Author: tirana

Në Shkup, në takimin e liderëve të Ballkanit Perëndimor me përfaqësuesit e lartë të BE-së, SHBA-së dhe institucioneve financiare ndërkombëtare mbi Planin e Ri të Rritjes që Komisioni Europian, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha në tryezë ku ishte i pranishëm dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, që rajoni të integrohet sa më shpejt duhet të ndalen kërcënimet mes fqinjëve për çështjen e sigurisë. Kurti shtoi mes të tjerash se Kosova e ka gati agjendën e reformave, e cila do t’i dërgohet sa më shpejt që të jetë e mundur institucioneve të BE-së. “Duhet të jemi konstruktivë në angazhimin tonë…

Read More

Policia e Tiranës ka zbardhur detaje rreth ngjarjes së rëndë, ku si pasojë e rënies së një skele, u plagosën dy kalimtarë. Babë e bijë ndodhen në spital në kujdesin e mjekëve. Policia informon se ka shoqëruar në polici inxhinieri dhe dy punëtorë e pallatit. NJOFTIMI I POLICISE Më datë 22.01.2024, rreth orës 10:10, në bulevardin “Gjergj Fishta”, janë rrëzuar skelat e nje pallati në ndërtim e sipër, dhe si pasojë janë dëmtuar 2 shtetas (kalimtarë) H. L., rreth 70 vjeç, dhe I. Sh., rreth 45 vjeçe. Dy të dëmtuarit ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve. Në ambientet e…

Read More

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i pranishëm në samitin e Bashkimit Evropian, që po mbahet në Shkup, kushtuar Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor, tha se nevoja për zgjerim të Bashkimi Evropian është urgjente. “Kemi nevojë për zgjerim urgjent, për shkak se agresioni rus po vazhdon në Ukrainë. Duhet te jetë mundësi për bashkëpunim të fuqishëm rajonal. Kosova është e gatshme për reforma, që rajoni të integrohet dhe qytetarët të përafrohen”, tha ndër tjera Kurti. Kurti po ashtu ka falënderuar BE-në, SHBA-të dhe Maqedoninë e Veriut për këtë takim të rëndësishëm, që sipas tij do të mundësojnë sa më shumë…

Read More

Prokuroria e Tiranës ka reaguar zyrtarisht lidhur me hetimet për dosjen e 21 Janarit. Një ditë më parë kryeministri Edi Rama kërkoi që dosja të hetohet nga SPAK nëse jo dosja “do të vijonte të mbetej në barkun e prokurorisë së Tiranës pa shtyllë kurrizore’ Prokuroria e Tiranës vlerëson se në funksion të hetimeve të zhvilluara prej prokurorit, është vendosur të bëhet vlerësimi dhe ekspertimi i provave të sekuestruara gjatë kqyrjes së vendit të ngjarjes dhe kqyrjes së viktimës, duke iu drejtuar autoriteteve kompetente të huaja, prej të cilëve për shkak të sensibilitetit dhe natyrës së çështjes është kërkuar konfidencialitet.…

Read More

Partia Demokratike e Lulzim Bashës, këtë të hënë dorëzoi në Kuvend amendamentin ku kërkon ndryshimin e buxhetit të shtetit, për t’i dhënë 50 mln euro Kosovës ndihmë ushtarake. “Duke marrë parasysh situatën e tensionuar të sigurisë në Republikën e Kosovës nën dritën e fakteve të një acarimi të paprovokuar të gjendjes së sigurisë nga Serbia, bëhet e domosdoshme një ndihmë financiare për nevoja të mbrojtjes dhe sigurisë nga ana e Republikës së Shqipërisë për Republikën e Kosovës prej së paku 5 miliardë lekë në vit, duke filluar nga viti 2024. Kjo ndihmë financiare ka për synim forcimin dhe zgjerimin e…

