Author: tirana

Këtë të hënë një sherr mes dy të miturve mund të ishte kthyer në një tragjedi. Mësohet se një 14-vjeçar pas një konflikti për motive të dobëta ka qëlluar me thikë një 17-vjeçar. Ky i fundit është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. 14-vjeçari është shoqëruar në Polici. “Rreth orës 08:40, në fshatin Zenisht, Burrel pas një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se një shtetas i mitur 14 vjeç, ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin E.L, 17-vjeç, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve”, njofton policia.

Read More

Bashkia e Tiranës ka hedhur themelet e një fushate të re të mbjelljeve në lagjet e kryeqytetit. Kjo nismë ka për qëllim të ndikojë pozitivisht në cilësinë e jetës së qytetarëve, duke krijuar hapësira të gjelbëruara dhe duke promovuar mbjelljen e pemëve në mjedisin urban. Njësia 11, rruga e “Kosovarëve”; rruga “Sulejman Delvina” dhe ajo “Liman Kaba” janë disaa pfej rrugëve ku ky aksion është shtrirë. Ky projekt i ri i Bashkisë do të përfshijë zonat e ndryshme të qytetit dhe do të fokusohet në mbjelljen e pemëve që kanë vlera mjedisore dhe estetike. Bashkë me këtë, do të organizohen…

Read More

Klodian Duro e quan ironi deklaratën ”kur kam rrahur gruan, juve…”, gjë e cila e çoi në përjashtimin nga shtëpia e ”Big Brother Albania Vip 3”. Ish-futbollisti shënjestroi Roza Latin, që sipas tij i ka përmendur vazhdimisht në shtëpi gjyqin e zhvilluar ndaj tij për përndjekje. “Kjo ishte edhe ironia. Edhe njëherë, i kërkoj ndjesë të gjithëve, sepse sado pak, nuk mund të bëhet ironi me dhunën. Unë kam përsëritur fjalët e Rozës. Që ku banorët panë klipin tim, ajo ka thënë po hyn ky që ka rrahur gruan. Kjo ishte e tepërt, ma thanë banorët e tjerë. Është e…

Read More

Reshjet e shiut dhe borës kanë pushuar në të gjithë vendin ditën e sotme. Autoriteti Rrugor Shqiptar informon se gjatë natës është punuar me shpërndarjen e kripës për të evituar ngricat pasi temperaturat kanë qenë të ulëta. Gjithashtu Qarkullimi kryhet pa probleme në të gjitha akset nacionale.

Read More

Mëngjesin e kësaj të hënëe, një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Çarçovë në Përmet. Një masiv shkëmbor ka rrëshqitur nga mali dhe ka rënë mbi një banesë, duke bllokuar një 25-vjeçar. Dhimitër Vangjeli ka qenë i shtrirë në krevat, kur shkëmbi ka rënë mbi banesën e tij dhe i ka zënë këmbët. Ai ka mbetur i bllokuar dhe kanë qenë forcat efektive dhe zjarrfikësit që kanë bërë të mundur nxjerrjen e ti. I riu është dërguar me urgjencë në spital, ndërsa ende nuk dihet gjendja e tij shëndetësore.

Read More

Një nga kandidatët republikanë që konsiderohej si fitues potencial përballë Donald Trump në zgjedhjet presidenciale, Ron DeSantis la në mes garën brenda partisë. 45-vjeçari e dha njoftimin në median sociale X, ku postoi edhe një video mbështetëse ndaj Trump. Ron DeSantis ishte parë një pretendent kryesor për emërimin e Partisë Republikane për zgjedhjet e vitit 2024 dhe pasues i natyrshëm i zotit Trump, falë stilit të tij luftarak dhe pikëpamjeve thellësisht konservatore. Në fillim të vitit 2023, ai kryesoi në disa sondazhe ndaj ish-presidentit Trump. Por mbështetja ndaj guvernatorit të Floridës ka rënë prej disa muajsh, për shkak të një…

Read More

Në Fushë-Arrëz moti vijon që të jetë me borë, por vijon puna për zhbllokimin e segmentit rrugor të Iballës. Gjatë natës në rrugë punuan mjete të emergjencave, një borëpastruese e Bashkisë dhe një fadromë e ofruar nga një subjekt privat. Në Qafën e Sharrit reshjet e borës janë mbi 1.5 m. Gjatë mbrëmjes mbërritën ushqime për familjet ne vështirësi nga emergjencat civile

Read More

Kryeministri Edi Rama prej mbërmjes të së dielës ndodhet në Shkup, aty ku sot (22 janar) pritet të mbahet takimi i liderve të Ballkanit Perëndimor me zyrtarë të BE-së në kuadër të planit për rritje ekonomike te rajonit. Samiti rajonal për planin e rritjes ekonomike të Ballkanit Perëndimor, i organizuar nga Komisioni Evropian sot në orën 09:00 dhe pas takimit të liderëve, dhe samiti do të mbyllet me një konferencë të përbashkët shtypi. Në takim do të marrin pjesë: Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti Srgjan Amixhiç, ministër aktual i Financave dhe Thesarit në Këshillin e…

Read More

Përveç debateve, në shtëpinë e ”Big Brother Albania Vip 3” ka edhe dashuri. Ilnisa Agolli ndihet e kënaqur me praninë e Meriton Mjekiqit në shtëpinë e “Big Brother VIP”. Dyshja janë shfaqur të afërt gjatë ditëve të fundit, ndërsa mbrëmjen e kaluar moderatorja përqafoi këngëtarin. “Çfarë do të bëja unë në këtë shtëpi pa ty, nuk e di”, iu drejtua ajo Meritonin. Edhe disa mbrëmje të tjera, banorët kanë qëndruar në krahët e njëri-tjetrin, duke kaluar kohën me biseda dhe komplimente. View this post on Instagram A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)

Read More

Mëngjesin e kësaj të hëne kryeministri Edi Rama e ka nisur me pamje nga Parku Tushemisht-Drilon, ku shkruan se rikualifikimi i të cilit përfundon brenda këtij viti për të ofruar një tjetër pol të jashtëzakonshëm ekoturistik. ”MIRËMËNGJES dhe me pamjet nga Parku Tushemisht-Drilon, rikualifikimi i të cilit përfundon brenda këtij viti për të ofruar një tjetër pol të jashtëzakonshëm ekoturistik, i cili ngjan edhe më fantastik mbuluar nga dëbora e këtyre ditëve, ju uroj një javë të mbarë”,-shkruan Rama.

Read More

Sherret në shtëpinë e ”Big Brother Albania Vip 3” nuk kanë të sosur. Refuzimi i Sara Gjordenit për të bërë punët e shtëpisë nervozoi banorët e tjerë. Modelja u shpreh se nuk bën punë përsa kohë lider është Ilnisa Agolli, sjellja e së cilës nuk i pëlqen. Disa konkurrentët e kundërshtuan, duke i kujtuar se punët e shtëpisë janë prioritet. Sara: Ky është faji i liderit, një ditë në banjo, një ditë në kuzhinë. Ilnisa: Janë tri goca që ndryshohen. Edhe Roza nuk do të jetë në dhomë sot. Sara: Një ditë më thua ke kuzhinën, një ditë më thua…

Read More