Author: tirana

Moderatorja Roza Lati është prekur nga fjalët e banorëve, të cilët thanë se ajo është shtriga në “Big Brother VIP3”. Gjatë një bisede me Ilnisën, moderatorja tha që ndihet shumë keq që banorët e kanë cilësuar si shtrigë, pasi të gjithve iu ka dhënë cigare kur nuk kanë pasur. Roza tha që brenda shtëpisë ka të tjera shtriga që të vrasin natën e qajnë ditën. “Iu dhashë cigare të gjithëve, tregova këtë zemërgjerësinë time dhe shiko se çfarë mora mbrapsht. Do hidhem nga ballkoni. Se ka të tjera që janë shtrigat e borëbardhës që të vrasin natën e qajnë ditën.…

Read More

Komisioni i Stabilizim-Asociimit në Parlamentin Europian miraton në Komitetin e Stabilizimit rekomandimet për Shqipërinë. “Të përfshihen të gjithë zërat nga opozita në procesin e reformës zgjedhore për të siguruar përfaqësim të vërtetë. Të përdoren Komisionet Hetimore për të forcuar llogaridhënien dhe qeverisjen demokratike në Shqipëri. Parlamenti Europian bën thirrje për një dialog politik konstruktiv dhe gjithëpërfshirës nga të gjitha palët. ” Në Rezolutën e PE për Shqipërinë, evidentohet kryesisht këto çështje kryesore: “Bëhet thirrje për përfshirje të fortë të Parlamentit për të nxitur angazhimin e opozitës. Theksohet funksioni jetik i kontrollit dhe balancimit të Parlamentit, duke theksuar nevojën për komisione hetimore.…

Read More

Tre shtetas kanë rënë në prangat e policisë, mesditën e sotme. Një operacion nga Strukturat e Krimit Ekonomik dhe Operacionales së Drejtorisë së Tiranës, në bashkëpunim me komisariatin e Pogradecit, kanë bërë të mundur arrestimin e tre personave në fshatin Starovë të Pogradecit. Rasti lidhet me një skemë mashtrimi lidhur me shitje e blerje pronash në Tiranë, si edhe falsifikim dokumentesh. Mësohet se shifrat e mashtrimit arrijnë në mbi 200 mijë euro. Kanë qenë policia e qytetit liqenor që së bashku me forcat nga Tirana kanë lokalizuar tre personat duke i arrestuar, ndërsa po dërgohen për veprime të mëtejshme në…

Read More

Jorgen Xoxi, ish-bashkëshorti i Ledjonës, banores së ”Big Brother Albania Vip 3”, në një lidhje telefonike për ”Shqipëria Live” reagoi pas akuzave në lidhje me vajzën e tyre, duke treguar versionin e tij të historisë. Disa ditë më parë në një koment Xoxi tha se Ledjona gënjen për deklaratat duke e quajtur mashtruese, dhe se ajo nuk e ka lejuar ta shohë vajzën e tij. Ai pranon që Ledjona e ka dërguar në Korçë, por viziton vetëm gjyshërit. Sipas tij, vajza e tyre nuk komunikon më me atë, ashtu siç komunikonin para lidhjes së tij me një tjetër. “Nuk kam…

Read More

Në Shqipëri do të mbahet një Samit i Posaçëm për Ukrainën, dhe për këtë do të vijë në Tiranë vetë Presidenti Volodymyr Zelensky. Lajmi u dha nga shefi i qeverisë shqiptare, i cili nuk ndau detaje për kohën kur kjo do të ndodhë. “Po përgatisim një samit në Tiranë për Ukrainën dhe do të kemi të pranishëm presidentin Zelenskyy për të diskutuar me Presidentin e Ukrainas me dhe me njëri-tjetrin, lidhur me sfidat e sigurisë pikërisht.”, tha Rama. Kryeministri i bëri deklaratat nga Shkupi, ku mori pjesë në takimin e liderëve të Ballkanit, me drejtimin e SHBA-së dhe BE-së. Rama…

Read More

 Tre persona janë arrestuar nga policia mesditën e sotme. Një operacion nga strukturat e krimit ekonomik dhe operacionales së drejtorisë së Tiranës, në bashkëpunim me komisariatin e Pogradecit, kanë bërë të mundur arrestimin e tre personave në fshatin Starovë të Pogradecit. Burime kofidenciale bëjnë me dije se rasti lidhet me një skemë mashtrimi lidhur me shitje e blerje pronash në Tiranë, si edhe falsifikim dokumentash. Mësohet se shifrat e mashtrimit arrijnë në mbi 200 mijë euro. Ka qenë policia e qytetit liqenor që së bashku me forcat nga Tirana kanë lokalizuar tre personat duke i arrestuar, ndërsa po dërgohen për…