Read More

Plani i rritjes i ofruar nga Bashkimi Evropianë për vendet e Ballkanit Perëndimor ka në fokus integrimin e tregut të Ballkanit Perëndimor, si një treg i vetëm në tregun evropian. Këtë theksoi të hënën në Shkup, Gert Jan Koopman, drejtori i Komisionit Evropianë për Fqinjësinë dhe Zgjerim. I pranishëm në konferencën “Plani i Rritjes së Ballkanit Perëndimor dhe Integrimi më i Shpejtë në BE” në Shkup, Koopman bëri thirrje për rritje të bashkëpunimit, pasi duhet fillimisht të ketë integrim mes vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe më tej integrim në tregun e familjes evropiane. “Ju duhet punë për të arritur në…

Read More

Kryeministri Edi Rama nga konferenca “Plani i Rritjes së Ballkanit Perëndimor dhe Integrimi më i Shpejtë në BE” që po mbahet në Shkup, iu dha një mesazh të qartë liderëve të Ballkanit, ndërsa iu bëri thirrje që të harrojnë ngjyrat e flamujve dhe historinë. Ai tha se është entuziast. ”Më falni për entuziazmin tim, nuk jam i çmendur, por ka arsye që të jem optimist. Në darkën mbrëmë kuptuam se mund ta bëjmë këtë, mund të kemi bisedë të civilizuar, pa e ndërthur bisedën. Kur bëhet fjalë për ushqim, duhet të pranoni se nuk jeni më të mirët në rajon.…

Read More

”Big Brother Albania Vip 3” të shton edhe ndjekësit në rrjete sociale. Jul Deda, Roza Lati e Romeo Veshaj janë disa nga konkurrentët që kanë fituar ndjekës shumë gjatë kësaj periudhe, ndonëse është vetëm java e parë e këtij formati. Egla Ceno ka shtuar 300 ndjekës nga java e kaluar. Kujtojmë se që në natën e parë të spektaklit, Egla e nisi me një debat të fortë me Jul Dedën. Nga ana tjetër, ky i fundit ka shtuar 2K ndjekës që nga hyrja e tij në “BBV3”. Nga 434K, tani numëron 436K. Moderatori Drini Zeqo vendosi që ta linte garën…

Read More

Policia italiane po punon për të zbardhur motivet e vrasjes së Bledar Dedjas. 39 vjeçari u gjet i vrarë me thikë në një pyll të vogël në Paderno di Pieve të Grappa në Treviso të Italisë. Bledari ishte resident në Asolo dhe u gjet i vrarë mëngjesin e 21 janarit 2024 nga një mik i familjes. Trupi iu gjet i hedhur në një shkurre afër një rrugice të pashtruar me dhe që lidh Via dei Colli me rrugën provinciale 20. Ishte goditur shumë herë me thikë. Disa nga plagët janë shumë të thella e të shkaktuara me majën e thikës.…

Read More

Nga Shkupi para nisjes së takimit me liderët e Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësuesve të BE, SHBA e institucioneve financiare ndërkombëtare, kryeministri Edi Rama dha një mesazh. Ai u shpreh se mundësia e integrimit në një treg të përbashkët Europian, është një mundësi që nuk duhet humbur, ndërsa ka shtuar se liderët ballkanik duhet të lënë pas historinë dhe politikën e të vënë në vend të parë qytetarët. “Duhet të them që ky është një takim shumë i rëndësishëm. Jemi këtu për të bërë bashkë mendimet tona me përfaqësuesit e BE dhe administratën amerikane për një hap të rëndësishëm që duhet…

Read More

Gjyqtarja e Gjykatës së Tiranës, Arnisa Këlliçi thotë se është kërcënuar përmes një letre, KLGJ mbledh këtë të hënë komisionin për mbrojtjen e magjistratëve. Mbledhja është parashikuar që të nisë në orën 10:00. Këlliçi tha dy ditë më parë se letra përmbante të dhëna kërcënuese për të dhe familjen, ndërsa ajo kërkonte mbrojtje të posaçme në KLGJ.

Read More