Drini Zeqo ishte banori i parë që hapi dyert e “Big Brother VIP 3” dhe për arsye familjare, po i pari që la shtëpinë. I pyetur këtë të dielë në “Big Brother Fan Club”, nëse e mendon mundësinë e rikthimit në “reality show”, gazetari u përgjigj: “Nuk i dihet asnjëherë”. “Nuk i dihet asnjëherë. Unë them vetëm se nuk i dihet jetës dhe Vëllai i Madh ka forma të mistershme si i lëviz duart. Në një javë kanë ndodhur kaq shumë gjëra s anuk është çudi që në 3 muaj apo më shumë të ndodhin çudira të tjera”.
Author: tirana
Bashkëkryetari i Komisionit të Reformës Zgjedhore, Enkelejd Alibeaj thotë se mazhoranca është e prirur të bëjë ndryshime ligjore për ligjin elektoral, vetëm në interes të saj. Komentet Alibeaj i bëri në Euronews Albania, ku tha se ai përfaqëson vetëm PD në Komision, por shtoi se është pro përfaqësimit edhe të rrymave të tjera opozitare. “Komisioni i Reformës Zgjedhore është i prirur mesa duket që të bëjë ndryshime ligjore vetëm në interes të mazhorancës, dhe jo si një marrëveshje politike konsensuale më të gjithë spektrin politik. Edhe një pjesë e opozitës, e përfaqësuar plotësisht në Komision, me veprimet e veta i…
Më shumë se 300 mijë njerëz sfiduan motin e acartë në Gjermani duke protestuar kundër partisë së krahut të djathtë Alternativa për Gjermaninë si dhe ekstremistëve të krahut të djathtë. Detajet e takim sekret të ekstremistëve të krahut të djathtë dhe partisë së ekstremit të djathtë Alternativa për Gjermaninë për të deportuar miliona emigrantë dhe minoritete kanë çuar në një rritje të marshimeve pro-demokracisë dhe protestave në qytete në të gjithë vendin. Protestuesit u mblodhën në Hamburg, Frankfurt, Hanover, Kassel, Dortmund, Wuppertal, Karlsruhe, Nuremberg, Erfurt dhe qytete dhe qyteza të tjera gjermane, me disa pankarta të cilat mbanin slogane “Fashizmi…
Një tjetër rast shokues i abuzimit me të mitur është zbuluar në Greqi. Një 56-vjeçar shqiptar nga Saranda është arrestuar në Athinë për përdhunimin e një vajze të mitur. Shqiptari identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur, ka abuzuar seksualisht me një vajzë 15-vjeçare që kur ajo ka qenë 8 vjeç. Mediat greke shkruajnë se shqiptari kishte përfituar nga njohja dhe shoqëria që kishte me mamanë e vajzës, dhe i shkruante vazhdimisht nëpër aplikacione online, duke i kërkuar foto me përmbajtje seksuale. Ai u arrestua mëngjesin e së shtunës në Athinë me urdhër të Prokurorisë, ndërsa në banesën…
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Peqin, menjëherë pas marrjes së njoftimit për një rast dhune në familje, në lagjen “Xhami”, kanë organizuar punën dhe kanë shkuar në adresën e dhënë, me qëllim kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë ligjore të autorit të këtij rasti. Si rezultat i veprimeve të shpejta policore, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit F. B., 40 vjeç, banues në Peqin, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, e cila është e pajisur me urdhër mbrojtjeje, dhe ndaj nënës së saj, në banesën ku jetonin këto dy shtetase. Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e…
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu e shoqëruar edhe nga ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro ka vizituar ambientet e transformuara të Qendrës Shëndetësore Libohovë në të cilët rreth 4500 banorë të saj marrin shërbime cilësore dhe në kohë pranë vendbanimit. Koçiu theksoi se kjo qendër tashmë me kushte bashkëkohore u vjen në ndihmë të gjithë banorëve për shërbimet që ofrohen që nga kontrolli bazë falas mjekësor si dhe vaksinimi falas kundër gripit dhe HPV-së. Ministrja Koçiu shprehet se stafi i mjekëve dhe infermierëve u janë përgjigjur edhe fluksit të virozave të dimrit me një mbulesë të…
