Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Vrasja e shqiptarit në Itali, u gjet i masakruar në pyll! Një takim i shkuar keq apo një hakmarrje

10:15 / January 22, 20244 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1705913286 bledardedja
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia italiane po punon për të zbardhur motivet e vrasjes së Bledar Dedjas. 39 vjeçari u gjet i vrarë me thikë në një pyll të vogël në Paderno di Pieve të Grappa në Treviso të Italisë. Bledari ishte resident në Asolo dhe u gjet i vrarë mëngjesin e 21 janarit 2024 nga një mik i familjes. Trupi iu gjet i hedhur në një shkurre afër një rrugice të pashtruar me dhe që lidh Via dei Colli me rrugën provinciale 20. Ishte goditur shumë herë me thikë. Disa nga plagët janë shumë të thella e të shkaktuara me majën e thikës. Një nga goditjet I shpoi një mushkëri.

Në krahë, megjithatë, plagët tipike të atyre që përpiqen të pengojnë goditjet. Dedja duket që është përleshur me autorin por fatkeqësisht nuk mjaftoi. U gjet me pantallona të ulura. Autopsia do të vërtetojë nëse ai ka pasur marrëdhënie seksuale. Njëqind metra larg vendit ku u gjet trupi I pajetë ishte makina e tij, një Mercedes i bardhë Class B, i parkuar në anë të shtegut.

Një zonë ideale për t’u takuar, veçanërisht në mbrëmje, larg syve kureshtarë. Një nga pistat që po ekzaminohet nga hetuesit është pikërisht ai i një përplasjeje që përfundoi me gjak. Por nuk mund të përjashtohen hipoteza të tjera, si ajo e lajres së hesapeve. Arma e vrasjes nuk u gjet. Policia po punon për të arrestuar autorin. Është vrasja e tetë në dymbëdhjetë muaj në zonën e Trevisos, e cial është tronditur nga ky krim i rëndë.

Zbulimi

Dedja, kishte shkuar në Itali njëzet vite më pare Ishte i martuar dhe baba i dy fëmijëve. Rezultonte i zhdukur prej pasdites së të shtunës, 20 janar. Hera e fundit kur u pa ishte në restorant-piceri Borso del Grappa, ku punonte si kopshtar dhe pastrues. Pastaj nuk u kthye më. Telefonata e fundit, ishte me kunatën e tij, në orën 16:15: ai sapo kishte mbaruar turnin. Të dielën kishin planifikuar të shkonin për të peshkuar me një shok të tij.

E kishin lënë të takoheshin në 2 të mëngjesit. Ku kishte shkuar në banesë Bledari nuk kishte dalë dhe as nuk I ishte përgjigjur telefonatave apo mesazheve. Edhe bashkëshortja e tij është përpjekur ta telefonojë. Celulari ka qenë I hapur deri në orën 03:00 dhe më pas asnjë sinjal. Në atë moment nisën kërkimet. Mendimi I parë ishte për një aksident të mundshëm, ndaj kontaktuan urgjencën më të afërt, atë në Bassano.

Pas një nate pa gjumë, mëngjesin e djeshëm, familjarët e tij kanë shkuar për të denoncuar zhdukjen e tij në komisariat, duke vijuar ndërkohë kërkimet. Ka qenë miku i tij Marco Barbi ai që ka vënë re makinën e 39-vjeçarit në rrugën e dheut. Ishte ora 9.30. Njëqind metra më tutje, në mes të shkurreve, ishte trupi i Dedjes i mbuluar me gjak.

Nisin hetimet

Policia do të ekzaminojë rrobat dhe makinën për të gjetur ndonjë gjurmë apo AND të autorit. Në vendngjarje u gjetën dhe gjurmë gjaku dhe pikla gjaku tregues se Bledar Dedja mund të jetë përleshur me autorin/ autorët

Ende nuk dihet shumë se çfarë ka ndodhur por nga gjurmët e gjakut lihet të kuptohet për një takim që ka përfunduar në debat dhe më pas në vrasje. Mendohet se viktima mund të kenë mbërritur në vendin e ngjarjes me të njëjtën makinë. Policia po verifikon kontaktet e 39 vjeçarit, tabulatet telefonike si dhe imazhet e telekamerave të instaluara në zonë.

Dedja nuk ishte emër I panjohur për policinë. Njihej për disa precedente të vogla, por familjarët dhe kolegët e tij e përshkruajnë si djalë mjaft punëtor dhe baba i mirë. Hetuesit po përpiqen të zbulojnë orët e fundit të jetës së Bledarit. Çfarë ndodhi dhe me kë u takua? Kjo është ajo që hetuesit po përpiqen të zbulojnë. Ndërkohë që nesër trupi I tij do I nënshtrohet autopsisë.

65ae309d9d5c0e1560430 c2b8 43c3 b341 f18daf8d8ee3

Bledar Dedja
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Në kërkim që prej vitit 2001, arrestohet në Nju-Jork Valentin Ftoni.

19:24 / October 11, 2026

U arrestuan pasi goditën me vezë makinën e Ramës, lirohet Edison Lika dhe Fatjon Rrapaj

12:58 / October 10, 2026

Shpërthim me lëndë plasëse në një banesë në Bathore

09:15 / October 9, 2026

Arrestohet në Rinas ukrainasi i kërkuar për trafik droge, Ambasada e SHBA zbulon detajet

10:28 / October 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.