Author: tirana

Përpjekje diplomatike janë duke u zhvilluar nga SHBA, Katari dhe Egjipti për të bindur Izraelin dhe Hamasin të bien dakord për një propozim të ri dhe është e mundur që në ditët në vijim të ketë një raund të ri negociatash në Kajro. Kjo është raportuar nga Wall Street Journal, sipas së cilës shtetet ndërmjetësuese kanë propozuar një plan 90-ditor që fillon me një armëpushimi, lirimin e të gjithë pengjeve izraelite në këmbim të qindra të burgosurve palestinezë në Izrael dhe një tërheqje të ngadaltë e forcave izraelite nga Gaza. Kjo fazë e parë përfshin gjithashtu fundin e mbikëqyrjes me dron…

Read More

Ish-guvernatorja e Karolinës së Jugut, Nikki Haley dhe ish-Presidenti Donald Trump do të paraqesin argumentet e tyre përmbyllëse në New Hampshire të dielën, para zgjedhjeve paraprake të partisë republikane në këtë shtet të martën. Ish-ambasadores amerikane në OKB Nikki Haley nuk i ka mbetur shumë kohë për të ngushtuar diferencën ndaj kryesuesit të garës republikane, fitorja e thellë e të cilit në Ajova, nënvizoi pozitën e tij mbizotëruese në zgjedhjet paraprake të republikanëve. Nëse zonja Haley nuk arrin të sigurojë një fitore në New Hampshire të martën, shanset e saj për marrjen e emërimit të partisë republikane si kandidate e…

Read More

Liverpool vijon me rezultatet e mira në kampionat, teksa sot triumfoi 0-4 ndaj Bournemouth, duke marrë pikët e radhës.The Reds nuk realizuan dot gol në pjesën e parë, pavarësisht dominimit në mbajtjen e topit. Pjesa e dytë filloi në mënyrë perfekte për të besuarit e Klopp, që prishën ekuilibrat e takimit me Nunez. Mysafirët shtruan rrugën drejt fitores me Diego Jotan, 20 minuta përpara vërshëllimës përfundimtare të arbitrit. Jota kishte ende për të thënë për këtë takim, pasi kompletoi dopietën pak më vonë. Sulmuesi nga Uruguaji Darëin Nunez “tundi rrjetën” përsëri në shtesë, për të çuar shifrat në 0-4. Liverpool…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Shkup, aty ku të nesërmen (22 janar) pritet të mbahet takimi i liderve të Ballkanit Perëndimor me zyrtarë të BE-së në kuadër të planit për rritje ekonomike te rajonit. Rama ka publikuar një foto me ndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit James O’Brien, i cili gjithashtu është i pranishëm në darkën që do të mbahet mbrëmjen e sotme mes liderve të Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësuesve të BE e SHBA. “Shkup – Me Ndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit, James O’Brien, në vigjilje të darkës së punës mes liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësuesve të lartë të…

Read More

Edhe këtë mbrëmje, ish-kryeministri Sali Berisha, ka komunikuar nga ballkoni i banesës së tij me mmështetësit e tij, të mbledhur në rrugën Mustafa Matohiti. Ai ka hedhur akuza ndaj kreut të PD-së, Lulzim Basha, se po punon për mandatin e Ramës. Berisha tha se pozicioni i Lulzim Bashës është më i turpshmi në historinë e pluralizmit. “Sot është e qartë se cili është pozicioni i pengbashës. Më i turpshmi në historinë 32-vjecare të pluralizmit. Me 10 vota beson se mashtron shqiptarët, se po punon për ata, ndërkohë ai punon vetëm për mandatin e Edi Ramës dhe të qeverisjes së bashku…

Read More

Prej disa javësh Polonia është përfshirë nga një krizë politike dhe protesta, që pasuan veprimet e shpejta të qeverisë së re për të përmbysur disa vendime të qeverisë së mëparshme të krahut të djathtë, të udhëhequr nga Partia Ligj dhe Drejtësi në tetë vitet e fundit. Mbështetësit e partisë së djathtë Ligj dhe Drejtësi kanë shprehur pakënaqësinë e tyre lidhur me veprimet e qeverisë së re. Polonia është shndërruar në një shesh beteje politike pasi qeveria e re veproi me shpejtësi për të përmbysur vendimet e qeverisë së mëparshme, që udhëhiqej nga Partia djathtiste Ligj dhe Drejtësi. Qeveria e re…