Egla dhe Juli janë përfshirë në një debat të ashpër pas mbrëmjes së spektaklit. Ata i janë rikthyer temës së debatet të mëparshëm, ndërrimi i banorëve në dhomën e gjumit, një të cilën Egla nuk e pranon. Egla: Unë të dua fort o Jul, por ti qenke vërtet idiot. Unë të kam toleruar siç nuk toleroj rob rrotull. Unë nuk jam gastori pallatit, batutat bëji me shokët e tu, mua nuk më ke shoqe. Mesa duket me ty s’funksionon inteligjenca. Juli: E paedukatë. Egla: Shko hiq brekët tek dhoma. Me brekt e tua më vjen këtu, shko hiqja gruas tate!…
Kandidatja republikane presidenciale Nikki Haley vuri në pikëpyetje aftësinë mendore të Donald Trump, pasi u duk se e ngatërroi atë me ish-kryetaren e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, kur fliste për sulmin e 6 janarit 2021 në Kapitolin e SHBA. “Mbrëmë, Trump është në një tubim dhe ai vazhdon dhe më përmend disa herë se pse nuk mora siguri gjatë trazirave të Kapitolit. Pse nuk e përballova më mirë 6 janarin. Unë nuk isha as në DC më 6 janar. Nuk isha në detyrë atëherë”, tha Haley. “Ata thonë se ai u hutua. Se ai po fliste për diçka tjetër.…
Qarkullimi vijon normalisht në Theth për të gjithë ata që kanë zgjedhur të kalojnë fundjavën atje. ARRSH apelon që drejtuesit e mjeteve të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtojnë për në segmentet me prezencë dëbore, të ulin shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore. “Rruga është e pastruar, qarkullimi vazhdon normalisht, po punohet me zgjerimin e pjesës kaluese. Temperatura -1°C. Drejtuesit e mjeteve të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtojnë për në segmentet me prezencë dëbore, të ulin shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore”, thekson ARRSH.
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi thotë se situata paraqitet me qetë pas reshjeve të dendura të borës një natë më parë. Peleshi shkruan se për shkak të ngricave mbetet problematike akse rrugore në Shkodër, Kukës, Dibër e Mirditë, ndërsa në Korçë rrugët janë të kalueshme me zinxhirë. “Situata e krijuar nga moti, sot paraqitet më e qetë, pas ndërprerjes së reshjeve të shiut e borës dhe punës së pandërprerë të ekipeve në terren. Për shkak të temperaturave disa gradë nën zero, problematike mbeten ngricat në disa akse rrugore në zonat e Shkodrës, Kukësit, Dibrës e Mirditës. Ndërsa në Korçë akset…
Xhaxhai i Aleks Nikës, Mark Nika gjatë homazheve për 21 Janarin tha se provat janë prishur, por familjarët janë ende me sytë nga drejtësia që fajtorët të dënohen. “Vrasja e Aleksit dhe tre protestuesve të tjerë u zbardh para kamerave. Të katërt u vranë në bulevard, një urdhër nga lart mund të çonte në vrasjen e protestuesve. Ky është një krim shtetëror që është thyer. U prishën provat. Nga ky vit kemi shpresë dhe besim se 21 Janari do flasë në gjuhën e së vërtetës, ligjit dhe drejtësisë. Vendimi i Gjykatës së Strasburgut është i detyrueshëm për t’u zbatuar. Topi…
Vetëm dy klube të Premier Ligës janë përfshirë në renditjen e “top 10”, si skuadrat më të çmuara në Europë. Sipas “Football Benchmark”, Manchester City kryeson klasifikimin, duke u krenuar me një rritje prej nëntë për qind. Kampionët e Anglisë dhe Evropës lënë pas disa skuadra të mëdha, duke përfshirë PSG-në dhe Realin e Madridit, ekipe të cilat renditen respektivisht në vendin e dytë dhe të tretë. Skuadra e PSG-së vlerësohet me 1.1 miliard, ndërsa edhe Reali i Madridit e kalon vlerën e 1 miliard eurove. Më pas në renditje vijnë Bajerni i Mynihut dhe Barcelona, dy klube që në…