Read More

Ish myftiu i Tiranës, Ylli Gurra ka dënuar rastin e abuzimit seksual të një minorene në Tiranë nga mjeku kirurg Dervish Hasa, ndërsa apeloi se keqinterpretime që bëhen nga persona të caktuar nuk mund t’i atashohen fesë dhe besimit. I ftuar në një emision televiziv, ish myftiu Gurra tha se Kurani nuk lejon poligaminë dhe se gruaja sot nuk trajtohet më si “një plaçkë tregu”. “Në një kohë që një minorene do të duhet ishte në bankat e shkollës keqpërdoret nga dikush. Nuk ka asnjë arsye logjike që kjo të mund të justifikohet me besimin, përkundrazi ato përpiqen të gjejnë…

Read More

Gjyqtarja e Gjykatës së Shkallës së Parë në Tiranë, Arnisa Këlliçi, ka marrë një letër kërcënimi me jetë, për të dhe familjen e saj, gjë që e nxitur atë të kërkojë mbrojtje të posaçme nga KLGJ. Ka qenë vetë gjyqtarja ajo e cila ka bërë më dije këtë ngjarje, në një letër drejtuar Këshillit të Lartë Gjyqësor. Për këtë çështje ka folur sot në Breaking në Top News, gazetarja Anila Hoxha. Gazetarja ka dhënë detaje në lidhje me disa nga pistat ku po hetohet nga Policia e Shtetit. Për sa i përket pistave aj u shpreh se “nuk besoj se…

Read More

Të shtëna me armë zjarri raportohen të kenë ndodhur këtë të hënë në Bruzë Zall të Krujës. Paraprakisht se një i ri ka mbetur i plagosur, në rrethana momentalisht të paqarta. I plagosuri është nisur me makinë drejt spitalit dhe gjendja e tij shëndetësore momentalisht nuk dihet. Në vendin e ngjarjes po shkon policia dhe pritet që më shumë detaje të kemi në vijim.

Read More

Dy turistët çekë, të cilët mbetën të bllokuar në dëborë pranë Malit të Korabit, janë transportuar për ndihmë mjekësore me helikopter. Ata u shpëtuan pas një operacioni që zgjati disa orë e ku u përfshinë forca të policisë së Dibrës, Kukësit, ato të Policisë Kufitare, si dhe KFOR. Të parët që i shkuan në ndihmë ishin banorë të zonës. Një prej tyre, në një prononcim për gazetarin Neki Feta, tregon momentin kur i gjetën. “Të parët që shkuan i gjetën brenda në dëborë. Ne shkuam në ndihmë pak më pas, por e dhamë ndihmën tonë. Njëri ishte në gjendje më…

Read More

Edhe këtë të hënë në Gjykatën e Apelit të Posaçëm është shtyrë seanca për Fredi Belerin, i cili kërkon leje për t’u betuar si kryebashkiak i Himarës. Shkak për shtyrjen e seancës është bërë paraqitja e përfaqësuesit ligjor të Burgjeve pa prokurë të posaçme. Fredi Beleri u arrestua në ambientet e një lokali në Himarë, vetëm 2 ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit, pasi u kap në flagrancë bashkë më bashkëpunëtorin e tij Pandeli Kokaveshi duke blerë vota. Beleri nuk ka mundur të marrë detyrën, pasi autoritetet gjyqësore nuk i dhanë leje për të kryer betimin. Kjo çështje është…

Read More

Sali Berisha nuk ndalet, edhe pse në izolim. Ai do ta ankimojë vendimin e SPAK-ut, për të mos e lejuar që të marrë pjesë në seancat plenare të Kuvendit. Këtë të hënë ka mbërritur në gjykatë Sokol Mëngjesi për ta ankimuar vendimin. SPAK rrëzoi kërkesën e Berishës për leje që si deputet i Kuvendit të merrte pjesë në seancat parlamentare. Dy prokurorët thanë në vendimin e mospranimit se “e drejta e ushtrimit të profesionit nuk është mbizotërues ndaj masës së sigurimit të caktuar nga Gjykata, atë të arrestit në shtëpi”. Ata gjithashtu shtojnë se kërkesa për leje nuk ka bazë…

Read More