Bayern Munich pësoi humbjen e dytë sezonale. Në shtëpi, djemtë e Thomas Tuchel u mposhtën 0-1 nga Werder Bremen. Kështu Leverkusen qëndron në distancë duke mbajtur kreun e renditjes. Pjesa e parë e ndeshjes që vlente për javën e 18-të në Bundesligë u mbyll pa gola, kjo edhe pas anullimit të realizmit të miqve me Njinmah për pozicion jashtë loje. Duhej një e mjatë e Weiser në të 59 minutë që dueli të zhbllokohej. Bayern Munich u duk i pafuqishëm për të barazuar, paçka se rastet nuk munguan. Me 41 pikë, bavarezët qëndrojnë në pozitën e dytë, shtatë pikë pas…
Author: tirana
Lulzim Fejzullahu, 18-vjeçar nga Podujeva, gjashtë ditë më parë u godit me makinë nga persona të dyshuar të cilët më pas e rrahën për vdekje me shufra metalike. Fejzullahu u dërgua për trajtim në Spital, pasi mori lëndime të rënda nga dy persona të dyshuar. Si pasojë e plagëve të marra Lulzimi 18 vjeçar ndërroi jetë të shtunën në QKUK. Në lidhje më këtë ngjarje zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, deklaroi për Indeksonline se rasti po hetohej si “Vrasje në tentativë”, përkitazi me ngjarjen që kishte ndodhur ditën e 14 janarit në rrugën “Drenica” në Podujevë.…
Reformat e taksave dhe shpenzimeve janë të nevojshme në vendin ku borxhi publik është 140% e prodhimit të brendshëm bruto, thuhet në një raport të ri nga OECD. ‘Shtrëngimi i rripit’ është një nga masat kryesore për të mbështetur rritjen afatgjatë në Itali, deklaroi Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD) në Anketën e tyre Ekonomike të Italisë që hedh një vështrim nga afër të perspektivave të vendit. Raporti pranon se ekonomia e Italisë i ka tejkaluar me sukses krizat e fundit, por paralajmëron se tani po ngadalësohet mes shtrëngimit të kushteve financiare. Për të siguruar rritje të fortë dhe…
Tre turistë nga Kosova janë shpëtuar falë ndërhyrjes së policisë pasi u bllokuan në bjeshkët e Doberdollit për shkak të dëborës, teksa udhëtonin me motorë dëbore. Blutë bëjnë me dije se Emergjencat Civile të Kosovës kishin lajmëruar autoritetet e Shqipërisë ditën e sotme rreth orës 11:00 se 3 turistë nga Kosova, të cilët duke eksploruar alpet e Valbonës, me motorë bore, kishin mbetur të bllokuar, për shkak të terrenit të thepisur dhe me dëborë. Policia sqaron se pas disa orësh kërkime në vendin e quajtur “Ura Pojanes”, u lokalizua turisti që kishte mbetur i bllokuar, pasi 2 turistët e tjerë…
Ledjona gjatë javës së kaluar ka folur për marrëdhënien me ish-bashkëshortin e saj dhe se çfarë marrëdhënie ka ai me vajzën. Ajo i ka treguar Romeos që marrëdhënia e saj me ish-bashkëshortin është shumë e mirë. Ajo ruan marrëdhënie të mira me të për arsye se janë të dy prindërit e vajzës së tyre edhe nuk dëshiron që ajo të rritet me frymë të keqe për të atin. Por pas kësaj deklarate të Ledjonës, ish-bashkëshorti i saj ka reagur për këtë situatë dhe është shprehur që marrëdhënia e tyre nuk është e mirë e madje ai pretendon se nuk e…
Rritja e numrit të fluturimeve me kosto të ulët dhe opsionet e akomodimit kanë hapur gamën e mundësive për udhëtarët që kërkojnë të zbulojnë destinacione më autentike dhe më pak të mbushura me vizitorë, shkruan Vicky Vilches në një artikull të botuar në të përditshmen spanjolle “El Debate”. Në një vit që premton të thyejë të gjitha rekordet për nga numri i udhëtarëve, tregues të ndryshëm të sektorit të turizmit në nivel global, konfirmojne se vendet e të ashtuquajturës Evropa Lindore janë destinacionet më në trend, veçanërisht për udhëtarët spanjollë, për shkak të afërsisë gjeografike. Avantazhi i tyre është se në…
