe për pastrim parash për privatizimin e ish-kompleksit sportiv Partizani. Mes këtyre 2 datave, pritet një zhvillimi rëndësishëm. Gjyqtarja e Apelit të Posaçëm, Ilirjana Olldashi do të…

Read More

Dashi Të martën pozicioni mund të keni vonesa ose pengesa që mund të ngadalësojnë planet tuaja. Nëse dikush përpiqet t’ju pengojë, është mirë të mos reagoni në mënyrë impulsive. Më mirë të mbani një profil të ulët dhe të prisni që stuhia të kalojë. Ndonjëherë ju duhet të bëni më të mirën nga një situatë e keqe. Demi Të martën Urani në shenjë do të sjellë ndryshime, edhe nëse nuk ka përmbysje të vërteta. Në dashuri jeni gjithmonë ata që bëni të mirën dhe të keqen, por do të jetë më mirë të mos e shtyni shumë me partnerin, veçanërisht…

Read More

Argita Malltezi ka thënë pa hezitim gabimet që ka bërë babai i saj, ish-kryeministri Sali Berisha gjatë viteve në politikë. Ajo tha se Piramidat dhe moskundërshtimi i listës pas zgjedhjeve të 2017 kanë qenë gabimet që ka bërë Berisha gjatë kohës që ka drejtuar PD dhe vendin. “Gabimet e tij kanë qenë Piramidat. Po ashtu ka qenë gabim moskundërshtimi i listës pas zgjedhjeve të 2017. Të tretën do e ruaj për një emision tjetër”, tha Malltezi për “Çim Peka Live” në “Syri Tv”.

Read More

Inter ka fituar trofeun e parë për këtë vit duke triumfuar për të tretën herë radhazi në Superkupën e Italisë. Në finalen e këtij viti që u zhvillua në Riyadh të Arabisë Saudite, zikaltrit e drejtuar nga Simone Inzaghi mposhtën Napolin me rezultatin 0:1. Ndeshja u vendos vetëm nga goli i Lautaro Martinez i cili shënoi në minutën e parë shtesë në fund të ndeshjes 90+1’.

Read More

Argita Malltezi është shprehur se do të bëjë gjithçka që ka në dorë për të nxjerrë në dritë të vërtetën. Vajza e Sali Berishës është pyetur disa herë nëse do i futet politikës dhe nëse mendon të marrë drejtimin e PD, por Malltezi është shprehur se nuk synon t’ i futet politikës. Ajo madje ka treguar se në 2017 i është propozuar që të marrë drejtimin e PD, por që nuk e ka pranuar pasi nuk ka dashur që PD të konsiderohet si institucion i trashëguar familjar. “Nuk aspiroj të jem në drejtim të saj. Unë do bëj çdo gjë…

Read More

Udhëheqësja e ekstremit të djathtë në Gjermani, Alternativa für Deutschland (AfD), ka thënë se partia e saj do të bëjë fushatë për një votim të stilit të Brexit për anëtarësimin në BE nëse vjen në pushtet, duke e quajtur largimin e Mbretërisë së Bashkuar nga blloku një model për vendin e saj. Alice Weidel i tha Financial Times se vendimi i Mbretërisë së Bashkuar ishte “shumë i drejtë” dhe se për Gjermaninë një “Dexit” do të nxiste vetëvendosjen e vendit. “Është një model për Gjermaninë, që dikush mund të marrë një vendim sovran të tillë,” tha ajo. Ishte një nga…

Read More

Prej dityësh institucione të ndryshme në vend iu bëjnë thirrje të fotë qytetarëve të bëjnë kujdes nga mashtrimet kibernetike që iu vijnë në celularin e tyre. Është Posta Shqiptare e cila nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale tregon rastet që përfshijnë këtë institucion pro që nuk janë të vërteta. AKCESK, Autoriteti Kombëtar për Certifikimin Elektronik dhe Sigurinë Kibernetik bënë të ditur se këto sulme kanë për qëllim vjedhjen e informacioneve personale, shpërndarjen e linqeve keqdashëse drejt qytetarëve shqiptare dhe infrastrukturave kritike. Ky institucion i bën thirrje qytetarëve të rrisin nivelin e vigjilencës ndaj mesazheve të dyshimta, email-eve, dhe thirrjeve telefonike.

Read More

Ilnisa ka shpërthyer në lot pasditen e ditës së nëntë të Big Brother VIP3, e për këtë shkak është bërë Rikja. Pranë i kanë ndënjur Meritoni dhe Bardhi, të cilët e kanë pyetur për të mësuar më tepër se çfarë ka ndodhur. Ilnisa e acaruar dhe në lot u shpreh se nuk dëshiron që as t’i afrohet RIkja, dhe jo më t’i flasë. “Më erdhi prapë dhe më tha unë të dhashë një shans që të kuptoja se kush je nuk po i kthej përgjigje sepse je ti (i drejtohet Meritonit) . Të lutem thuaji të mos më afrohet më.…

Read More

Ilir Mëngra, ish-kreu i drejtorisë rajonale të Transportit Rrugor në Tiranë është emëruar në krye të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR) duke zëvendësuar Blendi Goxhen i cili tashmë mban postin e ministrit të Ekonomisë, Kulturës dhe Inavacionit. Ndërsa Afrim Tole emërohet në krye të drejtorisë rajonale të DPSHTRR në Tiranë duke zëvendësuar Ilir Mëngrën.

Read More

Policia italiane ka kapur dhe arrestuar në flagrancë tre shtetas shqiptarë, 20,24 dhe 31 vjeç, të cilët kishin hyrë në një shtëpi  në Montebello nga dritarja. “Skifterët” sapo kishin thyer kasafortën dhe në momentin që mbërriti policia, ata u përpoqën të fshiheshin jashtë, duke i strukur në ballkon. Ata u gjetën dhe u ndaluan, ndërsa karabinierët dhe policia gjetën gjithashtu edhe një çantë me mjete të shumta vjedhjeje. Tre shqiptarëve iu gjetën po ashtu bizhuteri të vjedhura së fundmi nga banesa dhe sende të tjera që ishin vjedhur me parë, për të cilat do të kryhen hetime për zbardhjen e origjinës…

Read More

Gjatë mbledhjes së Komitetit të Stabilizim Asocimit BE-Shqipëri u miratuan një paketë rekomandimesh për Shqipërinë dhe një prej pikave,(9) flitet për çështjen e Reformës Zgjedhore dhe se si opozita duhet të bëhet pjesë për mbarëvajtjen e punëve në këtë komision dhe jo të bëhet pengesë, siç po mundohet të bëhet një pjesë e saj. “Shpreh keqardhjen që pavarësisht krijimit të komisionit ad hoc për reformën zgjedhore në shkurt 2022, nuk është bërë asnjë përparim as në miratimin e ndonjë teksti dhe as në adresimin e rekomandimeve të pazgjidhura të OSBE/ODIHR dhe Komisionit të Venecias; thekson rëndësinë kryesore të përfshirjes së…

Read More