Mashtrimi me vajin e ullirit është sërish në lajme pas 11 arrestimeve dhe sekuestrimit të 260,000 litrave produkt të dyshimtë në Spanjë në fund të vitit të kaluar. Modifikimi ose falsifikimi i plotë i vajit të ullirit ekstra të virgjër (EVOO) është gjithmonë një problem, por ai është tejkaluar në muajt e fundit me një çmim në rritje. Falsifikimi i vajit të ullirit është një krim i lig: një truk besimi ndaj klientëve dhe një tradhti ndaj fermerëve të pasionuar që punojnë me dashuri dhe pasion. Por sado e keqe që është, krimi më i madh është ai që qëndron…
Author: tirana
Agron Neza ka dalë nga SPAK pas gjashtë orëve, ndërsa ishte thirrur në funksion të hetimeve për çështjen McGonigal. Emri i Agron Nezës është përmendur në dosjen e ish-zyrtarit të FBI-së, Charles McGonigal, i cili dyshohet se ka marrë para nga një ish-punonjës i shërbimeve inteligjente shqiptare dhe nuk ka raportuar kontaktet dhe lidhjet me zyrtarë të shteteve të tjera. Në dokumentet e regjistrimit të një kompanie në Shqipëri tregohej se McGonigal rezultonte në Shqipëri si administrator i një biznesi që prej vitit 2007, kohë kur qeveria drejtohej nga Sali Berisha. Kjo kompani kishte aksioner Shefqet Dizdarin me 25% të…
Big Brother ka marrë një vendim për të dënuar të gjithë banorët, për shkak se kanë thyer rregullat. Në zarfin e kuq, Big Brother njoftoi të gjithë banorët të bëjnë gati valixhet, pasi kanë thyer rregullat e formatit, siç është mbajtja e syzeve në ambientet e brendshme, dëmtimi i mikrofonave, personifikimi i vëllait të madh, etj. Vendimi se çfarë do të ndodhë, pritet të merret nesër. “Banorë, në shtëpi janë thyer vazhdimisht rregullat e vëllait të madh si, pëshpëritja, mbajtja e syzeve, pëshpëritja në gjuhë të huaj, dëmtimi i mikrofonave, dëmtimi i ambienteve të shtëpisë, personifikimi i vëllait të madh.…
Anëtari i Këshillit Bashkiak të Elbasanit, Franko Hakilja që përfaqëson koalicionin “Bashkë Fitojmë” është arrestuar në kuadër të megaoperacionit policor të koduar “Tempulli 2”. Franko Hakilja ka rënë në pranga nën akuzën e “prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike”. Në kuadër të fazës së dytë të megaoperacionit policor “Tempulli” janë arrestuar 273 persona gjatë 24 orëve në të gjithë Shqipërinë, të dyshuar si shpërndarës dhe prodhues të lëndëve narkotike të llojeve të ndryshme. Operacioni “Tempulli 2” u fokusua kryesisht në zonat pranë shkollave pasi objektivi i shpërndarësve ishin adoleshentët.
Një dramë e vërtetë ka ndodhur mëngjesin e së hënës në Bareggio të Milanos. Sipas asaj që shkruajnë mediat italiane, një 53-vjeçar shqiptar, ka rënë nga një lartësi prej 7 metrash nga struktura e një magazine të një kompanie zdrukthtarie, e cila po rikonstruktohej. Mësohet se shqiptari, identiteti i të cilit akoma nuk është bërë i ditur, ka qenë duke fjetur në kantierin ku po zhvilloheshin punimet. Në kantier janë gjetur edhe veshjet dhe sendet e tij personale, një tjetër detaj që vërteton hipotezën se ai ka fjetur aty. “53-vjeçari i divorcuar, mesa duket i ka kaluar netët në kantier për arsye familjare”, shkruan “Milano…
Kiara Tito ka dhënë një lajm të trishtë për ndjekësit e saj, pasi kushëriri i saj ka ndërruar jetë. Ajo ka ndarë një foto të tij ku shkruan: “Një lajm që na tronditi të gjithëve familjarisht. Një nga njerëzit me shpirtin më të mirë, por aq i mirë ishe sa zoti të deshi për vete. U prehsh në paqe kusho.”