I themeluar më 1347, Universiteti “Charles” është më i vjetri dhe më i madhi në Republikën Çeke, dhe një prej institucioneve edukative më të vjetra në Evropë. Saktësisht një muaj pas të shtënave vdekjeprurëse në Universitetin “Charles” në Pragë, ky institucion është rihapur pjesërisht të dielën për studentët, profesorët dhe personat tjerë të interesuar. Gazetarëve dhe fotografëve u është kërkuar që të mos marrin pjesë në hapje. Dega e Arteve në këtë universitet çek është tronditur më 21 dhjetor 2021, kur një student ka nisur të shtëna masive me armë zjarri, duke vrarë 14 persona dhe duke plagosur shumë të…
25 persona u vranë dhe 20 u plagosën pasi forcat ukrainase bombarduan qytetin e kontrolluar nga Rusia të Donetskut në Ukrainën lindore, tha të dielën Denis Pushilin, kreu i rajonit të Donetskut, i emëruar nga Rusia. Sipas kryebashkiakut të Donteskut të emëruar nga Rusia, Alexei Kulemzin, forcat ukrainase bombarduan një zonë shumë të frekuentuar, me dyqante dhe një treg mallrash. Kreu i rajonit tha se qyteti ishte goditur nga artileria ukrainase. Ukraina nuk ka komentuar për ngjarjen. Fotot dhe videot që agjencia Reuters kishte bërë në vendngjarje treguan njerëz që qanin, disa që thanë se kishin humbur të afërmit e…
Një 49-vjeçar është arrestuar nga policia pasi ishte shpallur në kërkim nga drejtësia për kultivim të bimëve narkotike dhe armëmbajte pa leje. 49-vjeçari i identifikuar si Kastriot Gega, ishte dënuar me 5 vjet burg. Kapja e tij u bë falë bashkëpunimit të Komisariatit të Policisë Pukë, dhe Komisariatit të Policisë Lezhë. “Në zbatim të planit të masave të hatuar në kuadër të megaoperacionit mbarëkombëtar “Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve në kërkim dhe goditjen e veprimtarive të ndryshme kriminale, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të…
Në bujqësinë virtuale, atë të rrjeteve sociale si në këtë postim më poshtë, çdo gjë duket se ka shkuar mirë gjatë vitit të shkuar. Por në atë reale, as falënderimi i “njerëzve punëtorë”, shoqëruar me 7.7 për qind rritje të eksporteve, nuk e bëjnë dot sektorin me të cilin punon e jeton gjysma e popullsisë të ngjajë e bukur. Nuk e lejojnë vetë të dhënat zyrtare. Nëse eksportet e produkteve bujqësore gjatë 2022-shit kapën vlerën e 55.1 miliardë lekë dhe gjatë vitit të shkuar 55.7 miliardë lekë, zgjerimi është më pak se 1.1 për qind dhe jo 7.7 për qind…
Një 40-vjeçar është arrestuar nga policia e Peqinit pasi dhunoi bashkëshorten e pajisur me udhër mbrojtje, si dhe nënën e kësaj të fundit. 40-vjeçari i identifikuar me inicialet F.B. u arrestua në flagrancë nga blutë pas njoftimit të marrë. Gjatë kontrollit fizik burrit i është gjetur një thikë, i cila i është sekuestruar.“Si rezultat i veprimeve të shpejta policore, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit F. B., 40 vjeç, banues në Peqin, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, e cila është e pajisur me urdhër mbrojtjeje, dhe ndaj nënës së saj, në banesën ku jetonin…
Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka përkujtuar mëngjesin e kësaj të diele katër Dëshmorët e Atdheut të “21 janarit”. Përmes një postimi në rrjete sociale, Veliaj shkruan: “Përkujtojmë sot katër Dëshmorët e Atdheut të 21 janarit. Kujtojmë për të mos harruar”. Më 21 janar 2011, u vranë 4 protestues Aleks Nika, Ziver Veizi, Hekuran Deda dhe Faik Myrta para godinës së kryeministrisë së drejtuar atëherë nga Sali Berisha.