Read More

E ftuar këtë të diel në “Mos i bjer me Top”, në “E diell”, Efi Dhedhes ka ndarë me publikun disa prej të rejave të saj të fundit. Që nga dalja e saj nga “Big Brother VIP 2”, Efi është marrë më shumë me biznesin e saj, të cilin pritet ta hapë së shpejti. Ajo tha se këtë vit ka vendosur ta vërë në shërbim të vetes dhe deri tani këtë ka nisur të bëjë. E pyetur për lajmet e ditëve të fundit, ato për lidhjen e dashurisë, si edhe ato për shtatzënisë, Efi këtë herë vendosi të tregojë të…

Read More

Ish-futbollisti i Kombëtares, Klodian Duro, ka reaguar për herë të parë pas përjashtimit nga “Big Brother Vip” mesditën e sotme, për shkak se e konsideroi si akt “krenarie” dhunën ndaj ish-bashkëshortes së tij, duke kërcënuar në të njëjtën mënyrë edhe banorët e tjerë të BBV. Në një postim në rrjetet sociale, Klodian Duro pranon se deklarata ishte e gabuar dhe që i kishte lënë vend keqinterpretimit, teksa pretendon se e kishte nisur si ironi. Gjithashtu, ai i kërkon ndjesë publikut dhe i uron suksese banorëve. “Une, Klodian Duro, ju njoftoj qe rrugetimi im ne Big Brother VIP eshte nderprere sot.…

Read More

Një shqiptar 39-vjeçar është gjetur i pajetë në pyllin e Padernos, një fshat në Pieve del Grappa të Italisë, mëngjesin e sotëm rreth orës 09:30. 39-vjeçari shqiptar i identifikuar si Bledar Dedja u gjet nga një i afërm i tij, pasi një kohe të gjatë mungesë për familjarët. Trupi i pajetë u gjet jashtë makinës së tij, një “Mercedes B Class”. Sipas mediave italiane, në trup kishte plagë të thella me thikë ku disa ishin në duar, shenjë e përpjekjes për t’u mbrojtur nga sulmi fatal. Viktima është parë për herë të fundit në Abacinë e Lashtë të Borso del Grappa, vendi…

Read More

Presidenti amerikan, Joe Biden, e ka përmendur Ballkanin dhe rrezikun që i kanoset në rast se Shtetet e Bashkuara nuk vazhdojnë të dërgojnë ndihmë për Ukrainën, e cila po përballet me pushtimin rus, prej shkurtit të vitit 2022. Duke folur pas një konference me kryetarë të shteteve amerikane, më 19 janar, Biden e ka përmendur pozitën e fuqishme të Shteteve të Bashkuara në botë, dhe për sfidat me të cilat po përballen vendet tjera. “Nëse ne ndalemi, dhe Rusia vazhdon të luftojë dhe mposhtet Ukraina, çfarë mendoni se do të ndodhë me vendet e Ballkanit? Çfarë do të ndodhë me…

Read More

Rusia e ka tejkaluar Arabinë Saudite vitin e kaluar, duke u bërë furnizuesja më e madhe me naftë e Kinës, ka raportuar agjencia e lajmeve Reuters, duke cituar të dhënat kineze për import. Rusia besohet se ka dërguar sasi të barasvlefshme me 2.1 milionë fuçi naftë në ditë. Arabia Saudite, furnizuesja kryesore e Kinës për naftë, ka dërguar 86 milionë tonë, 2 për qind rënie në krahasim me vitin paraprak.Kina është importuesja më e madhe e naftës në botë, duke i tejkaluar edhe Shtetet e Bashkuara më 2017. Sanksionet e Perëndimit të vendosura ndaj Rusisë, për luftën e nisur në…

Read More