Një burrë ka shkaktuar panik nëpër rrugët e Stambollit, pasi goditi me thikë 11 persona. Sipas dëshmive, personi i paidentifikuar është afruar tek kalimtarët dhe pa u thënë asgjë, ka nxjerrë thikën dhe i ka plagosur në pjesë të ndryshme të trupit. Dëshmitarët thanë se sulmuesi filloi të godiste me thikë në rrugët e lagjes Esenyurt në orën 10 të mëngjesit dhe vazhdoi për disa orë. Forcat e policisë vijojnë kërkimin e tij ndërsa të plagosurit janë dërguar për mjekim në spitalet e Stambollit. Esenyurt'ta bir şahıs, sokak sokak gezerek 11 kişiyi bıçakladı. pic.twitter.com/vYdrKW4Cb8— Boşuna Tıklama (@bosunatiklama) January 22, 2024
Pavarësisht rritjes së pagave, shqiptarët duan të largohen nga vendi. Ndonëse në rënie të lehtë në raport me vitet e mëhershme, mbi 8 mijë e 500 shqiptarë kërkuan azil në një nga vendet e bashkimit europian në harkun e muajve janar-nëntor 2023. “Emigracioni justifikohet ose në gjendje lufte, ose fatkeqësi natyrore, tani e kemi individual emigracionin. Qeveria duhet të gjejë shkaqet për ta demotivuar emigracionin dhe jo ta shohë si të drejtë individuale. Shkaqet, ritmi i reformave është shumë i ngadaltë, duhet përmirësuar cilësia e shërbimeve”, tha Ilir Gedeshi, ekspert për çështjet e migracionit. “Pjesa më e madhe që i…
Një tjetër operacion mbarë kombëtar është zhvilluar nga policia kundër shpërndarësve të lëndëve narkotike. “Tempulli 2”, operacion i cili ka nisur prej disa javësh, është finalizuar me 66 hetime proaktive. Peshën më të madhe të këtij aksioni e mban antidroga e Tiranës, ku janë me dhjetëra të arrestuar. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë tha se në total në rang vendi janë kapur 273 persona, duke goditur 7 grupe kriminale që trafikonin dhe shisnin drogë kryesisht në zona urbane. Të paktën 20 persona u arrestuan në Elbasan. Një prej të arrestuarve rezulton të jetë një anëtar i Këshillit Bashkiak, i grupit…
Më shumë se një e treta e adoleshentëve në Bashkimin Europian raportojnë se dehen herë pas here, që është dyfishi i numrit të të rriturve. Ky është një problem veçanërisht i madh në Danimarkë. Shkalla e konsumimit intensiv të alkoolit tek adoleshentët e moshës 15 dhe 16 vjeç është dukshëm më e lartë se tek të rriturit në shumicën e vendeve evropiane. Për shkak se pirja në moshë të re shoqërohet me konsumimin e tepërt të alkoolit më vonë në jetë, është një problem serioz i shëndetit publik. Në vitin 2019, mesatarisht, më shumë se një e treta (37.4 përqind)…
Organizata Amnesty International shprehu sërish sot shqetësim për marrëveshjen mes Italisë dhe Shqipërisë për migrantët e nisur nga vendet e Afrikës veriore, e cila parashikon mbajtjen e tyre në territorin shqiptar, në pritje të shqyrtimit të kërkesave për azil. Ndërsa protokolli mes dy vendeve nisi të diskutohet sot në Dhomën e deputetëve, organizata e njohur për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, i bëri thirrje parlamentarëve italianë që ta kundërshtojnë atë Marrëveshja e nënshkruar në 6 nëntor të vitit të kaluar në Romë, mes kryeministres italiane Giorgia Meloni dhe atij shqiptar Edi Rama, parashikon ngritjen e dy qendrave, e para…
Departamenti i Garave në FSHF organizoi sot një takim me klubet e kategorisë “Abissnet Superiore” ku u diskutua në lidhje me strategjitë që mund të përdoren për të përmirësuar produktin dhe për çështje të tjera që kanë të bëjnë me zhvillimin e futbollit. Në takimin e zhvilluar në “Shtëpinë e Futbollit” morën pjesën anëtari i Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së, Pano Xhixho, drejtori i Departamentit të Garave në FSHF, Marjus Sulejmani, Drejtori i Departamentit PR në FSHF, Fatjon Kodra, drejtues dhe zyrtarë të marrëdhënieve me publikun dhe marketingut të klubeve. Zyrtarët e FSHF-së theksuan objektivin dhe dëshirën për të pasur sa…